Misionet e reja (Shen Valentini)

Day 1,543, 13:24 Published in Albania Ireland by VisarJ

Derisa loja kanosej të hynte në një fazë të rradhës monotonie, Platoni sërisht na befasoi me ca misione të reja. Pasiqë po afrohen festat 'komerciale' si Shën Valentini, edhe motoja e këtyre misioneve thirr për më shumë dashuri!

Që të kuptoni së cfarë kërkohet për të përfunduar këto misione dhe cilat janë shpërblimet që ato sjellin, mund t'i lexoni një nga një të listuara më poshtë.

Mos harroni të bëni subscribe ne revistë!


Misioni 79: Nga Platoni, me dashuri
Ka thashetheme se Platoni ka dhurata të mëdha për të gjithë ne. Nxitoni! Ky mision skadon në Ditën 1552

Kërkesat
Puno për 5 ditë me radhë
Stërvitu për 5 ditë me radhë
Merrni shpërblimin e detyrës ditore (Daily Order) për 5 ditë rradhazi

Shpërblimet
+1 AR / GOLD
+15 pikë fuqije


Misioni 80: Lojtarët e ri kanë ndjenja gjithëashtu
Nxitoni! Ky mision skadon në Ditën 1552

Kërkesat
Dhuroni ushqim një qytetari që është nën nivelin 15 të eksperiencës
Dhuroni armë një qytetari që është nën nivelin 15 të eksperiencës

Shpërblimet
+10 Pikë Përvojë


Misioni 81: Më ndihmo për t'ju ndihmuar
Ndihmoni miqtë tuaj me një punë të paguar mirë dhe ata do të japin më të mirën e tyre për biznesin tuaj. Në fund të fundit, për cka janë miqtë? Nxitoni! Ky mision skadon në Ditën 1552

Kërkesat
Merrni në punë një mik të ftuar nga ju në eRepublik
Inkurajoni një mik të ftuar nga ju për të punuar për ju për 5 ditë me rradhë

Shpërblimet
+1000 DEPO njësi


Misioni 82: Ju mund të bëni një ndryshim!
Ka ardhë koha që ju të dalloheni dhe të bëni një ndryshim drejt një shoqërie më të mirë. Nxitoni! Ky mision skadon në Ditën 1552

Kërkesat
Bashkohuni në një parti
Voto për President të Partisë në ditën 1548 të Botës së Re

Shpërblimet
+10 Pikë Përvojë


Misioni 83: Për vendin tim, me dashuri
Ka ardhë koha e përkryer për të dëshmuar patriotizmin. Nxitoni! Ky mision skadon në Ditën 1552

Kërkesat
Mposhtni 300 kundërshtarë për vendin tuaj ose për aleatët e shteti tënd
Luftoni në 3 beteja të ndryshme për vendin tuaj apo për aleatët

Shpërblimet
+30 Pikë Force
+3000 Pikë Grade Ushtarake


Themeli i një shteti, është edukimi i të rinjëve. EduAlbania është një iniciative private që ka për qëllim të jetë forcë komplementare (lexo: jo e konkurueshme) me Ministrinë e Arsimit të eShqiperisë për të njoftuar lojtarët e rinj me disa nga rregullat dhe trikat e lojës. Si kongresmen i mandatit të Shkurtit për eShqiperi kam vendosur se në këtë revistë të publikoj njoftime, udhëzime, këshilla, dhe sygjerime rreth lojës me qëllim që të zhvillohemi individualisht dhe kolektivisht si eShoqëri.

Nëse ju pëlqenjë artikujt, antarësohuni në reviste (Subscirbe)

Me respekt,
V.



Shqipëtari, duke mos qënë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe indipendencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, deyrat dhe përgjegjistë që rrjëdhin nga një jetë indipendente. ~ Mid'hat Frashëri