Ambient on/off

Sign up

 

Continue

Continue By creating an account you agree to the Terms of Service & Privacy Policy

Betejën e humbëm,por luften jo !!

Day 1,737, 18:05 Published in Albania Albania by kushtrimzz

Përshëndetje bashkëluftëtarë të eShqipërisë,

Sot më ditën 1737 (erepublik) ishim unë dhe ju të informuar dhe të përgatitur për të bërë një luftë serioze ndaj FYROM-it.Gjersa ne kërkuam fitore kundër FYROM,unë personalisht dhe shumica kemi mësuar rrugën tonë drejt zhvillimit të një vendi më të fortë.Këtë e mësuam sot.
Si president i juaji,ju falenderoj për mundin dhe kursimin e madh që keni bërë për këtë luftë,gjithashtu për donacionet që keni dhënë,duke mos kursyer asgjë nga vetja,të gjithë nuk do të jua dijnë për nder po dijeni se keni bërë histori në vete.
Sidomos lojtarët e rinjë të divizionit të parë,dhe ata të dytit,që nuk e lëshuan asnjë pikë.Vendet tjera e kanë zili të kenë divizionet e para kaq të forta.
Epo paguhet një cmim për të pasur divizione fillestare të forta.E kjo është 2 më të lartat janë më të dobëta.Ky fakt ndër ne është përmendur me qindra herë por po shihet nevoja të përmendet sepse po fitojmë ankesa kohë pas kohe që nuk jemi të organizuar.Ne jemi,por forcën nuk e kemi.
Ajo që më mahniti ishte shtimi i dëmit pas hyrjes së Eros_Alb dhe Maaxxyt në luftë.Kjo edhe njëherë tregon sesi uniteti rreth më të fuqishmëve shfaqet pa hezitim tek ne.Të them të drejtën edhe unë u gëzova me hyrjen e tyre,sepse e pash shancën për të fituar të rritej shumë.Por ne e mësuam një mësim të fortë sot.
Tani lidhja në mes mësimit të sotshëm dhe motivimit.
Dështuam sot.Nuk arritëm të merrnim atë që deshtëm e që kursyem për një kohë të gjatë.Po nga ky dështim mos të nxjerrim depresion e mërzi.Por të nxerrim inat e vullnet.Një fjalë e urtë thotë "Përse në rrëzohemi?Që të mësojmë sesi të ngritemi!!"
Dhe ne u rrëzuam sot.Ramë me gjitha fuqitë tona.Por mësimi që morëm do na shtyej në betejat e ardhshme gjersa tirani pushtues sdo ketë ka të vrapoj e ka të fshihet,e pa sot se ne mund të bëjmë shumë kur jemi të bashkuar!
Në muajt e ardhshëm do të shofim një Shqipëri shumë të fuqishme,një forcë në Ballkan,për këtë mos keni dyshim.
Nësë jemi të bashkuar si sot,do ja dalim !!

Rroftë Shqipëria!
Rrofshin Shqipëtarët!

Presidenti i juaj,
Kushtrimzz.

 

Comments

Sinan Ks
Sinan Ks Day 1,737, 18:08

Hail Kushtrimzz

iCask
iCask Day 1,737, 18:13

bla bla bla

BULL SHIT

iPanchO
iPanchO Day 1,737, 18:15

V kushtrimzz, nese sna perkrah askush gje qe u pa sot ne fund te fundit kemi veten tone dhe se bashku te gjith shqiptaret e bashkuar do te ja dalim mbane

Muhammedmurat
Muhammedmurat Day 1,737, 19:01

v

KOSOVA Xhemshit Smajli
KOSOVA Xhemshit Smajli Day 1,738, 01:11

Kushtrimzz cili ishte ai mesimi qe po e permend disa here? Cka mesuam dje? Cka shkoi keq? Cka mund te behet me mire?

Konkret o burre!

BlueNightwing
BlueNightwing Day 1,738, 01:33

Xhemshit Smajli nese nuk e kuptove ne tekst,mesimi ishte se nuk jemi kerka niher per me fitu,amo kjo nuk o arsye me u dorezu. shkurt e shqip qysh e deshte : )

KOSOVA Xhemshit Smajli
KOSOVA Xhemshit Smajli Day 1,738, 07:22

NightFury2 me gjithe respektin me duhet te them mos ja fut kot!

Nuk eshte mesim "se nuk jemi kerka niher", kete e kemi dite qe moti.

Pyetjet e mia mbesin akoma per njerez qe kane qene me afer organizimit te kesaj lufte:

Cka mesuam dje e qe nuk kemi dite me heret? Cka shkoi keq? Cka mund te behet me mire?

BlueNightwing
BlueNightwing Day 1,738, 07:37

Epo ti qe e paske pas kuptu je ne at 20% qe e kan dit edhe e kan marr vesh!
100 mij here e kemi pa sesi lojtaret ja fusin kot se po mungon organizimi.
e kan mesu qe nuk po mungon organizimi por po mungon forca.Ky mesim nuk paska qene per ty.
Shkoj keq se skemi force edhe behet me mire kur te forcohen lojtaret.Kaq ishte mesimi.
Mos e kompliko me gjera tjera edhe pse e t'kuptune ti sdon me thon qe te gjith e kan.

Peja001
Peja001 Day 1,738, 07:48

kjo luft mka shti mos me u dorzu por me ftu lojtar te rinje, kam me kerku nga faqet ne fb me na ndihmu kam me u mundu me krejt fuqit qe mos mi lon lojtaret e rinje me e lon lojen problem osht deri ne lvl 24-25 ateher vendosin vet, per 3-4 muaj shum lojtar te div2 kan me dal ne div3 ateher kemi mu forcu edhe jo vetem qe kem me u qliru po edhe kem me pushtu fyromin vetem nuk guxojm me u dorzu, duhen te kthehen lojtart e medhenj dhe te te vegjlit do behemi te medhenj NJERZ PAK DURIM JU LUTEM

bujaral
bujaral Day 1,738, 07:53

Xhemshit Smajli nëse Kushtrimzz nuk di të jap përgjigje se çfar mësimi nxorëm dje.

Për njerëzit si ti që meritojnë nivel lexoje pak kët shkrim se ndoshta gjen ndonjë gjë atje.

http://www.erepublik.com/en/article/te-mesojme-nga-humbja--2107309/1/20

kushtrimzz
kushtrimzz Day 1,738, 12:34

@Xhemshit Smajli

U mundova me u tregu i qarte,po disa nuk e paskan kuptu.
Nga dje mesuam se ne jemi te bashkuar me shume se cdo shtet tjeter ne kete loje,dime te organizohemi dhe te mbajme dicipline ushtarake kur luftojme per Shqiperine dhe clirimin e saj.
Gjithcka shkoj mire sa i perket organizimit te brendshem,mirepo sic e kom tregu edhe ne artikull,fatkeqesisht forca jone nuk ishte aq e madhe sa ta fitojme luften.
Mesimi me i madh pra eshte se jemi rritur dhe po rritemi vazhdimisht !!

Altaer
Altaer Day 1,738, 13:53

Shqiperia esht nje vend shume i fuqishem.Fati i keq eshte qe jemi te rrethuar nga armiqte...
Popullsia e Shqiperise po e barazon ate te FYLOL, dhe me keto ritme do te kalojne ate dhe popullsine e serbise.
Pas 2 ose 3 muajsh Shqiperia do te behet nje vend shume i fuqishem, pasi keto lojtare qe jane ne DIV1 apo DIV2 do te kalojne ne DIV3 dhe DIV4 (Gjithashtu do bashkohen lojtare te tjere tek DIV1 DIV2)

kushtrimzz
kushtrimzz Day 1,738, 14:13

@bujaral , po pyes veten cka ke ne vend te trurit !!

bujaral
bujaral Day 1,739, 15:53

kushtrimzz
Po nuk të fajësoj dot or Kushtrimzz se nuk ke tru dhe nuk i kupton dot gjërat. Mender teje aq e ke ngritjen.
Kështu që vazhdo pyete veten.
Që të kesh me qfar të meresh,
dhe të të duket sikur po meresh me diçka.

LEKSENDER
LEKSENDER Day 1,739, 16:10

Mesuam qe e ardhmja esht e jona .Mesuam qe nuk duhet te presim qe gjithmon te na çlirojn te huajt.Mesuam qe pritja shkakton padurim tek lojtaret dhe mezi presin te hedhin raketa dhe bazuka.Mesuam qe sduhet luftuar me wall mbi 51% duhet pritur te harxhoj dhe kundershtari.Mesuam se kur Atdheu e kerkon te gjith Shqiptaret jan te bashkuar.Te gjith tani kemi nje deshire dhe esht HAKMARRJE!

BiBaAWarrior
BiBaAWarrior Day 1,756, 13:00

+1 tubua ke folur sic duhet @!!@

 
Post your comment

What is this?

You are reading an article written by a citizen of eRepublik, an immersive multiplayer strategy game based on real life countries. Create your own character and help your country achieve its glory while establishing yourself as a war hero, renowned publisher or finance guru.