Dokument serb i vitit 1912!
Burevii
Nga historia duhet të mësojmë! Kjo është para 104 vjetëve , por nuk don të thotë se nuk ka ende veprime të tilla!?
Shikoni direktivat serbe për punën e tyre me shqiptarët në vitin 1912 në prag të luftërave ballkanike. Këtu e keni përkthimin shqip, ndërsa në shtojcë e keni edhe origjinalin e vitit 1912!
UDHËZIM MBI VEPRIMET ME SHQIPTARËT
11 KORRIK 1912
MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME KONSULLATAVE
Pikëpamja jonë sa i përket marrëdhënieve tona ndaj shqiptarëve është:
Duhet me të gjitha forcat që të ndihmojmë një përçarje sa më të madhe mes turqve dhe shqiptarëve, përçarja duhet të jetë aq e madhe sa që asnjëherë të mos mund të tejkalohet. Shqiptarët, pra duhet të nxiten për luftë kundër Turqisë, dhe jo vetëm të kurajohen, po në atë mënyrë edhe të ndihmohen.
Por, nuk duhet që kjo ndihmë të jetë e tillë që ata të bëhen zot të situatës. Sa është interesi serb që pushteti turk mbi shqiptarët të zbehet aq më shumë është interesi që kjo luftë mos të nxjerr shqiptarët si fitimtar aq më shumë kur ajo ka një karakter nacional çlirimtar si që ka tash lëvizja e shqiptarëve.
Ne duhet t`u japim shqiptarëve ndihmë në luftën kundër ushtrive turke ( me këshilla, armë, municion, njerëz të stërvitur, para dhe tjera ), por të kemi kujdes mos të humbim plotësisht besimin e turqve dhe mos u bëjmë shumë pengesa ushtrive turke kur ata do ndërmarrin aksione luftarake për shtyje të Lëvizjes çlirimtare shqiptare.
Në këtë mënyrë ne kemi arritur:
a) Shqiptarët dhe turqit në luftën mes tyre do të dobësohen aq sa që turqit do dobësoheshin në luftën kundër Serbisë, por edhe aleatëve të saj ballkanik ( bullgarët, grekët dhe malazezët, pasi mes tyre patjetër të bëhet aleancë ) që patjetër do bëhet dhe ata të fitojnë përshtypjen se pa ndihmën tonë nuk mund të bëjnë asgjë kundër turqve;
b) Shqiptarët në NE do të shohin mikun e vërtet dhe mbrojtës të tyre dhe në një kohë do bëhen edhe aleat tanë politik;
c) Serbia kështu do të ruaj forcat e saja të armatosura për luftën vendimtare që do të ketë me turqit një ditë.
Qëndrim të tillë duhet të ndërmarrin edhe malazezët. Ndërsa ne duhet që te shqiptarët të krijojmë miq, të forcojmë marrëdhëniet e ndërsjella dhe besimin, po edhe nëse deri diku krijojmë mos besim te Turqia.
E ardhmja e kombit tonë sikur varet nga marrëdhëniet e besimit mes serbëve dhe shqiptarëve."
Beograd, 11 korrik, 1912 Jovan Jovanoviq-d.v.”,
Shkroi historiani: Muzafer Bislimi
Comments
Pole!
Tek VotersClub mundesh me ble vota per me dal ne TOP5 ne Shqiperi LOL
Jo ska nevoj🙂
spot kuptoj per qfar arsyje e ki postu edhe cilli osht mendini yt
Spot kuptoj qysh spe kupton😛
..Qart kam shkru Peja 🙂
e paske postu mendimin tond ma posht nreplik te zgjim kisha dasht met thon qe me lexu ma teper per ket pun edhe jo veq njonen an tmedaljes
Peja besom qe un lexoj shum histori , lexoj edhe vet shkrime te atyre qe jan kan pjesmarres te kohës e ngjarjeve , historiane si nathalie clayer , Noel Malcolcm etetj po nese mendon qe un duhet me lexu - "anen tjeter te medaljes" qiftin e fahri xharres , jo se ai hyn ne kategorin e prrallave 🙂
lexo histori per ismail qemailin isa boletinin hasan prishtinen fan nolin faik konicen e ahmet zogun per edhe per haxhi zeken
lexo edhe per gjon truqit edhe politiken e tynve edhe arsyet e luftes jo veq perfundimet lexo edhe per zenel gjoleken e nfund edhe per interesat politike te turqis shqiperis serbis maqedonis anglis rusis e frances ne at koh ki mi pas sendet mat qarta 😃
p.s cilli je kon para se me pas ket acc 😃
Un jam FlorimWittia (me këtë emër kam hy në chat) ,nëse me mban men😛)
po po te mbaj mend 🙂
Kadri veselit qoja, se shkau bes nuk ka e kemi armik tperjetshem
Po normal shqiptari gjith e ka hanger sherri i tjerve se kemi shum besim te tjeret ne...
Politika serbe ka qen qe shqiptaret ti armiqsoj me turqit sa me shum dhe qe ata te luftojn sa me shum mes vete (ne kohen kur dihej se P.Osmane po shuhej) dhe perderisa te dyja palet dobsoheshin ajo (serbia) e priste rastin e saj qe ti vjedhte tokat shqiptare gjë që edhe e ka bo .... shiqo se qfar shkruante pleqnari i njohur i asaj kohe Xhemal Abria :
"Nuk na duhet luftë me ushtrinë turke. Aty kemi edhe djemtë tanë deri në gjeneralë që po luftojnë kundër Rusit. Ata po luftojnë edhe për interesat e Perandorisë, por po mbrojnë edhe trojet etnike shqiptare... Turku shkon n'ven të vet e na rrezikun e kemi para dere - sllavin..."
Në vitet e fundit të jetës ai parandjente 'çlirimin' nga osmanët, por edhe okupimin e mënjehershëm nga serbia. Të vëllait Adem Saferit dhe mulla Salihut (boshnjak nga Vushtrria) , të cilët morrën pjesë në rrënimin e Sarajit në Llaushë, iu thotë: "S'jeni shkue me i pri lirisë, po me ja çelë deren Serbisë..." Personat që i kalonin kah dera me kuaj ngarkuar plot me armë të serbisë, kinse për ndihmë shqiptarëve kundër Perandorisë, i përzinte me fjalë të rënda: "Ju e paskeni shitë vatanin. Herdo-kurdo tradhtia ka me ju dalë për mejdani..." Pastaj shkon te vorret e u thotë: "T'lumt ju si ini t'dekun e nër dhe, e s'jini t'gjallë me ju shkelë kamb e shkaut si do t'na shkelë."
(Burimet: Dr. Mehmet Rukiqi "Krijuesit dhe bartësit e tregimit popullor në Drenicë" , Xhemail Bajrami "Xhemal Abria - pleqnarë i Kosovës")
Une di nje rast tjeter qe ka ndodh ne qytetin tem (Shkoder) . Ne 1913 ne mos u gabofsha malazest rrethun Shkodren dhe per me fut percarjen mes muslimanve dhe katolikve , naten e Bajramit hodhen koken e derrit ne nje xhami por paria qe qytetit e perbere si nga familje muslimane ashtu edhe katolike se lanen qe ky veprim me u ba shkak per nje lufte fetare ne kete qytet .
Po ka pasur raste të ndryshme, me 28 mars 1897 te dera e Xhamis se Rus-Maxharit në Shkodër u gjet nje derr i therrur! Muret e Xhamis nga brenda vende vende ishin lyer me gjak derri e diku diku ishte varur ndonj cop mishi, ky incident siq u mor vesh me von ishte veprim i nxitur nga të huajt dhe i provokuar nga vet katolikët por shkaktoi paknaqsi te madhe ndërfetare. Në nje rast tjetër disa katolikë kishin vendosur te digjnin xhamin e Lezhës të cilën e shpëtoi Gjergj Fishta pasi kishte qen i informuar per planin , por "zani mori dhenë" . Në malësin e mbishkodres ne nje fshat me shumic katolike dikush kishte kryer nevojen e madhe ne kishe e fshatit per nxitje sherresh me muslimanet e pakt qe jetonin aty. Megjithëse menquria e plakut katolik te fshatit zbuloi qe "dorasi" kishte qen nje katolik ......
pse cfare prisnit ju,gjithmone serbi kete parulle ka patur perca e sundo,por jo vetem serbi por shume shtete te dryshme kunder shqiperise dhe per kete arsye ne nuk kemi qene asnje here te bashkuar dhe te tregojme se cfare mund te bejme. por jemi ne budallenj qeper nje "kocke" behemi ndjekes te zjarte tepolitikave te tyre. dhe me vjen keq qe po e them por kjo gjepo vazhdon ende sot por me ndryshim qe sot po perdorin partite politike ne shqiperi e kosove apo maqedoni,kudo ku ka shiptare dhe me shume eshte faji tone se ne po na dhe nje kocke ode ndonje karike ne jo vetem te ulemi ne gjunje por te shtrihemi edhe barkas para teje,kjo eshteekeqja qe po e vret shqiperine.....