Krenaria e Kosoves

Day 2,016, 14:47 Published in USA Albania by WR.Killed

Majlinda Kelmendi

Se Majlinda Kelmendi është një nga sportistet më të famshme në botë, këtë e dëshmoi në Tymoun të Rusisë, ku xhudistja pejanë fitojë medaljen e artë duke ia zbardhur edhe një herë fytyrën vendit tonë dhe gjithë shqiptarëve ku do që jetojnë. Ndonëse në një shtet që nuk e njeh shtetin tonë, megjithatë, paraqitja e Majlindës bëri që e gjitha Palestra në Tymoun të ngritët në këmbë dhe të duartrokasë xhudisten pejanë, që tashmë i prin listës së xhudisteve më të mira në botë dhe ecën sigurt drejt Lojërave Olimpike “Rio De Janiero 2016”.

Xherdan Shaqiri

Sukseset e sportistëve tonë vazhduan të shtunën mbrëma në tempullin e famshëm “Wembley” të Londrës, në finalen e madh të Champions League. Bayern Munchen mundi Borussia Dortmundin me rezultat 2-1, duke prekur majat e futbollit evropian. Ndonëse në radhët e “bavarezëve” nuk u paraqit për asnjë minutë mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, megjithatë, ai pas ndeshjes bëri atë që duhet të bëjë çdo shqiptar. ‘Shaqa’ i veshur me flamurin e Kosovës dhe të Zvicrës festojë në “Wembleyn” e bukur dhe të stërmbushur. Veprimi i Xherdanit kënaqi gjithë shqiptarët duke i bërë një promovim të fuqishëm shëtit të Kosovës, derisa ky gjest i ‘Shaqës’ tronditi shtetin serb.

Lorik Cana

Sukseset e sportistëve shqiptar vazhduan edhe të dielën mbrëma. Është ikona e futbollit shqiptar, Lorik Cana që “shpërtheu” në ‘Olimpico” të Romës duke fituar me Lazion trofeun e Kupës së Italisë. Lazio mundi në finale Romën me rezultat 1-0, ndërkohë, që kapiteni i kombëtares shqiptare ishte një nga lojtarët më të mirë në terren. Cana e mbyll sezonin me trofeun e Kupës së Italisë dhe me një performancë të shkëlqyer. Sigurisht së ‘treshja’ e famshme kosovar, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e Lorik Cana do të vazhdojnë të shkelin “tapetet” ndërkombëtare, por shpresojmë se rrugën e këtyre sportistëve të mëdhenj do ta ndjekin edhe shumë sportist të tjerë shqiptar.