Kandidimi im për President

Day 1,686, 14:17 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje të gjithë qytetarëve të eShqipërisë.

Më lejoni që në fillim të këtij shkrimi, të shpreh keqardhjen time për largimin nga loja (të përkohshëm ose përhershëm, ku i dihet) të Napoleon 54, Shqipëria po humbet shumë. Do duhej ditë të tëra që të shkruajmë për atë që ka bërë ai për vendin tonë, gjithsesi do doja të e falenderoja shumë sinqerisht në emër të të gjithë atyre që e konsiderojnë se ia ka vlejtur puna që ka bërë ai(dmth në emër të të gjithëve 😁. Shpresoj që Napoleon 54 të rikthehet sa më shpejt, pasi eShqipëria ka nevojë jashtmase për njerëz të tillë.

Gjithsesi, sot kam vendosur të ju shkruaj për një gjë shumë të rëndësishme, kandidimin tim për të qenë President i eShqipërisë. eShqipëria pas largimit të disa lojtarëve aktiv po gjendet në paksa momente të vështira, andaj besoj se mund të jem zëri i unitetit dhe i bashkimit të të gjithë Shqiptarve në lojë. Më poshtë po ju prezantoj objektivat e mia si President i ardhshëm i eShqipërisë.

Qeveri gjithëpërfshirëse

Si Presidenti i ardhshëm, në kabinetin tim qeveritar dua të përfshijë njerëz pa dallime politike. eShqipëria në këto momente ka nevojë që të ketë njerëzit sa më të bashkuar, dhe të punojmë të gjithë së bashku në të mirën e saj, andaj do të i thërras në qeverinë time të ardhshme (në rast se bëhem President, kuptohet) njerëz që janë kompetent për një post pa dallime politike.

Bashkim i të gjithëve për një qëllim
Do të mundohem të jem zëri i unitetit të të gjithë qytetarëve, duke i bashkuar ata për një qëllim - zhvillimin e vendit tonë, dhe duke i trajtuar të gjithë njësoj, pa dallime.

Taksa më të ulta
Personalisht, që nga fillimi i kësaj loje dhe kur kam filluar ta kuptoj mirë, kam qenë që taksat të ulen sa më shumë. Do të këshillohem me ekspertë të ekonomisë dhe do përdor autoritetin tim (nëse më ipet nga ju) që të ulen sa më shumë që munden taksat VAT (tatimi mbi vlerën e shtuar) si dhe Income tax (taksat në rroga).

Stimulimi i tregtarëve dhe prodhuesve
Do të mundohem që të bëj stimulime të ndryshme për ata që kanë kompani dhe që bëjnë tregti, e shesin sasi të mëdha, që të i stimulojmë duke i kthyer mrapsht paratë e taksave, vetëm që të shesin me çmime sa më të ulta për qytetarët tanë.

Ushtri të fuqishme
Do të mundohem që në aspektin ushtarak të angazhoj njerëz me përvojë në këtë punë, që të punojmë sa më shumë në forcimin e Shqipërisë në aspekt ushtarak. Nëse ka nevojë, do të angazhoj edhe eskpert ndërkombëtar në këtë fushë, gjithmonë duke u konsultuar me ata që kanë përvojë.

Ftimi i lojtarëve të rinjë
Peronalisht kam punuar shumë në këtë aspekt(kam ftuar mëse 700-800 lojtar), por gjithashtu do mundohem të ndihmoj akoma më shumë dhe duke kontaktuar me ata që kanë mundësi të ndihmojnë vendin tonë në këtë aspekt. Do të jetë ndër prioritetet e mia që të sjell sa më shumë lojtar të rinjë në lojë.

Përkthimi në gjuhën Shqipe i lojës
Ka kohë që po i kontaktoj adminët e lojës për këtë çështje, por vonë morra përgjigje, ku më konfirmuan se do filloj përkthimi i lojës në gjuhën tonë të bukur dhe më ftuan të jem koordinator i grupit përkthyes. Për më shumë informata do të ju tregoj së shpejti.

"Ministria e Wikipedias"
Ndoshta jo ndonjë prioritet i madh për shumëkë, po unë gjithsesi e konsideroj si gjë të arsyeshme dhe të nevojshme. Mungojnë shumë artikuj në wikipedia për vendin tonë, lojtarët tanë, njësitë ushtarake etj. dhe besoj se është shumë e arsyeshme që të mirret seriozisht përpilimi dhe mbikqyrja e këtyre artikujve në wikipedia.

Këto janë prioritetet e mia kryesore për mandatin tim të ardshshëm nëse zgjidhem President. Në rast se e ndjeni vetën se mund të jepni diçka për vendin tonë, në cilindo post, ju lutem më dërgoni PM, do të jetë kënaqësi të bashkpunojmë.

Me respekt,
DardanH.