Informata nga M.E. në lidhje me gjendjen e krijuar.

Day 1,521, 01:28 Published in Albania Croatia by Bardhb


Te nderuar Qytetarë të eShqipërisë,
Siç e dini edhe vet tani jemi ne luftë me IRJM(“Maqedonine”), pasi ata na shpallën si Natural Enemy pa patur asnjë provokim nga ana jonë. Duhet ta pranojmë që kemi shumë pak shanse për të fituar në këtë luftë. Shume shpejt madje mund të ndodhemi prap nën okupimin e plotë të armiqve tanë SllavoMaqedonas dhe Serbë. Ky sundim do ket disa pasoja direkte në ekonominë shqiptare.
Pasojat kryesore jane:
a) Humbja e bonuseve të produktivitetit
b) Mungesa e tregut të punës



a) Sa i përket bonuseve, Shqipëria do humbasi 20% ekstra produktivitet qe ka patur në prodhimin e armëve dhe te ushqimit. Pasi të pushtohet një shtet totalisht, fabrikat tek ai shtet prodhojnë 100 copa ushqim (të cfardo lloj kualiteti) dhe 10 armë (cfardo lloj kualiteti). Kjo zbritje e prodhimtarisë mund të ket ndikim në çmimet dhe ne sasinë e produkteve që shiten në treg.

b) Tregu i punës është një problem tjetër i madh për Shqipërinë sepse nese ndodhemi nën sundim total, edhe pse prap mund të shikoni ofertat e punëdhënsve, nuk mund të punësoheni në kompanitë e asnje qytetari të atij shteti qw ndodhet nwn okupim. D.m.th qw kwto oferta jan plotwsisht fiktive. Jemi tw sigurt qe armiqët e eShqipërosë do mundohen të vejn oferta fiktive përmes account-ave fallco në mënyrë që të gënjejn qytetaret Shqiptar, si dhe për të krijuar probleme tek shteti ynë të ardhurat e së cilit do zvogëlohen ndjeshëm. Këtu dëshirojmë t’ju ritheksojmë që nëse nuk punoni per shtetas Shqiptar apo e leni punën tuaj në Shqipëri, duke u zhgjenjyer nga ofertat fiktive te tregut, MOS U PUNËSONI NË TREGUN MAQEDONAS OSE SERB, sepse ashtu ndihmoni ekonominë e armiqëve tanë kryesor. Kërkoni më mirë punë tek shtetet aleate të Shqiperisë që ofrojnë pagat më të larta si per shembull Kina, Brazili, Turqia, Kroacia, Bullgaria!


Me Respekt,
Ministria e Ekonomisë


P.S. Beni Subscribe gazetes, dhe lexoni artikujt paraprakes nese akoma nuk i keni lexu.. Stafi i Ministrisë së Ekonomisë mundohët vazhdimisht tu sjell artikuj qe kane te bejne me financat, menaxhimin e mire te lekeve si dhe info tjera qe kan te bejne me aspekte te financave. Nese keni pyetje mos hezitoni te shkruani PM tek ministri Claudek ose tek botuesi i gazetes Bardhb.