KRIMIKO PER PRESIDENT!

Day 1,656, 20:17 Published in Albania Albania by KRIMIKO



TUNGJATJETA SHQIPËTARË TE SHQIPËRISË KRENARË,


Jam shumë i lumtur t’ju paraqes rikandidimin tim në zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 5 Qershor.

Ajo çka me shtyu më shumë që une të rikandidoj për këtë post mjaft të rëndësishëm ishte përkrahja dhe vlerësimi mjaft i gjerë ndaj punës sime si CP në mandatin e mëparshëm gjithashtu edhe duke marrë parasysh që do të jem në gjëndje të jem 100% në dispozicion këtë muaj për ti shërbyer sa më mirë dhe me sa më shumë përkushtim eShqipërisë sonë të dashur dhe juve qytetarë të nderuar.


Më lini t’ju paraqes disa arritje të rëndësishme që eShqipëria ka bërë gjatë mandatit tim si CP:

✯Vendi ynë u zhvillua hovshëm, ku mund ta shihni tek faqja e shtetit tonë, nga niveli mesatar i lojtarëve 9, kaluam në nivelin 12;
✯Marrëveshja dipllomatike me FYROM e cila i siguroi eShqipërisë kongresin pa shpenzime ekonomike;
✯Hapja e përfaqësive tona dipllomatike (ambasada) ne 48 shtete falë përkushtimit dhe aftësive të shumë lojtarëve tanë.
✯Shumë lojtarë të fuqishëm të huaj morrën shtetësi Shqiptare, apo u shprehën të interesuar, duke vërejtur një zhvillim të hovshëm të vendit tonw kwtyre kohëve të fundit;
✯Financimi i MU-ve si FPZH, Dardanians Elite, Illyrians dhe së fundmi i Illyrians Academy i cili është bërë rregullisht që nga dita ime e parë si CP.


Pavarësisht problemeve ekonomike që eShqipëria hasi për shkak të ban-it të padrejtë që admin-ët e lojës i dhanë Bankës së Shqipërisë, unë nuk lejova që kjo të ndikonte në ndërprerjen e fondeve për asnjë institucion apo MU, duke e bërë financimin me fonde personale, gjithmonë Për te Miren e Shqipërisë.

Gjithashtu nje falënderim i veçantë shkon për kabinetin qeveritar (ministrat, zv/ministrat),
kongresmenët, trupat dipllomatikë dhe të gjithë lojtarët e tjerë të cilët dhanë ndihmën e tyre të
palodhur dhe me përkushtim për eShqipërinë tonë të dashur.



Në mandatin tim të ardhshëm gjëja e parë që dua të bëj si CP është të përmirësoj komunikimin në një nivel më të mirë mes lojtarëve e cila do të ketë goxha ndikim në mbarëvajtjen e shtetit.

Gjithashtu një tjetër element i rëndësishëm do të jetë që në qeverinë e re do të mundohem të marrë sa më shumë ide dhe kritika nga lojtarët e rinjt (ti dëgjohet zëri) të cilët kanë dëshirë të jenë pjesë funksionale e institucioneve qeveritare.

Një tjetër pikësynim i rëndësishëm për qeverinë e rë do të jetë hapja e Ministrisë së Emigracionit dhe shume Ministrive të tjera në shërbim të qytetarëve ku qëllimi kryesor do të jetë integrimi i lojtarëve të rinj me ato të vjetër në funksionimin e tyre.


Nga pikpamja ushtarake synoj në rritjen e mirëorganizimit të forcave ushtarake dhe forcës sonë
Goditëse në mënyrë që damage të përdoret në maksimumin e mundësive që kemi.

Synoj ruajtjen dhe çlirimin e territoreve tona ekzistuese dhe qëllimi im madhor dhe afatgjatë është
marrja e territorit të Kosovës nga Serbia, sigurisht me ndihmën e aleatëve tanë dhe TEDEN. Ndërsa një nga planet afatshkurtra është pushtimi i Malit të Zi.


Në thelb këto janë disa nga arritjet dhe pikësynimet e mia të ardhshme si CP. Këtë muaj dëshiroj që
me ndihmën dhe përkushtimin tuaj të arrij të bej sa më shumë për eShqipërinë si dhe ti shërbej me
devotshmëri dhe përkushtim asaj dhe juve.


RROFTE SHQIPERIA E BASHKUAR KUQ E ZI!


KRIMIKO PER PRESIDENT!http://www.erepublik.com/en/article/krimiko-per-president--2050523/1/20 ~Shout~


Me respekt,
Presidenti i Shqiperise,