Edhe unë!

Day 2,370, 01:11 Published in Albania Albania by Nessi 91

Përshëndetje shqiptarë!

Edhe unë sikur disa lojtarë të vjetër kam vendosur që të hjeki dorë përfundimisht nga kjo lojë e shpifur e cila na merr gjënë më të rëndësishme në jetë, kohën.

Tani kur e mendoj qe kam kaluar mbi 2 vite në një jetë virtuale e cila 'menaxhohet' nga disa Romun të cilët e konsiderojnë vehten 'zot', mendoj qe nuk ja ka vlejtur as një sekond në këtë faqe. Por vetem për një gjë ja ka vlejtur, kam takuar njerz të rinjë që kanë motiv për jetë.

Secilin lojtar e këshilloj që të mos jetoj në një iluzion, sepse një ditë iluzionit do ti vije fundi.

Për ata që kanë kohë ju kisha preferu që ta shikon këtë video dhe të mendoj se si të veproj në të ardhmen.

www.youtube.com/watch?v=Z7dLU6fk9QY

Ju uroj suksese në jetë!

P.S: Kush ka dëshirë të takohet me mua në Prizren (sepse nga Prizreni jam) por edhe në Prishtinë le të me kontaktoj.

Rroft Shqipëria e Shqipëtarëve!