Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit
Strategi1
Ekzistencën e Ilirëve në rajonin e madh gjeografik të Indokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), një vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani, dhe pikërisht në atë zonë ku para disa kohësh u vra Bin Ladeni, fillimisht e ka zbuluar shkrimtari amerikan James Hilton, me veprën e titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizon). Më pas, në maj 1983, në gazetën “Lidhja” të Antonio Belushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë ka bërë në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili dëshmon kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.
Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë. Ata ngelën andej, për shkak të largësisë nuk mund të ktheheshin në atdhe, por u vendosën në atë rajon ku u detyruan të martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre quhet burrashka, gjuha e burrave, ndërsa gratë flisnin gjuhën tjetër. Tani kjo gjuhë përsëri quhet burrashka, por është e përzier dhe nuk shkruhet.
Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve: ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pinë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajonin ku jetojnë. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vërtete kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Mali përballë quhet Torabora (Tu ra borë). Një mal tjetër ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës. Ky mal quhet Rakaposhi (Ra kah poshtë).
Linku ne Youtube
http://www.youtube.com/watch?v=qoiGhRGCHtQ
Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastravecë, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj., që nuk i kultivojnë vendësit. Banorët janë bujq (arë-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor tarracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë tarracat me ujë quhen Kulluse. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri-tjetrit. Kryetari i Hundzës e ka titullin Mir (Më i miri). Festa më e madhe është Viti i Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët), quhet Naurosh (Na uro) dhe bie më 21 mars.
Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy të kaltër, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq.
Lart në male është një fis i madh që quhet Kalash dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhie (edhe Skënderbeu dy brirë dhie kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë Bisha. Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë Shalëvare (shalë të varura), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë Kamishë (që vishet në misht). Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura Kamarbunde.
Linku ne youtube
http://www.youtube.com/watch?v=5BEcoyTUsFk
Banorët e Hundëzës dhe Baltëzës e dinë origjinën e tyre të lashtë që kanë qenë ushtarë të Aleksandrit të Madh. Ata e lidhin origjinën e tyre me Greqinë, e cila ka patur më shumë kontakt me ta dhe nuk kanë shumë dijeni për Shqipërinë, gjuhën e së cilës flasin, pasi atje nuk ka shkelur asnjë këmbë shqiptari, pavarësisht se ka njëmijë e një arsye për të shkelur e për t’u ngulur mirë.
Dijetari Dr. J. M. Hoffman ka vizituar dy herë Hundëzën dhe ka nxjerrë këto konkluzione: Vendbanimi i ilirëve është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit. Lugina ku ata jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël). Kjo fushë mbyllet me një hundëz, rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Një vend moçalor aty quhet Balta. Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit. Vendi ku banonin ilirët më pas u quajt Kafiristan (të pafetë, qafirët), sot e quajnë Nuristan.
Ata pinë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre. Jetojnë shumë vjet, pinë shumë ujë që rrjedh nga akullnajat, pinë çaj me rrëshirë shkëmbi (që e quajnë shëlli-rë). Nuk pinë kafe ndërsa janë shumica vegjetarianë.
Gjuha e vendit illirian Makedhonia ishte Skipja - Shqipja e Lekës së Madh, e të atit të tij, Filipit të Makedhonisë. Ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin autorët antikë, të cilët nga mëria ekspansioniste e quanin shqipen e vjetër edhe gjuhë barbare (“Aleksandri i Madh fliste një gjuhë barbare, që nuk ishte as greke dhe as latine”). Ishte ajo shqipja e Lekës së Madh, e përcjellë gjatë pushtimeve të tij në Aleksandri, Hindi, po ashtu deri tej illerit gjërman, në rrafshin trekontinental afriko-azio-evropian. Leka i Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe kulturalisht antikitetin botëror të kohës.
Comments
o7
Po me qudit qeky emri "Qafiristan" 😛
Është quajtur e tillë për shkak se popullata e atjeshme(pra këta) nuk kanë pranuar deri vonë fenë islame. Tani e quajnë Nuristan siç shkruhet edhe në artikull. Besoj se mund ta kesh ditur po e shkruajta që ta dinë edhe të tjerët.
flm vlla per sqarimin 🙂
Big V 🙂 duhet te bejme shpesh artikuj te tille 🙂
E para ia vlen te shkruash nga eshte marre ky burim sepse eshte publikuar sot ne disa grupe dhe faqe per Ilirt . E dyta si keto ketu ka shume ne vende te tjera . Ka burime , informacione te pafunda . Do te ishte e bukur nese do mblidheshim te gjithe te publikonim ketu ne erepublik ne menyre qe t'ua shtime ne gjak dashurine per historine e shqiptarve ne gjak brezit te ri qe nuk i kushtojne rendesi fare , nuk kane deshire te mesojne ne lidhje me historine e lashte te vendit te tyre . o/
V
[removed]
Im sorry for that bro but don't be stupid to sell this things at chat ,, people are not trusted ,, sell in your country market and help your country economy ,, its better than lousing 7700 cc for nothing ,,
btw if I had this money I will send but as you can see im yang player and I cant help you 🙁(((
[removed]
fair enough
bravo per artikullin ,,
kush eshte pro te shkojm e ti clirojm 😛
ne fakt jam ne dijeni te ekzistences se ketyre ,,, madje shtete si maqedonia dhe greqia i kan ofruar dhe madje kan pritur edhe delegacione nga keto shtete nderkohe qe ne vetem rrim e shikojm 🙁(
[removed]
Copy past telegrafi.com
http://m.telegrafi.com/magazina/historia-2300-vjecare-e-shqiptareve-te-qafiristanit-18-1389.html
E vertet qe copy pastr po qka shef tkeqe
V e madhe e shtypit 🙂
Ju na thoni në lidhje me të ende ukrainas . Ata tani pohojnë se ukrainasit - kombin më të vjetër evropiane që i dha botës latine Buda duart dhe krijoi Detin e Zi . Në tekstet e tij të historisë të shkollave të mesme .
I admire the fact that you tried writing in albanian ... but I didn't understand a thing...English maybe..??
Yes, Google can do anything. ))) You tell Ukrainians about it yet . They now claim that Ukrainians - the oldest European nation that gave the world the Latin and Sanskrit, Buddha, as well as creating its own Black Sea. In his high school history textbooks .
V
ku sdo gjesh shqiptar...xD... qeveria ka frige se do dalin 15 M shqiptar edhe duhet tu jap shtetesi e tu siguroj pune..😛.. mos flasim se te ishim aq shqiptar mesiguri kishim bere ndonje lufte ...😛
v+s
Penda te lumtë per kete artikull te mrekullueshme. Ne si duhet ti njohim rrenjet tona. Iliret ishin njeri prej civilizimeve me te medha te kohes.
Kete duhet ta mesojne gjeneratat e reja.