MoFa - Perqark botes ne 50 rrjeshta

Day 2,151, 14:02 Published in Albania Albania by Al Punk

Pershendetje vellezer,
Ky eshte nje tjeter artikull i MoFa per t'ju percjelle disa nga informacionet e fundit.

1. Beteja te pashpresa gjithandej.
Pak kush mund te arsyetoje se eRepublik ka qene ndonje me kot se ne keto dite. Sic e dini TWO po perpiqet qe jo vetem te dominoje, por te mbledhe te gjitha shtetet, te medha e te vogla ne pasigurine e saj.
Si rrjedhim vendet qe jane ne kampin tjeter te TWO jane gjithmone e me pak dhe gjithmone e me te dobeta ne perplasjet ushtarake. Kjo ka sjelle luftera te pashpresa dhe uljen e deshires per te luajtur nder shume lojtare.
Betejat kryesore jane zhvendosur nje skaj te larget te Oqeanise ku Zelanda e Re po perballet me Kilin dhe Indonezia me Australine.
eUSA po lejon te zhduket nga harta nen presionin e Polonise dhe nga ana tjeter, Serbia liroi Maqedonine Lindore per t'ia kaluar Greqise. Nga ana strategjike, ne rast RWsh, Serbia do kete te beje me nje shtet me pak dhe levizja i jep mundesi me te medha per t'u perqendruar diku tjeter.

2. E mbani mend Indine?!
India mund te ishte nje nder shtetet me te vogla ne loje por kesaj rradhe po shfrytezohet nga TWO ne fushaten e saj ndaj bastionit te fundit kundershtar.
Filloi me disa MPP te Indise me shtete te TWO, por nga informacionet e fundit kemi marre vesh qe TWO ka ftuar Indine te jete pjese e plote e aleances.
Kjo do te krijoje probleme te medha per Shqiperine per te ardhmen, por fatmiresisht kjo eshte loje dhe jo realitet 🙂
Per cdo rast mos harroni qe territoret tona ne Indi jane prioritet absolut!

3. Miqte me te afert ose "Rradha jone te ndihmojme"
Airstrike?! Kane kaluar ca kohe.
Kush ishte aktiv ato kohe, e di qe shikonim shikonim cdo cast se sa ishte rritur niveli i Energjise ne AS.
Sic permenda me siper miqte tane ne loje po ngelen gjithmone e me pak dhe nje prej ketyre miqve vuan nga i njejti pushtues si ne. Behet fjale per Bosnjen dhe nevojen e tyre per te pasur kongres.
Niveli i energjise qe duhet mbledhur eshte shume i larte dhe pa ndihmen e aleateve eshte e veshtire qe te arrihet. Cdo ndihme sado e vogel do i ndihmonte shume keshtuqe kujtoni ndihmen e madhe qe na dhane aleatet dhe dhuroni dicka. Cdokush sipas mundesive per t'i ndihmuar sadopak dhe per te forcuar lidhjet.
http://www.erepublik.com/en/country/military/Bosnia-Herzegovina



Po ndonje informacion nga diplomacia?!

1. MPP!? ose "Ku do i cojme paret kete term?"
Te nenshkruajme nje MPP me nje shtet tjeter kushton 10000cc. Cmimi eshte shume i larte kur mendohet riperdorimi i ketij leku per investime ne fabrike apo per investime ne beteja prioritare.
Muaji qe kaloi ishte nje testim nese nje numer i larte MPP do na jepnin ndihmese. Rezultoi qe nuk kishte ndonje dallim te madh, ndoshta dhe per shkak dhe te shteteve te vogla me te cilat kishim MPP, prandaj kete term do perpiqemi te reduktojme numrin e MPPve (eshte diskutuar per te mos rinovuar 5, dhe shtuar nje shtet te ri).
Do ruajme MPP me shtetet e forta, aleatet e ngushte dhe sipas strategjise do anullojme MPP qe nuk sjellin ndikim ne beteja. Mos-pasje e nje MPP nuk do te thote qe nuk ndihmojme e respektojme shume shtete, thjesht qe duam te investojme ne rritjen e shtetit tone dhe jo ne castin!

2. Kush do te behet ambasador?
Perzgjedhja e emrave per ambasador vazhdon por kemi akoma shume hapesira per te pranuar ambasadore te rinj. Pozicioni i Ambasadorit eshte nje nder dhe ndihmese per komunitetin dhe per qeverine aktuale. Linku i artikullit te njoftimit eshte ketu, keni akoma 24 ore per te aplikuar

3. Lumi fle, Presidenti nuk fle
Ne castin e marrjes se Qeverise se re, ne kuader te diplomacise dhe marredhenieve me jashte Kthetra Alb ka marre kontakte me disa President dhe Ministra te Jashtem. Eshte diskutuar per bashkepunime te reja qe do largonin disa shtete nga TWO dhe pergjigja nga disa president ka qene e kenaqshme. Per castin Shqiperia do vazhdoje te jete Neutrale ne pritje te zhvillimeve te metejshme (qe fatkeqesisht nuk do ndodhin kete term).
Falenderoj CP per punen e mrekullueshme qe ka bere.

4. November Rain
Shumekush e di per cfare behet fjale e shume kush jo. Nentori po vjen dhe duhet te pergatitemi per fortunen qe do shkaktojme. Punoni me mend, ruani energjine, koordinohuni me qeverine dhe me MUte. Te gjitha MUte punojne per Shqiperine keshtuqe nuk ka rendesi ku jeni, rendesi ka qe te kemi qellime te qarta per te korrur rezultatet qe duam.

5. E fundit ose "Po arrijne Titanet!"
Po te keni arrit te lexoni deri ketu duhet t'ju pergezoj per durimin 🙂
Kemi 2 vellezer qe po drejtohen drejt titullit Titan me hapa te shpejte.
Tanku absolut me i mire ne Shqiperi, maxXxy666 do vetem 60M Dem qe te kaloje cakun. Pas tij po afrohet dhe Kabesos qe eshte praktikisht zjarr keto kohe dhe lojtari qe po mbledh me shume pike keto kohe.

Gjeni kohen dhe u dergoni nje urim 🙂

6. Zhvillime te tjera!?
Ka teper dinamike keto dite ne politiken Shqiptare, qofte e brendshme apo e jashtme. Gjeni kohe te lexoni me shume tek ky artikull: aQeveria e Unitetit ka nisur punen me ritme te larta


Ekipi MoFA Tetor 2013