Deputet në Kongres

Day 2,106, 13:28 Published in Albania Albania by ArnoldDjin


Pikë së pari dua të falenderoj kryetarin e partisë time Lëvizja Mëmëdheu që e meriton në një të ardhme të afërt të jetë në një detyrë të rëndësishme ai është Titani DS.
Së dyti dua të falenderoj partinë Lidhja e Arbrit për gatishmërinë dhe miqësinë që shfaqi që në fillim të koalicionit mes nesh gjithashtu kjo parti bëri të mundur dhe hyrjen time si deputet në Kongres.
Së treti dhe më e rendësishmja të falenderoj ty që votove pak rëndesi ka se kë po arsyen përse, e rëndesishmja është që ke votuar.

Gjëja më e rëndësishme besoj si në jetën e përditshme ashtu dhe atë në këtë lojë është komunikimi prandaj besoj se një mesazh i përditshëm midis të gjithë deputetëve pa dallim partie është e nevojshme sepse këtu sbëhet fjalë më për parti tani jemi në Kongres tani ja arritëm qëllimit dhe nuk mund të ndahemi tani.
Ky besoj se duhet të jetë veprimi i parë nga të gjithe deputetët që janë zgjedhur për këtë muaj që nuk besoj se do jetë i qetë sepse po të ishte i qetë nuk do e luanim lojën.



Tani këtu dua të shpjegoj dy planet vetjake që kam ndërmend që janë :

1 - Bisedimet me të gjithë kongresin përfshirë edhe ish-Pres. VisarJ për cështjen e tatimeve .
2 - Krijimin e 4-5 rregullave për të gjithë deputetët që do vinë e do ikin që të ndalojmë ndodhira nga ato që kanë ndodhur më përpara.
* këto plane nuk mund të plotësohen vetë prandaj fola më sipër për bashkpunimin midis të gjithë Kongresit.

Sot pas pak minutash mbasi morëm detyrën e re si deputet Pres. Fessti propozoi MPP e zakonshme duhet të themi me shtetin e Turqisë.
Duke e ditur miqësinë dhe bashkpunimin e gjatë me atë shtet besoj se nuk ishte nevoj për bisedë midis deputetëve për këtë MPP prandaj votova PO.


Ligji ka në këtë moment 27 vota PRO dhe 0 vota JO, meret me mend rezultati.
Kjo do jetë rutinë nga ana ime sepse do njoftoj për cdo votim dhe arsyetimin për votimin.
Edhe një herë faleminderit që më zgjodhët për t'ju përfaqësuar.