Misionet - kerkesat dhe shperblimet

Day 1,529, 14:24 Published in Albania Ireland by VisarJ
Themeli i një shteti, është edukimi i të rinjëve. EduAlbania është një iniciative private që ka për qëllim të jetë forcë komplementare (lexo: jo e konkurueshme) me Ministrinë e Arsimit të eShqiperisë për të njoftuar lojtarët e rinj me disa nga rregullat dhe trikat e lojës. Si kongresmen i mandatit të Shkurtit për eShqiperi kam vendosur se në këtë revistë të publikoj njoftime, udhëzime, këshilla, dhe sygjerime rreth lojës me qëllim që të zhvillohemi individualisht dhe kolektivisht si eShoqëri.

Në këtë artikull të parë, pasiqë përfundova të gjitha misionet që kisha deri më tani, vendosa që t’i publikoj në gjuhë shqipe shumicën e misioneve që do të ju shfaqen në këtë lojë. Në këtë arikull do të gjeni se cfarë kërkohet për të përfunduar misionin dhe cilat do të jenë shpërblimet pas përfundimit të tij.

Përpos këtyre misioneve të publikuara, juve mund të ju shfaqen edhe misione tjera festive, te sezonës, etc. (p.sh. misionet e vitit te ri, etj), dhe ju lus që të ndiheni të lire të më shkurni edhe ne mesazhe me pyetje, apo edhe në komente në këtë artikull.

Nëse ju pëlqen artikulli, votoni për të (vote!). Ju sygjeroj edhe të antarësoheni në këtë revistë për shumë arikuj tjerë ndihmues (Subscribe).


Misioni 1: Fabrika e Ushqimit
Koha për të filluar prodhimin! Për të qenë të shëndetshëm, e gjitha ka të bëjë me cilësinë e ushqimit të duhur dhe tani ju mund të prodhoni ushqimin tuaj.

Kërkesat
-Punoni në një fabrikë ushqimore (Kliko mbi një Fabrikë të Ushqimit për të punuar.)

Shpërblimet
+3 Pikë Pervojë
+ 500 CC (monedhë e vendit tuaj të shtetësisë, pra ALL)
+1 Tokë


Misioni 2: Ndërtoni rezervat tuaja
Fabrikat e ushqimit prodhojnë permes lëndës së parë. Për të kompletuar prodhimin, ndërtoni një Fermë të Drithërave.

Kërkesat
- Ndërtoni një fermë të drithërave
- Punoni në fermën tuaj të drithërave
(Ju mund ta ndërtoni një fermë të drithërave nga Menu Build. Klikoni mbi “Grain Farm” për të punuar)

Shpërblimet
+10 Q1 Ushqim
+2 Fermë Drithërash
+3 Tokë


Misioni i 3: Dita e Stërvitjes
(Në këtë botë të re dhe të rrezikshme vendi juaj ka nevojë për luftëtarët më të fortë për të mbrojtur veten apo të pushtuar territore të reja. Të gjithë duhet të ndihmojnë tani dhe forca e një luftëtari matet para së gjithash nga aftësitë e tij ushtarake.

Kërkesat
- Ndërtoni një terren për stërvitje (training ground)
- Stërvituni për here të pare
(Ju mund të ndërtojnë terren për stërvitje nga “Menu Build”. Klikoni mbi “Training Ground” për të stërvitur/trajnuar

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+5 Pikë Forcë


Misioni 4: Bashkoju Ushtrisë
Së bashku mund të jemi më të fortë! Le të bashkojmë forcat tona dhe të përpiqemi për të ribashkuar kombin tonë!

Kërkesat
- Bashkohu në një njësi ushtarake

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+5 Q5 Armë


Misioni 5: Një hero i adhshëm
Koha për ju për të ndihmuar atdheun tuaj të mbijetojë dhe të lulëzojë në botën e re. Le të shohim nëse ju keni atë që duhet të bëhet një hero i të ardhmës.

Kërkesat
- Arritjen e gradës ushtarake “Private”
(Fitoni pikë grade ushtarake duke mposhtur armiqtë në fushëbetejë

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+5 Q5 Armë


Misioni 6: Prita
Bërë mirë, ushtar! Ju keni marrë vëmendjen e të gjithëve tani, por nuk ka kohë për festë: vazhdoni luftën për të lënë këtë pritë.

Kërkesat
- Shto 350 influencë për mund të luftës
(Influenca e juaj shtohet duke mposhtur armiqtë.)

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+1 "Energy Bar"


Misioni 8: Anëtarësimi i plotë
Ju keni përfunduar me sukses stërvitjen tuaj ushtarake, por ju keni një detyrë më shumë për të përmbushur para se të bëheni anëtar i plotë ushtrie.

Kërkesat
- Merrni anëtarësim të plotë në njësinë tuaj ushtarake (Military Unit)
(Përfunoni urdhërat e njësisë suaj ushtarake për të marrë anëtarësimin e plotë)

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+1 "Energy Bar"


Misioni 9: Vendi juaj ka nevojë për ndihmën tënde!
Kundërshtarët janë duke u bërë më e fortë! Ushtria kombëtare ka nevojë për gjak të freskët/ri. Le të bëjnë thirrje për mbështetje!
Kujdes! Respektojni ligjet eRepublik, ndërsa zgjidhni këtë mision!


Kërkesat
- Ftoni një qytetar të ri në vendin tuaj
- Ndihmoni atë të arrijë nivelin ushtarak Toger (Lieutenant)
(Qëndro në kontakt me të dhe inkurajoje atë për të luftuar çdo ditë)

Shpërblimet
+4 AR (GOLD)
+4 Pikë Përvojë


Misioni 10: Punoni me shokët tuaj (I)
Punoni me shokët tuaj për një produktivitet më të mirë.

Kërkesat
- Posto një ofertë pune dhe të punësoje një qytetar
- Paguaje një pagë për të një qytetar tjetër
(Zgjidhni një nga kompanitë tuaja në “My Places” dhe zgjedhni butonin “Employees” për të postuar një punë. Mbani qytetarin të punësuar në mënyrë që të plotësoni misionin. Shiqoni pagat në vendin tuaj për të përpiluar një ofertë të mirë.)

Shpërblimet
+40 CC(monedhë e vendit tuaj të shtetësisë, pra ALL)
+4 Pikë Përvojë


Misioni 11: Është koha për një shpërblim ditor
Përkushtimi i ka shpërblimet e saj. Kthehuni çdo ditë dhe ju mund të dyfishoni shpërblimet tuaja!

Kërkesat
- Punoni për 5 ditë me radhë
- Stërvituni për 5 ditë me radhë

Shpërblimet
+18 Pikë Përvojë
+18 Pikë Forcë


Misioni 12: Punoni me shokët tuaj (II)
Punoni me shokët tuaj për një produktivitet më të mirë.

Kërkesat
- Aplikoni/Hyni në punë
- Puno si një punonjës për 4 ditë të ndryshme
Duke pasur një punë ju do të punojni në kompani të ndryshme nga ato tuajat.

Shpërblimet
+400 CC(monedhë e vendit tuaj të shtetësisë, pra ALL)
+4 Pikë Përvojë


Misioni 13: Stërvitu më shumë, bëhu më i fortë
Sa më i fuqishëm që jeni, aq më i lartë do të jetë dëmi yt në beteja.

Kërkesat
- Stërvitu në 4 ditë të ndryshme
- Stërvitu duke përdorur 2 baza të ndryshme të Stërvitjeje/trajnimit
Ju mund të ndërtohet deri në 4 baza trajnimi mbi vendet tuaja.

Shpërblimet
+16 Pikë Forcë


Misioni 14: Bëhuni një ushtar trim
Ushtria ka të bëjë me bashkim dhe luftërat në të cilat ka nevojë vendi për ju.

Kërkesat
- Bashkangjitjuni një njësie ushtarake që ju përshtatet
- Përmbushni urdhërat tuaja ditore për 4 ditë të ndryshme
Ju mund të gjeni urdhërat tuaja çdo ditë në faqen kryesore. Nëse jo, përdorni kanalin ushtarak për të kërkuar urdhërat nga komandanti juan ose kapiteni.

Shpërblimet
+4 "Energy Bar"
+4 Bazooka


Misioni 15: Është koha për të marrë një medalje
Lojtarët e dedikuar marrin medalje! Merrni një edhe ju!

Kërkesat
- Arrini statusin e një punëtori të madh (hard work)
(Punoni për 30 ditë me rradhe për të marrë medaljen punëtori të madh (hard work))

Shpërblimet
+44 Pikë Përvojë
+4 AR (GOLD)


Misioni 16: Koha e betejës së madhe
Betejat e mëdha janë për ushtarë të fortë dhe të përkushtuar. Dëshmoni se ju jeni një prej tyre.

Kërkesat
- Mposhtni 444 kundërshtarë

Shpërblimet
+44 Pikë Forcë
+4444 Pikë Grade Ushtarake


Misioni 17: Sulmi final! Le të luftojmë
Qëndro afër vendit tuaj dhe përpiquni për të siguruar epërsinë e saj!

Kërkesat
- Mposhtni 44 kundërshtarë
- Lufto në dy beteja të ndryshme të fushatës së njëjte
(Një betejë zgjat maksimum dy orë.)

Shpërblimet
+24 Pikë Forcë
+4 Bazooka


Misioni 18: Tregu (Marketplace)
Keni nevojë për më shumë produkte? Apo për më shumë para? Ndërtoni një treg dhe filloni të tregtoni me të tjerët.

Kërkesat
- Ndërtoni tregun tuaj
- Bleni 3 artikuj në treg
(Ndërtoni tregun tuaj nga Menu “My Places”. Blej cfarëdo 3 artikuj nga tregu)

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+50 CC(monedhë e vendit tuaj të shtetësisë, pra ALL)


Misioni 19: Thashethemet
Ka zëra për një armë të re. Gjeni pjesën e parë neper beteja dhe të zbuloni se për çfarë është fjala.

Kërkesat
- Gjeni një pjesë bazookeje
(Ju mund të gjeni pjesë bazookeje duke mposhtur armiqtë.)

Shpërblimet
+1 Pjesë Bazookeje


Misioni 20: Armaturë: bazooka
Ju keni gjetur diagramin për armë antitank me raketa (i njohur zakonisht si "bazooka" ose "qyngj")

Kërkesat
- Kompletponi pjesët e bazookës
- Përdorni bazookën tuaj
(Gjej të gjitha 5 pjesët e mbledhshme të nevojshme për të montuar një bazooka)

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+5 Pikë Fuqije
+1 Bazooka


Misioni 21: Ditët e punës
Një komb i fortë mund të mbijetojë vetëm në bazë të një ekonomie të fortë. Një ekonomi e fortë është e bazuar në një fuqi punëtore produktive dhe efikase.

Kërkesat
- Puno 2 ditë
(Puno në ndonjë nga kompanitë tuaja në dy ditë të ndryshme.)

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+100 CC(monedhë e vendit tuaj të shtetësisë, pra ALL)


Misioni 22: Një vend më të mirë për të jetuar (I)
Bërja e botës suaj një vend më të mirë është hapi i parë në bërjen e të gjithë botës në një vend më të mirë.

Kërkesat
- Ngritni nivelin e qendrës suaj në Niveli 2 (Level 2)
(Ngritja e qendrës së qytetit tuaj do t'ju lejojë që të rigjeneroni shëndetin deri në 200 në një kohë.)

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+500 CC(monedhë e vendit tuaj të shtetësisë, pra ALL)


Misioni 23: Sulmi është mbrojtja më e mirë
Është më e lehtë për të mposhtë armiqtë kur ke armë të mira se sa kur je duke luftuar me grushta. Ka ardhë koha për të filluar industrinë tuaj të armëve!

Kërkesat
- Ndërtoni një Fabrikë të armëve
- Ndërtoni një Minierë Hekuri

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+5 Q5 Armë


Misioni 24: Një vend më të mirë për të jetuar (II)
Ndjeheni mirë duke e parë vendin tuaj duke u rriturr, apo jo? Vazhdoni ta bëni këtë ende.

Kërkesat
- Ngritni nivelin e qendrës suaj në Niveli 3 (Level 3)
(Ngritja e qendrës së qytetit tuaj do t'ju lejojë që të rigjeneroni shëndetin deri në 300 në një kohë.)

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+500 CC(monedhë e vendit tuaj të shtetësisë, pra ALL)


Misioni 25: stoqet e ushqimit
Prodhimi i vazhdueshëm është thelbësor këto ditë. Filloni ndërtimin e stoqeve tuaj te ushqimit.

Kërkesat
- Mblidhni 100 materiale ushqimore të papërpunuara nga ndërtesat tuaja
- Puno 3 herë në një kompani të ushqimit
(Puno në fermat e tuaja të drithërave (Grain Farm).)

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+25 Q2 ushqim


Mission 26: Puntor i Madh (Hardworker)
Në këto kohë të vështira, vetëm qytetarët punëtor do të bëjë një ndryshim, por përpjekjet e tyre do te shperblehen në masë të madhe.

Kërkesat
- Puno 5 ditë me rradhë
(Kjo do t'ju ndihmojë në rrugën tuaj për arritjen e medaljes "Hardworker". Vazhdojni të punoni cdo dite.)

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+1 "Energy Bar"


Misioni 27: Stoqet e armëve
Në këtë botë të re dhe të rrezikshme më mirë të jenë të përgatitur për t'u përballur me armiqtë në çdo kohë të dhënë. Filloni ndërtimin e stoqeve tuaja të armë.

Kërkesat
- Mblidhni 100 copë të lëndëve së parë të armëve nga ndërtesat tuaja
- Puno 3 herë në një kompani të armëve
(Puno në minierën tuaj të hekurit për të mbledhur lëndë të parë për armë.)

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+5 Q5 Armë


Misioni 28: Super Ushtar
Një ushtri të Super Ushtarëve do të jetë pothuajse e pamposhtur në çdo betejë. Arritja e statusit Super Ushtar ngritë fuqinë tuaj në fushën e betejës.

Kërkesat
- Ngritni forcën në 150 pikë
(Ju fitoni forcë përmes stërvitjes/trajnimit ditor. Kjo gjithashtu do t'ju ndihmojë në rrugën tuaj për të arritur statusin Super Ushtar.)

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+25 Pikë Forcë


Misioni 29: La Rezistenca
Lufta për lirinë tani është një mënyrë e dobishme për të marrë një gradë më të mirë.

Kërkesat
- Lufto në 3 Lufta Rezistence të ndryshme
- Mposht 30 armiq
- Arrije gradë ushtarake të kapitenitit
(Bashkoju 3 luftërave të ndryshme Rezistence dhe mposhte të paktën një armik në secilin vend. Luftimi do të rrisë gradën tuaj ushtarake.)

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+2500 Pikë Grade Ushtarake


Misioni 30: Gjej El Doradon – Përgatitja
Qyteti legjendar i humbur i Arit mbetet për t'u gjetur. A keni guximin për të shkuar në një udhëtim të rrezikshëm dhe për ta gjetur atë?

Kërkesat
- Stërvituni 3 herë
- Mbani 10 armë në Stoqe
- Mbani 100 monedha shtetësie, ALL

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+25 Pikë Force


Misioni 31: Gjej El Doradon – Kërko
Do t'ju duhen miqtë për t'ju ndihmuar që të gjeni këtë vend të mrekullueshëm.

Kërkesat
- Të gjendeni në Amerikën e Jugut
- Ftoni 2 miq të bashkohen me ju në lojë
- Mbani 100 monedha vendase, ALL
Ndryshoni qëndrimin tuaj duke u vendosur në cilindo rajon që gjendet në Amerikën e Jugut (p.sh. Brazil, Argjentine, Chile, ejt).

Shpërblimet
+2 Pikë Përvojë
+15 Pikë Force


Misioni 32: Gjej El Doradon - Tani ose kurrë
Fitorja do të jetë e juaja, edhe në qoftë se ju duhet të të përdorur forcën.

Kërkesat
- Mbani 1 Ar/Gold në llogarinë tuaj
- Mposhtni armiqtë në 3 beteja të ndryshme në rajonet origjinale të Amerikës së Jugut
- Mposhtni 30 armiq

Shpërblimet
+50 Pikë Force
+1 "Energy Bar"


Misioni 33: Patriot i vërtetë
Ka ardhur koha! Përballohuni me kundërshtarin tuaj të madh dhe ndihmojeni vendin tuaj të mbizotërojë.

Kërkesat
- Mbani 20 armë
- Mposhtni 30 armiq në luftë kundër armikut tuaj natyral (Natural Enemy)
Kontrolloni se kush është armiku juaj natyral në faqen statistikave ushtarake dhe pastaj në ndonjë betejë kundër tij

Shpërblimet
+50 Pikë Force
+2500 Pikë Grade Ushtarake


Misioni 34: Mercenarë i vërtetë (I)
Hapi i parë për t'u bërë një mercenar i vërtetë është duke luftuar për kombe të ndryshme. Miq apo armiq, veprim është më i rëndësishëm se gjithçka.

Kërkesat
- Mposhtni armiq për 4 vende të ndryshme
- Mposhtni 40 armiq
Ju mund të luftoni për vendin tuaj dhe aleatëve të vendit tuaj, ose edhe të ndryshoni vendndodhjen në disa vende të huaja.

Shpërblimet
+1 "Energy Bar"
+500 CC(monedhë e vendit tuaj të shtetësisë, pra ALL)


Misioni 35: Mercenarë i vërtetë (II)
Një mercenar i vërtetë mund të tregon shumë histori nga fushëbetejat e shumta. Është koha jote për të shkruar historinë. A e keni atë që duhet për këtë punë?

Kërkesat
- Mposhtni 25 armiq për 5 vende të ndryshme
Mposhtni 25 armiq për secilin nga 5 vende që ju vendosni për të luftuar për to. Kjo gjithashtu do të llogariten në progresin tuaj për arritjen e medaljes mercenarë në profilin tuaj.

Shpërblimet
+500 CC(monedhë e vendit tuaj të shtetësisë, pra ALL)
+2500 Pikë Grade Ushtarake


Misioni 36: Misioni juaj (I)
Urime që keni arritur nivelin e 100-të në eRepublik!

Kërkesat
- Mposhtni 100 kundërshtarë
- Arrini nivelin e 101-të
- Fitoni 100 pikë force më shumë

Shpërblimet
+100 Pikë Force
+10% Dëm më të lartë në luftra
+ Medlja e Qytetarit Elitar në eRepublik


Misioni 37: fuqia e plotë përpara!
Ka raste kur ju nuk keni asnjë alternativë, përpos për të sulmuar me forcë të plotë për sukses.

Kërkesat
- Shërohuni të paktën 6 herë (600 Health) në shëndetin tuaj ditor për 5 ditë me radhë
- Mposhtni të paktën 10 armiq në ditë për 5 ditë me radhë
- Mbani 5 armë Q5 në inventarin tuaj

Shpërblimet
+15 Pikë Force
+1 "Energy Bar"


Misioni 38: Kapitulli 1: Lëndët e para
Jemi duke u përballur me kohë të ashpër, dhe ushtarët duhet të jenë të ushqyer! Së pari ju duhet të merrni disa lëndë të para.

Kërkesat
- Prodhoni 500 materiale të papërpunuara për ushqim (food raw metarials)
- Prodhoni 500 materiale të papërpunuara për armë (weapons raw materials)
Puno në ndërtesat tuaja të materialeve të papërpunuara.

Shpërblimet
+5 Q5 armë
+1 Q5 ushqim


Misioni 39: Kapitulli 2: produkte të përfunduara
Punë të mirë, ju tani keni materiale të mjaftueshme të papërpunuara (lendë të pare) në mënyrë të futni ato fabrika në punë! Ne kemi nevojë për ushqim dhe armë!

Kërkesat
- Punoni 10 herë në një fabrikë ushqimore
- Punoni 10 herë në një fabrikë të armëve

Shpërblimet
+10 Pikë Përvojë
+1 "Energy Bar"


Misioni 40: Ndërtues Shoqëror
Ju mund të jeni vërtetë të fuqishëm vetëm duke pasur miqtë tuaj pranë jush.

Kërkesat
- Fitoni Medaljen Ndërtues Shoqëror (Society Builder)
Fto 10 njerëz në eRepublik ndihmoju atyre që të arrijnë në nivelin e 10.

Shpërblimet
+10 Pikë Përvojë


Nëse ju ka pëlqyer artikulli, athere anëtarësohuni në revistë (Subscribe) dhe votoni këtë artikull(Vote)!

Përgjithmonë i juaji,
Visar Jasiqi

Meqënëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se c’shërbim ka bërë për shoqerinë dhe c’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që quajmë komb. ~ Mid’hat Frasheri