KOSOVA ESHTE SHQIPETARE***KOSOVA IS ALBANIA

Day 1,679, 08:54 Published in Albania Albania by KRIMIKO






E GEZOFSHIM KOSOVEN O SHQIPËTARË TE SHQIPËRISË KRENARË,



Sot është një ditë e madhe, dita që të gjithë ne e ëndërruam, e priSnim, dita që e tregon të vërtetën, dita kur fiton drejtësia.

Gëzimi që ka kapur qytetarët tanë është i papërshkrueshëm, e në fakt, skishte si të ndodhte ndryshe. Ndoshta, ajo që bëmë në lojë mund të jetë edhe mësim për jetën reale, se vetëm të bashkuar dhe të koordinuar mund të arrijmë atë që me vjet po luftojmë ta kemi – Bashkimin e trojeve tona.

Të gjithë, pa përjashtim, 24 orë, si në lojë ashtu edhe në chat, u shprehën të gatshëm që të ndihmojnë çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Vlen të ceket se të gjithë u treguan të duruar, pa përjashtim, duke pritur urdhërat e komandantëve ushtarak, që vlen të vlersohet shumë.

E ku ka më bukur se një Kosovë kuqezi, se një Shqipëri e tillë qe me breza e breza po ëndërrohet.

Në këto momente gëzimi dhe feste është e vështirë të gjejmë fjalë, dhe në fakt për çdo fjalë që do thuhet, druajmë se mos e humbin bukurinë e asaj “You have successfully moved to Kosovo, Albania” apo edhe hartës (që shumë shpejt pritet të përditësohet me Kosovën e Kuqe, si edhe Shqipëria).

Urime të gjithëve, e shpresojmë se gjithmonë të qëndroni kështu, të bashkuar, dhe të luftoni krah-për-krah për Shqipërinë tonë të dashur.


KOSOVA ESHTE SHQIPETARE***KOSOVA IS ALBANIA! http://www.erepublik.com/en/article/kosova-eshte-shqipetare-kosova-is-albania-2068395/1/20 -shout-

Welcome to Kosovo, Albania http://www.erepublik.com/en/article/welcome-to-kosovo-albania-2068495/1/20 -shout-


Rrofte Shqiperia e bashkuar KUQ e ZI.

Me Respket