Ju prezantoj me Kongresin e Shqipërisë

Day 1,681, 11:05 Published in Albania Albania by Ififif
Përshëndetje qytetarë të Shqipërisë!

Siç mund ta dini nga dita e djeshme ka filluar punën Kongresi i ri i Shqipërisë për këtë muaj. Ky artikull ka për qëllim tju prezantoj me përbërjen e Kongresit të ri si dhe me disa statistika interesante rreth tij.

Le të shohim fillimisht kush janë të përzgjedhurit e popullit për këtë muaj. Më poshtë keni listën me emrat e 30 kongresmenëve të zgjedhur të ndarë sipas rajoneve ku kanë kandiduar. Rajoni Albanian Coast ka nxjerr 12 kongresmenë sepse të tre wildcards kanë dalë nga ky rajon duke qënë se kanë pasur më shumë vota si pasojë e garës së fortë në këtë zonë.

Albanian Coast

Napoleon 54
gap2009
besim25
Ififif
Labern
Ethnic.Alboz
Edward LoCo
ArberiMustafa
Eros_Alb
DardanH
Deqan0007
ArlindXhakoli


Tirana

Visar Jasiqi
Lyrical Warfare
ujku76
ccosma
altinks
Armant
benni21
Da Big One
El Luchador78


Southeastern Albania

PEYONI
Birziminium
eBiord
RHako95
The.Duke
Jori Precaj
ferizhigh
AlbionMAX
Muhammedmurat


Nga kongresmenët e zgjedhur, 17 prej tyre ose rreth 57% shërbejnë për herë të parë në këtë post. Kongresmeni me më shumë mandate është Visar Jasiqi me 4 të tillë. Me nga 3 mandate janë Napoleon 54, Ififif, ArlindXhakoli dhe eBiord, ndërsa pjesa tjetër ka shërbyer përkatësisht për dy mandate.


Si janë ndarë vendet në Kongres midis partive?

Partia e parë në këto zgjedhje në bazë të mandateve të fituara është Partia Nacionaliste, e ndjekur me rrallë nga Aleanca KUQ e ZI, eAlbania dhe Vellazeria Muslimane, Partia eDemokratike, të ndara si më poshtë

Partia Nacionaliste - 11 mandate - 36.6%
Aleanca KUQ e ZI - 10 mandate - 33.3%
eAlbania - 4 mandate - 13.3%
Vellazeria Muslimane - 3 mandate - 10%
Partia eDemokratike - 2 mandate - 6.6%



Si është ndarë vota popullore midis partive?

Edhe në këtë pikë situata duket e ngjashme ku Partia Nacionaliste ndodhet në vend të parë e ndjekur nga Aleanca KUQ e ZI dhe më pas vijnë partitë e tjera. Vota popullore është ndarë si më poshtë

Partia Nacionaliste - 178 vota - 39.8%
Aleanca KUQ e ZI - 123 vota - 27.5%
eAlbania - 61 vota - 13.6%
Partia eDemokratike - 50 vota - 11.2%
Vellazeria Muslimane - 35 vota - 7.8%



Siç mund të shihet nga rezultatet e mësipërme disa parti si Aleanca KUQ e ZI dhe Vellazeria Muslimane i kanë maksimalizuar më mirë postet në Kongres kundrejt votës popullore krahasuar për shembull me Partine Nacionaliste apo Partine eDemokratike.

Sa ishte pjesëmarrja në votime?

Në zgjedhjet e 25 Qershorit morën pjesë 447 votues ose rreth 8.1% e popullsisë. Duhet marrë parasysh fakti se një pjesë e popullsisë që është nën nivelin 14 nuk merr pjesë në votime. Gjithsesi kjo shifër e pjesmarrjes duket e ulët. Në krahasim me zgjedhjet e Majit kur morën pjesë 428 votues, kemi një rritje të pjesmarrjes në votime me rreth 4.4%.

Këto ishin faktet që doja tju përcillja rreth kongresit të ri. Për lojtarët e rinj që nuk e dijnë, punën dhe ligjet e miratuara nga kongresi mund ta ndiqni këtu Country Administration

Ju uroj punë të mbarë të gjithë kolegëve të mi kongresmenë.

Ififif

RROFTË SHQIPËRIA!