Ju prezantoj me Kongresin e Shqipërisë

Day 1,710, 09:53 Published in Albania Albania by Ififif


Përshëndetje qytetarë të Shqipërisë!

Siç mund ta dini nga sot ka filluar punën Kongresi i ri i Shqipërisë për periudhën 26 Korrik - 25 Gusht. Ky artikull ka për qëllim tju prezantoj me përbërjen e Kongresit të ri si dhe me disa statistika interesante rreth tij.

Le të shohim fillimisht kush janë të përzgjedhurit e popullit për këtë muaj. Më poshtë keni listën me emrat e 10 kongresmenëve të zgjedhur nga vota e popullit. Si pasojë e pushtimit nga FYROM këtë muaj kemi vetëm 10 kongresmenë të zgjedhur nga rajoni Albanian Coast.


Napoleon 54
Ififif
onetr
KRIMIKO
Festi ManUtd Bublica
PEYONI
Rilindasi
Visar Jasiqi
Albanian Pirat
gap2009


Nga kongresmenët e zgjedhur, 2 prej tyre, përkatsisht onetr dhe Albanian Pirat, ose 20% e kongresmenëve shërbejnë për herë të parë në këtë post. Kongresmeni me më shumë mandate është Visar Jasiqi me 5 të tillë. Me nga 4 mandate janë Napoleon 54, Ififif, me nga 3 mandate PEYONI dhe gap2009, ndërsa pjesa tjetër ka shërbyer përkatësisht për dy mandate.


Si janë ndarë vendet në Kongres midis partive?

Partia e parë në këto zgjedhje në bazë të mandateve të fituara është Partia Nacionaliste, e ndjekur me rrallë nga Aleanca KUQ e ZI, Partia eDemokratike dhe Vellazeria Muslimane të ndara si më poshtë. Fronti Kombetar Shqiptar nuk ka arritur të siguroj asnjë post në kongres.

Partia Nacionaliste - 4 mandate - 40%
Aleanca KUQ e ZI - 3 mandate - 30%
Partia eDemokratike - 2 mandate - 20%
Vellazeria Muslimane - 1 mandate - 10%



Si është ndarë vota popullore midis partive?

Edhe në këtë pikë situata duket e ngjashme ku Partia Nacionaliste ndodhet në vend të parë e ndjekur nga Aleanca KUQ e ZI dhe më pas vijnë partitë e tjera. Vota popullore është ndarë si më poshtë

Partia Nacionaliste - 172 vota - 42.3%
Aleanca KUQ e ZI - 98 vota - 24.1%
Partia eDemokratike - 55 vota - 13.5%
Fronti Kombetar Shqiptar - 44 vota - 10.8%
Vellazeria Muslimane - 38 vota - 9.3%




Siç mund të shihet nga rezultatet e mësipërme disa parti si Aleanca KUQ e ZI, Vellazeria Muslimane apo Partia eDemokratike i kanë maksimalizuar më mirë postet në Kongres kundrejt votës popullore krahasuar për shembull me Frontin Kombetar Shqiptar.

Sa ishte pjesëmarrja në votime?

Në zgjedhjet e 25 Korrikut morën pjesë 407 votues ose rreth 6.1% e popullsisë. Duhet marrë parasysh fakti se një pjesë e popullsisë që është nën nivelin 14 nuk merr pjesë në votime. Gjithsesi kjo shifër e pjesmarrjes duket shumë e ulët. Në krahasim me zgjedhjet e Qershorit kur morën pjesë 447 votues, kemi një rënie të pjesmarrjes në votime me rreth 9%.

Këto ishin faktet që doja tju përcillja rreth kongresit të ri. Për lojtarët e rinj që nuk e dijnë, punën dhe ligjet e miratuara nga kongresi mund ta ndiqni këtu Country Administration

Gjej rastin të falenderoj të gjithë ata që më mbështetën në rizgjedhjen time si kongresmen. Ju uroj punë të mbarë të gjithë kolegëve të mi kongresmenë.

Me respekt,
IF

RROFTË SHQIPËRIA!