Edhe "Google" kuq e zi

Day 1,835, 03:12 Published in Albania Albania by Arbb 7


Pak sekonda pasi ora kaloi 00:00 pas mesnatës dhe hyrjes së datës 28 Nëntor, faqja më e klikuar në Internet, Google, ka vendosur në mesin e saj Flamurin kuqezi dhe një numër 100, që simbolizon 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.Motori më i madh i kërkimit në internet, Google, sot duket Kuq e Zi.

Fatkeqësisht, ky ndryshim shihet vetëm nga shqiptarët që janë brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa ata që janë në trojet e tjera shqiptare apo kudo nëpër botë, nuk munden ta shohin këtë.

Nisma e të riut korçar që jeton në SHBA, Klajdi Hëna, duket se është pranuar nga drejtuesit e kompanisë Google, faqja e së cilës klikohet nga më shumë se 1 miliardë vetë në ditë.

Një peticion ka marrë një mbështetje të madhe nga shqiptarë anembanë botës, ku numri i firmëtarëve i kishte kaluar 75 mijë veta. Që kërkesa të merrej parasysh nga drejtuesit e Google, duhet të kishte të paktën 50 mijë vetë.

E dashura Google!
Ne vetëm deshëm që ju ti tregoni botës për ne, se përndryshe ne e njohim vetveten!

Pa respekt:
Krejt Shqiptaria.