Endritt 4 CP

Day 2,417, 05:38 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka
Endritt 4 CP


Pershendetje motra dhe vellezer,qytetar te nderuar te eShqiperise!
Kesaj here dua te shpall edhe zyrtarisht kandidimin tim per president te eShqiperise.Gjate tere kesaj kohe sa jam ne loje jam perpjekur te jap me te miren per komunitetin,shpeshhere ia kam dal mbane,por nganjehere edhe kam deshtuar.E ta them te verteten nuk eshte se e kam menduar se do kandidoja per CP,por deshira per t’iu perkushtuar me tere qenien time per nje muaj rrjesht ketij komuniteti fenomenal(te vogel por te mrekullueshem) me shtyri ta ndermirrja kete hap.

Ajo qe me krenon me se shumti eshte kjo:

Perkrahja nga top5 partite e vendit
I falenderoj te gjitha partite per perkrahjen dhe besimin,do bej me te miren tuaj kthej ne menyren me te mire(me pune dhe sukses).

Duke mos dashur t’iu lodh me fjale po filloj me shpalosjen e programit dhe synimeve te qeverise se eShqiperise per muajin korrik.


Politika territoriale
-Synim paresor do jete sigurimi i kongresit.Duke e dite ke kemi okupator te territoreve tona origjinale,nje sulm ajror eshte i domosdoshem per te pas kongres te sigurt.Veq kemi ne mendje disa nga destinacionet e mundshme,por e gjitha qe mund tu garantoj eshte se kesaj rradhe do shkojme diku ku eshte me qete dhe ku e kemi me te lehte per ta mbajte nen kontroll,e rrjedhimisht mund te qendrojme per kohe me te gjate.Proces ky qe do na vonohet per disa dite per shkak se ne garen e fundit Serbia fitoi x1 influence neper beteja,qe na e bene te pamundur clirimin e territoreve origjinale.E deri ne ate kohe ne duhet ta shfrytezojme per te mbush fondin e AS me ushqimin dhe cc te kerkuara.
-Varesisht edhe nga zhvillimet e luftes,do te tentohet qe territoret origjinale ti clirojme dhe ti mbajme te cliruara(se paku per kongres,te kemi me shume kongresmen),por gjithsesi prioritet do kene territoret e pushtuara me AS.
-Nuk do mungojne as artikujt me “urdhera ditor” per tu njoftuar me betejat me te rendesishme dhe aty ku demtimi yne kerkohet.


Politikat e jashtme
Kujdes te veqant do ti kushtohet edhe puneve te jashtme.Se pari ne perforcimin e marredhenieve me aleatet aktual,dhe krijimin e miqesive te reja me shtete te bllokut antiAsteria.
-Sigurimin e perkrahjes se aleateve ne betejat tona,ngase vertete ndihma e tyre ka qene cdo here mese e mireseardhur por edhe e nevojshme.Por ne anen tjeter do perpiqemi edhe ne tu ndihmojme me kapacitetet tona,qofte ne demtim,supplies e pse jo dhe CO.
-Me projekte dhe ide te vogla,simbolike do perpiqemi te perforcojme edhe me shume miqesine me aleatet,por edhe te rritet emri i eShqiperise ne arenen nderkombtare.
-Qeshtja e aleancave ka qene nje teme e nxehte keto kohet e fundit,se fundmi flitet per krijimin e nje aleance te re,me shtetet proSirius,por qe do ta kete pavaresine e saj nga aleanca ame,dhe ku hipotetikisht vendi yne do ishte nder shtetet me fuqi me te larte ushtarake,andaj ia vlen te merret parasysh si nje opsion.
-Do rikthejme programin e ambasadoreve,duke dashur te shtojme aktivitetin e lojtareve tane,por edhe qe nga ta te nxjerrim diplomatet e ardhshem te vendit,e poashtu t’i bejme reklame te mire komunitetit tone.
-Kam menduar ti vleresojme simbolikisht disa nga lojtaret dhe MU-te e huaja qe gjate tere kohes jane treguar te afert,bashkpunues dhe ndihmues me ne(per me shume do shkruaj nje artikull pas disa ditesh).
-Intervista me CP dhe MoFa te shteteve te tjera,nje mini turne me shtete me fuqi ushtarake perafersisht te barabarte me ne etj.


Politikat e brendshme
Fatmiresisht konfrontimet dhe debatet qe ndonjehere kane kaluar edhe ne gjuhe denigruese nuk jane me pjese e komunitetit tone.Per kete duhet pergezuar cdo qytetar i vendit per pjekurine dhe maturine e treguar,e te shpresojme se nje gjendje e tille vellazerore te vazhdoj edhe muajt e ardhshem.
-Keshilli i larte ka qene dhe do mbetet organ i respektuar nga komuniteti,por siq e tha dhe Illyricum ne artikullin e tij ndoshta ka nevoj per pak freskim,dhe shtim te aktivitetit.Do sigurohemi qe kjo te ndodhe duke fut edhe lojtar te tjere(te besueshem,aktiv,punetor).Dhe keshili i larte te vendos per politikat afatgjata te vendit.
-Grup mesazhi me kongresin ku do kordinohemi rreth ligjeve,dhe do marrim vendim per propozimin dhe votimin e ligjeve perkatese.
-Do zgjedhim gjithashtu edhe nje kryetar te kongresit,i cili do beje pjese ne keshillin e larte,dhe do jete zeri i kongresit ne keshill.
-Do krijojme grupmesazhe me lojtaret me goditjen/hit me te larte ne eShqiperi per divizionet perkatese(me theks te veqant ne Div 1 dhe 2),qe do jene te afte ne menyre eficente te fitojne beteja kruciale per shtetin.Te luftojne aq sa duhet ne kohen kur duhet,dhe te na sjellin lavdi.Do insistojme ne permbushjen e kerkesave te tyre me arme nese kane mungese/nevoje per to.Dhe besojme se as nuk do demtojme acc te tyre,por edhe do fitojme raundet e betejave kur me se shumti nevojitet.


Ministria e Edukimit
Kravenn ka sjelle nje fryme te re ne mesimin e lojtareve te rinj,per aq pak kohe sa pati,andaj kemi vendos t’ia japim edhe kete muaj ne dispozicion te vazhdoj punen e mire qe ka nisur ne qeverisjen e Erjolit.
-Do rikthjeme projekte te cilat para disa muajsh u paten treguar mjafte efikase dhe te dobishme,si:”Dora-Dores,Vllau-Vllaut”,”Kutia e Pyetjeve”,mini misione per lojtaret e rinj me shperblime etj.
-Rendesi te veqant do ti kushtohet shkrimit te artikujve informues dhe edukativ e me teme baze ekonomine personale te lojtarit,perkatesisht shpjegimin e menyrave si te arrihet tek paraja ne eRep(ne menyre te ndershme,pa scam).


Ministria e Ekonomise
Thone se “paraja e rrotullon Boten”,e askund me mire sesa ketu ne eRep nuk mund te vertetohet kjo thenie.Burimi i te hyrave per nje shtet eshte permes taksave,e ne kete rast loja eshte treguar shume e padrejte me neve dhe shtetet si ne qe pjesen me te madhe te kohes i kane territoret origjinale te pushtuara.Ngase 80% e taksave tona i shkojne okupatorit,ndersa neve na mbesin 20% qe eshte edhe nje arsye me shume per te mbajte taksat ne nivel te ulet(per te mos ushqyer armikun) dhe per te perforcuar buxhetin personal te lojtareve cofte bleresve ashtu dhe shitesve,ndersa parat e nevojshme per MPP dhe CO do sigurohen nga burime te tjera.
-Iu premtojme transparence totale sa i perket parave te shpenzuara nga buxheti,ne cdo fund jave do dal nga nje raport me te hyrat,shpenzimet dhe destinacioni i parave te shpenzuara.
-Informimi i qytetareve rreth trendit te qmimeve ne tregun global,tabela e taksave dhe rekomandime rreth arsyeshmerise se investimit ne fabrika te llojeve dhe cilesive te ndryshme.
-Raport cdo 5 dite nga fabrikat shteterore me prodhimin,shpenzimet,numrin e punetoreve,te gjitha te dokumentuara me ss(screen shot)


Ministria e Imigracionit
Ndonese eShqiperia eshte nje vend relativisht i sigurt nga PTO,masat mbrojtese asnjehere nuk jane te demshme,per kete arsye pranimi i lojtareve tashme te njohur shqiptar do behet pa pase nevoje per aplikim,ndersa per lojtaret e huaj rregullat do jene strikte😛lotesimi i formularit i domosdoshem.
Do u behet thirrje lojtareve shqiptar ne shtetet tjera te kthehen ne atdhe,dhe eksperiencen dhe kontributin e tyre ta japin ketu.
Do perzgjedhim Oficeret e Imigracionit te cilet do kene per detyre te kontaktojne me lojtaret e huaj qe duan ti bashkohen eShqiperise,dhe poashtu te investigojne ne lidhje me ta,per te pare te kaluaren e tyre ne loje,nese kane qene te perfshire ne ndonje PTO ne shtet tjeter,jane te njohur si mashtrues apo kane qendrime ekstremiste.
Nese oficeret e Imigracionit nuk gjejne asgje ne kundershtim me ato qe u thane me siper do ia kalojne kongresit per aprovim te shtetesise.


Ministria e komunitetit
Duke e pare qe cdo dite numri i lojtareve tane ne loje vetem po zvogelohet,per shkaqe te ndryshme e nje prej tyre eshte sepse me loja nuk i ofron asgje,kemi menduar te krijojme nje ministri te re e cila do merret me aktivitete qe do i afronin lojtaret mes vete,por edhe do e benin lojen me atraktive,do shtonin aktivitetin ne modulin mediatik,dhe do ta njihnim me mire njeri-tjetrin edhe jashte eRep.
Nder projektet e kesaj ministrie do jene:nje projekt media mogul mes lojtareve shqiptar,regjistrimi i popullsise,sondazhe te ndryshme lidhur me lojtaret me te vlefshem te komunitetit,aleatet me te mire,lojra garuese me shperblime simbolike,zgjedhim gazeten e muajit,shkruajme artikuj per njeri-tjetrin,faqja dhe grupi zyrtar i komunitetit ne facebook,turne ne guerilla fight,shperblime per ata qe hapin gazete dhe fillojne te shkruajne artikuj,paraqitja e statistikave te pergjithshme te shtetit dhe lojtareve.


Ministria e Teknologjise(chat)
Ne te kaluaren chat-i ka qene shpesh here vater e debateve aspak konstruktive,qe jane percjell negativisht edhe ne loje,muajve te fundit ky “fenomen” eshte larguar dhe gjithqka eshte me e qete.Per ta vazhdu kete pune te mire te nisur nga qeverite e muajve te kaluar,do vazhdojme qe “op” ne kanalin zyrtar #EShqiperia do kene vetem anetaret e qeverise,rregullat vazhdojne te jene te njejta:3 kick dhe pastaj ban disa ditor.Por cdo ban qe ipet duhet te vertetohet edhe me ss(screen shot),per te mos pas diskutime te panevojshme.
Nje here ne jave do kemi mbledhje ne chat ku prezent do jemi qeveria e vendit dhe populli,aty do diskutojme rreth problemeve tuaja,mendimet qe keni,dhe do merrni pergjigje per cdo pyetje tuajen(duke ruajtur disa info sekrete per te mos demtuar eShqiperine).


Albania Army eshte njesia e vetme ushtarake nen zoterim te shtetit,per te gjithe pjesetaret e saj do vazhdoj te qendroj njejte sikur edhe muajt e tjere,do marrin te njejtat furnizime nga te punuarit ne fabrikat shteterore.
Do shohim edhe situaten ne FPZH (kam ne mendje diqka ne lidhje me te,por nese nuk realizohet nuk dua tu zhgenjej).

Per fund ju lutem te gjithe qe keni kohe te lire dhe motiv per te qene pjese e qeverise te me kontaktojne ne PM,ku e shohin veten me mire,ku mendojne se mund te japin kontribut me te madh.
E di qe do jete e veshtire,dhe do kemi shume pune per te bere,por jam i sigurt se me ndihmen e secilit nga ju do ia dalim mbane!

Faleminderit qe patet durim ta lexoni 🙂
Endritt Zekka