MERR E ZGJIDH
tori01
FAN NOLI – MERR E ZGJIDH (1924)
A te duhen luftetare?
Dhe arratine armiku te marre?
A do botes ti vesh zjarre?
Merr nja dhjete kosovare.
A do male me debore
Trima te forte e malesore
Fort bujar e burrerore
Shkon ne kukes i ken ne dore
Ate duhen sharlatane
Qe lepihen ne cdo sahane
Qe te percajne vatane
Ke sa te duash tropojane
A do njerez per aheng
Per tryeza e e per kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Keta i gjen vec ne shkoder
Njerez te zgjuar me lezet
Qe i gjen ne cdo ane
qe te bejne muhabet
Keta jane mjeshterit dibrane.
A te duhen budallenj
Ca gomere e ca kopuk
Hajdut kacak e batakcinje
Shko e merri mu ne Puke
A do trima sejmene?
Kapardisur kudo vene
Gjumi pa i zene t mos flene
Per tre mirditore bej bene
Keta matjane burra te zote
Qe dikur kane bere barot
Se i njeh gjithe vendi mbarre
Nuk bejne tjeter vec per xhandar
A te duhen genjeshtar?
Matrapaz e koke thare?
Kripen ta shesin per fare
Mer krutane dhe je i lare
Do dembele per Stamboll?
Mos u lodh e mos hic hall
te rreshtosh nja tri tabor
Tiranasit ti zgjedhesh me dore
Po qejflinj a te duhen,
qe me jevga dine te kruhen
Zonja qe pjellin cdo vit,
vec Elbasani i rrit
Ne do burra llafezane,
qe cudisin gjithe dynjane
Qe rrine tere diten rruges
Nga keta gjen plot ne Durres
Po kerkove koke palare
Kryengrites dhe gomare
Qe punet te shkojne vaj
shko e merri ne Kavaje
Kerkon hoxhe e kerkone prift
mos bridh e mos u ngjit
Se si keta qe bejne mekat
i gjen vetem ne Berat
A do urte njerezite te rine
Nen komande te kesh ushtrine
ne tabjate te kesh njerezine
Merre te gjithe Laberine
Do per pune,nje korcar?
i ke bujq e ustallare,
me gra bashke e hapin varre
krah e koke su ka te share
Do budallenj qe vec hane?
Me dy kembe do hajvane?
pasuri qe sdin te vene
Merr shetit gjithe Myzeqene.
A do te ruash florine?
katandine e shtepine?
Me dy qofte mbush sinine
Ec e mere Gjirokastrine
A do te hash e te besh qejf?
Sofra e shtruar si per mbret
pasterti e per yzmet,
te tille gjen vec ne Permet
Do ministra kolonjare?
Se mbahen burra per mend
Duan kudo te jene te pare,
ne mexhlis e ne kuvend.
Hall i madh me skrapallinj
Ka rrezik te hash dhe dru
Dy ministra le te rrine
se na duhen dhe pa tru
Ore te gjore,harruam Vloren
Se kjo pune lahet me gjak,
Dy shirit e nje medalje
kesaj pune i vene kapak.
Comments
Hall i madh me skrapallinj
Ka rrezik te hash dhe dru
Dy ministra le te rrine
se na duhen dhe pa tru
7% ne cdo ane
po nuk ia dhe
te djeg vatane
hahahahaha
Eshte nje nga veprat me te bukura te Nolit (nje nga te preferuarat e mija) dhe vazhdon edhe sot e ksaj dite te jet ne aktualitet.
[removed]
A do urte njerezite te rine
Nen komande te kesh ushtrine
ne tabjate te kesh njerezine
Merre te gjithe Laberine
😃 Kisha kohe pa e lexuar hahahah
qfarë ke punë me Labernin që e përmend ???
Jam vete andej. I ka te verteta per nje pjese te madhe te njerezve F.N. 😃
popo shu t'vërteta.
po ktë kush e ka
Pranë lumit i pa larë, pranë mendjes i pa ndritur, prané votrës i pa ngrënë, pranë diellit i pa rrezitur 😃
nuk e di a e keni kuptuar me te vertete çfare nenkuptonte Fani por nuk e kishte shume me te mire kete pjese 😃 pa u fyer kush
te gjitha krahinat kane nje histori me te cilen te mburren, por kane edhe nje pjese qe mundohen ta vene ne hije
A e dini edhe nje shprehje ironike te gjergj fishtes?
Shqipnia u ba, tash duhen ba shqiptarët.
V
(sidomos per at strofen e fundit 😛)
Vote
Ata qe i ndihen te sharë mos ta marrin per keq, po te mundohen te ndryshojne per mire.
A te duhen luftetare?
Dhe arratine armiku te marre?
A do botes ti vesh zjarre?
Merr nja dhjete kosovare.
10? 5 kosovar ne luft i ven flaken 😛. Nese nuk besoni, shkoni ta pyesni shkaun (servin) 😛
tori veri nje asterix '*' khahines tende te origjines qe te mos keq kuptohet njeri,pa vend me eshte dukur ky pamflet politik gjithmone ,tani eshte dhe jashte kohe.🙂
mos harroni kohen kur eshte shkruar, mos harroni ngjarjet qe kishin ndodhur ne ate kohe.
Te gjitha krahinat kane virtytet e te metat e veta, por duhet thene se ka qe jane shquar me shume per te mire e zona qe e kane qelbur pak me shume seç duhet. Kjo per shkak te rrethanave gjeopolitike.
Mbetet fakti qe SHQIPTARIA me rrenjet e saj ka virtyte qe bota mbare i ka vleresuar kohe mbas kohe
Ska lidhje fare koha kur eshte shkruar poezia, me virtytet dhe zakonet (e mira dhe te keqija) te krahinve shqiptare.
Ato zakone nuk ndryshojne. Edhe tani jane te njejta.
ka lidhje ka, se nuk flitet per zakone por per virtyte dhe te meta, besoj e nuhat ndryshimin midis njeres edhe tjetres. Une nuk thashe qe kane ndryshuar por thashe vini ne peshore edhe kohen kur jane shkruar meqe gjendja e ndonje qyteti marr shembull Tiranen nuk eshte me e njejta.
Do dembele per Stamboll?
Mos u lodh e mos hic hall
te rreshtosh nja tri tabor
Tiranasit dhe Prishtinasit ti zgjedhesh me dore... 🙂