Levërdisshmëria në prodhim

Day 1,542, 04:16 Published in Albania Ireland by VisarJ

Themeli i një shteti, është edukimi i të rinjëve. EduAlbania është një iniciative private që ka për qëllim të jetë forcë komplementare (lexo: jo e konkurueshme) me Ministrinë e Arsimit të eShqiperisë për të njoftuar lojtarët e rinj me disa nga rregullat dhe trikat e lojës. Si kongresmen i mandatit të Shkurtit për eShqiperi kam vendosur se në këtë revistë të publikoj njoftime, udhëzime, këshilla, dhe sygjerime rreth lojës me qëllim që të zhvillohemi individualisht dhe kolektivisht si eShoqëri.

Me respekt,
V.


Idea e këtij artikulli

Një mik më pyeti rreth kostove të prodhimit dhe levërdisshmërisë që mund të sjell fitimi i kompanive të ushqimit të cilesisë Q2, dhe pasi që humba tekstin tek mesazhi, vendosa që ta publikoj si artikull në mënyrë që të benfitojnë të gjithë.

Shumë prej jush e kanë shfrytëzuar ofertën e fundit të lojës për të ngritur kompanitë e ushimit në nivelin e cilësisë Q2. Andaj është e natyrshme që të tentoni të rrisni ekonominë personale duke shtuar prodhimin.

Drithërat / RAW Materials

Kur ju punoni si menaxher në kompanitë e drithërave (raw materials) të juaja, ju do të prodhoni këtë minimum/bazë të drithërave:

Fermë e Grurit (Grain Farm) - 35 RAW

Kopsht i Pemëve/Frutave (Fruit Orchard) – 70 RAW

Fermë Peshku (Fishery) - 125 RAW

Fermë e Lopëve (Cattle Farm) – 175 RAW

Shtëpizë Gjyetie (Hunting Lodge) – 250 RAW


Fabrikë Ushqimi / Food Company

Prodhimi i ushqimit në anën tjetër, do të kërkoj një sasi të drithërave të ndryshme varësisht cilësisë së ushqimit që e prodhoni. Pasiqë lojtarët e ri kan Q1 ose Q2 kompani ushqimi, do të koncentrohem fillimisht vetëm në këto dy njësi.

Kur punoni si menaxher, ju do të konsumoni këtë sasi bazë të drithërave konform cilësisë së ushqimit:


Fabrikë Ushqimi (Food Factory) Q1 – prodhon 100 bukë dhe konsumon 100 RAW


Fabrikë Ushqimi (Food Factory) Q2 – prodhon 100 bukë Q2 dhe konsumon 200 RAW


Politika / Ekonomia e shtetit dhe ndikimi në gjendjën ekonomike tënde

Kur Shqipëria ka nën kontroll rajone të cilat kanë resurse natyrore (bazë për RAW) të ushqimit apo të armëve, kjo do të rrisë prodhimin e Raw dhe ushqimit për 20% për secilin rajon që Shqipëria ka nën kontroll. Andaj luftërat kanë bazë parimisht ekonomike për të cilën arsye edhe duhet përkrahur dhe luftuar për të ruajtur rajonet tona sot.

Në gjendjen e tanishme, Shqipëria ka dy rajone me burime natyrore të drithërave, gjë që e rrit prodhimin e RAW dhe Ushqimit per 40%.


Prodhimi me Fabrikë Ushqimi (Food Factory) Q1 përmes punëtorëve


Prodhimin si menaxher dini të gjithë ta bëni. Do të koncentrohemi në prodhimin përmes punëtorëve.

Ky skenar është i bazuar në gjendjën e tanishme kur Shqipëria i ka dy rajone nën kontrollë (bonus prodhimi prej 40😵:

Për prodhimin e 140 ushqim / food, permes punëtorëve, nevoiten:
- 140 RAW
- 1 punëtor

Kosto për RAW materials në Shqipëri sillen prej 0.30 ~ 0.33 ALL

Paga për një punëtor në Shqipëri sillet prej 60 ~ 80 ALL

Kostot totale (140 ushqim):
- Skenari më i mirë: 60 + 42 = 102 ALL (60 ALL punëtori + 140 Raw * 0.30 ALL)
- Skenari më pak i mirë: 80 + 46.2 = 126.2ALL (80 ALL punëtori + 140 Raw * 0.33 ALL)

Kur të punon në punëtor në fabrikën e juaj, nuk ju shpenzohet HEALTH fare (punëtori shpenzon health të vetin për punë.


Fitimi (të hyrat dhe shpenzimet)

Çmimet e shitjës së Q1 ushqimit sillen prej 0.64 ALL deri ne 0.75 ALL.

Në çmimin prej 0.64 ALL, taksa e shteti është 0.0362 ALL. Të hyrat nga shitja do të ishte 84.53 ALL (140 cope ushqim * (0.64 – 0.0362)ALL)

Në çmimin prej 0.75 ALL, taksa e shteti është 0.0425 ALL. Të hyrat nga shitja do të ishte 99.05 ALL (140 cope ushqim * (0.65 – 0.0425)ALL)

Pasiqë shpenzimet e prodhimit sillen prej 102 deri 126.2 ALL, ne do të dilnim në humbje dhe nuk është fare e levërishme që të prodhoni përmes punëtorëve në fabrikën Q1.


Prodhimi me Fabrikë Ushqimi (Food Factory) Q2 përmes punëtorëve


Ky skenar është i bazuar në gjendjën e tanishme kur Shqipëria i ka dy rajone nën kontrollë (bonus prodhimi prej 40😵:

Për prodhimin e 140 ushqim / food q2, permes punëtorëve, nevoiten:
- 280 RAW
- 1 punëtor

Kosto për RAW materials në Shqipëri sillen prej 0.30 ~ 0.33 ALL
Paga për një punëtor në Shqipëri sillet prej 60 ~ 80 ALL

Kostot totale (140 ushqim):
- Skenari më i mirë: 60 + 84 = 144 ALL (60 ALL punëtori + 280 Raw * 0.30 ALL)
- Skenari më pak i mirë: 80 + 92.4 = 172.4ALL (80 ALL punëtori + 280 Raw * 0.33 ALL)

Kur të punon në punëtor në fabrikën e juaj, nuk ju shpenzohet HEALTH fare (punëtori shpenzon health të vetin për punë.

Fitimi (të hyrat dhe shpenzimet)

Çmimet e shitjës së Q2 ushqimit sillen prej 1.30 ALL deri ne 1.50 ALL.

Në çmimin prej 1.30 ALL, taksa e shteti është 0.0736 ALL. Të hyrat nga shitja do të ishin 181.24 ALL (140 cope ushqim * (1.30 – 0.0736)ALL)

Në çmimin prej 1.50 ALL, taksa e shteti është 0.0849 ALL. Të hyrat nga shitja do të ishte 198.11 ALL (140 cope ushqim * (1.50 – 0.0849)ALL)

Të hyrat minimale prej 181.24 ALL – shpenzimet maksimale prej 172.4 ALL do të sjellnin një fitim minimal prej 8.84 ALL

Të hyrat maksimale prej 198.11 ALL – shpenzimet minimale prej 144 ALL do të sjellnin një fitim prej 54.11 ALL

Andaj keni levërdi të prodhoni përmes punëtorëve në kompanitë e ushqimit të cilësisë së dytë duke gjeneruar një fitim prej 8.84 deri ne 54.11 ALL.

Ky fitim realizohet vetëm me një punëtor në ditë. Me dy punëtor (aq sa përkrah kompania Q2) fitimi është edhe më i madh.


Konkluzione dhe Sygjerime:

1. Levërdisshmëria në kushtet e sotme të tregut vie vetëm nga prodhimi në Fabrikat e Ushqimit që janë në nivelin e cilësisë Q2 e sipër

2. Çdo ndërrmarrje ekonomike involvon dozen e rrezikut dhe ndryshimet teritoriale, ndryshimet në paga, ndryshimet e çmimeve, inflacioni i arit, etj. mund të shkaktojnë lëvizje të nivelit të levërdisshmërisë dhe të dilni në humbje edhe nga fabrika e ushqimit Q2, andaj vështrojeni tregun!

3. Mundohuni të ndërtoni më shumë fabrika të “raw materials” në mënyrë që mos të vareni nga blerja e vazhdueshme e Raw për të prodhuar.

4. Mundohuni të bleni Raw materials në shtete ku ato jane lire, p.sh. në Kinë drithërat (food raw) kushtojnë tani prej 0.10 deri 0.13 CNY

5. Bëjeni subscribe (antarësohuni) këtë revistë ngase do të publikoj edhe më shumë artikuj që do të jenë në benefit të zhvillimit tuaj.



“If you are planning for a year, sow rice; if you are planning for a decade, plant trees; if you are planning for a lifetime, educate people” ~ Chinese Proverbs