Investimet e rrezikuara te disa prej qeverisjeve

Day 1,704, 07:22 Published in Albania USA by sulmuesi

Ne jemi akoma shtet i ri ne eRepublik. Pavaresisht nga gjashte apo shtate mije banore, eShqiperia ka akoma nje nivel te kufizuar te banoreve qe mund te futen ne divizionin e dyte, te trete dhe sidomos divizionin e katert.

Gjithsesi shqetesimi im qendron gjetke

Keto dite lexoj qe qeverisjet e shkuara ne eShqiperia kane mbledh donacione nga banoret dhe kane krijuar do fabrika shteterore, gjysem-shteterore, gjysem-private, thuajse private, pra ne nje forme shume te papercaktuar. Po ashtu eshte krijuar dhe nje Banke e Shqiperise ne modelin e nje banke.
Ne fakt te gjithe emertimet qe perdora une me lart jane falsitete per te mbuluar nje shkelje te drejtuesve te eShqiperise. Keto gjoja fabrika jane thjesht accounte dytesore te parregullta qe menaxhohen dhe mbahen nga disa banore te eShqiperise ne kundershtim me rregullat e eRepublik. Aty jane mbledhur shume pasuri te cilat mund te behen zero me nje vendim te lojes.

Ky eshte nje gabim shume i madh dhe pergjegjesit duhet te gjejne menyra te fisme per ta menaxhuar duke ardhur me prane rregullave te lojes. Dhe ne duhet te kemi Zyrtaret Shqiptare ne loje, por me keto shkelje te tilla nuk jemi aspak te besueshem per zyrtaret qendrore te lojes.

Eshte koha per rregulla, koha per ligjshmeri