DEKLARATE E PARTISE NACIONALISTE

Day 1,520, 05:44 Published in Albania Albania by erodial

DEKLARATE ZYRTARE E PARTICE NACIONALISTE

Vellezer Shqipetar e anetare te partise,

Ne radhe te pare dua tju falenderoj per besimin qe me dhate duke me rizgjedhur ne krye te Partise Nacianaliste. Ne kete mandat do mundohemi te rrisim angazhimin e lojtareve te rinj duke dhene ndihmesen tone si partia me e madhe ne vend.

1. Ne kete muaj do hapet nje post si zv.kryetar i partise, detyra kryesore e te cilit do te jete kontaktimi dhe manaxhimi i te gjithe anetareve te rinj te partise. Gjithashtu do te shervej edhe si udhe lidhse per zhvillimin me sukses te programit qe do prezantohet ne piken 2. Ai qe ka kohe (kjo detyre kerkon shume kohe e perkushtim) te me kontaktoje ne loje ose ne chat ne oraret e vona te nates 😃.

2. Nisja e nje programi mentorship(keshillimi,drejtimi, spo me vjen ne mend nje fjale e bukur shqip per kete)



Nje grup i lojtareve me te vjeter e me me eksperience kane pranuar te jene pjese e ketij programi dhe secili do te jape kontributin e tij ne fushen e tij te ekspertizes. Me poshte po ju paraqes Keshilluesit qe jane perfshire deri tani.

Politika dhe komuniteti: Napoleon 54 dhe Jimakoss-Thess (Xhimo)
Ekonomia: Claudek dhe Krimiko(krisfori)
Lufta: Kris Hasa, Erodial dhe aLalban

Lojtaret e rinj ne loje qe kane deshire te mesojne me shume rreth nje aspekti te lojes apo edhe te gjitheve pasi te kontaktojne me mua do caktohen prane nje keshilluesi e mund ti bombardojne gjithe diten me pyetja e cdo gje qe mund te kene nevoje. Brenda programit te qeverise e me mbeshtetjen e presidentit dhe personale te keshilluesve do te mund edhe te jepen ndihma si ushqim etj per lojtaret e rinj. Nga suksesi i ketij programi mund te kete nevoje per me shume Keshillues keshtu qe kush ka deshire e njohuri te me kontaktoje e mgjth qejf do behet pjese e programit.

Partia Nacionaliste si partia e pare ne vend do te jete gjithmone e vemendshme ndaj forcimit te lojtareve te rinj, rritjen e fuqise te Shqiperise dhe bashkimin e te gjithe lojtareve shqiptare nen te njejten strehe.

BASHKIMI BEN FUQINE



Sic e dini IRFJM na ka shpallur NE dhe lufta do filloje se shpejti(edit: sapo ka filluar). Ju keshilloj te ndiqni urdherat e Ministrise se Mbrojtjes dhe Presidentit e te qendrojme te bashkuar ne keto dite te veshtira.

Rrofte Shqiperia,
Rrofte Partia Nacionaliste!

Me respekt,
erodial