As gegë, as toksë, por vetëm shqiptarë!

Day 1,767, 16:26 Published in Albania Albania by albanianeagle1

“Të mësojmë gjuhën dhe të ruajmë atdheun” ??
Çfarë të shtyu të shkruash këtë vjershë? – e pyetën Pashko Vasën kur ky e lexoi për herë të parë poezinë “Shqypni, e mjera Shqypni!”
Dy gjëra më bënë që t’i derdh këto mendime në letër. E para, që shqiptarët për ta lexuar të përpiqen të mësojnë gjuhën shqipe, dhe e dyta, pasi ta kenë lexuar, të kuptojnë më mirë se këtij vendi i duhet dalë zot deri në pikën e fundit të gjakut. Dhe të tillë ka shumë!


Po e shkruaj kete artikull duke shprehur keqardhje per gjendjen aktuale ne eShqiperia . Ashtu sic e thote populli nuk dime ku kemi kembet e as koken. Nuk do doja qe ta filloja artikullin tim te pare me kaq keqardhje megjithe’ate jam shume optimist per ate qe do ndodhi me pas dhe shpresoj qe kjo situate te rregullohet.
Kane dale disa “Kalamaj” qe pretendojne se duke patur ne dore 1 mous dhe 1 tastiere mund te kene autoritet mbi shume te tjere, duke harruar qe ne kete menyre shkaterrojne shqiperin (eShqiperine). Shpresoj qe keto gjera te lihen pas dhe shqipetaret te jene perseri te bashkuar si nje vellazeri e madhe e cila vertet nuk njeh percarje.
Jo pa qellim shkruajta ate pjesen e Pashko Vases,dhe pjesa qe une do doja te vija ne dukje ështe “…të kuptojnë më mirë se këtij vendi i duhet dalë zot deri në pikën e fundit të gjakut. Dhe të tillë ka shumë!” Mund te duket pak e ekzagjeruar , ju mund te thoni qe eshte vetem nje loje dhe kjo shprehje nuk ka kuptim , por nese nuk fillojme nga gjerat e vogla , konkretisht nga kjo loje strategjike , ne kurre nuk do arrijme te jemi sic I madhi Pashko Vasa thote.
Ndoshta artikuj te ketij tipi nga disa “pseudo patriote” jane bere te zakonshem per nje arsye te vetme , qe te marrin sa me shume Vote+Subscribe ne artikullin e tyre. Por qellimi im eshte komplet tjeter , pra eshte ky qe kam shkruar Te Jemi 1 . Nuk me intereson edhe sikur ky artikull te kete 0 Votes dhe 0 Subscribes , e vetmja gje qe me intereson eshte qe bera ate qe vertet e ndjej.
.Me poshte do shkruaj disa thenie nga njerez te shquar drejtuar shqipetareve , dmth atyre shqipetareve te vertete te cilet e ndjejne veten shqipetare
1.Ata jane te mbushur me mbeturina te Pernadorive te vdekura - fuqive te shkuara - vetem shqiptari jeton per jete. (Edith Durham)
2.Shqiptaret, keta tigra te luftrave te maleve... kane si fe te tyre kryengritjen. (Ibn Kemal, Historian i oborrit turk)
3.Ato mund te jene vetem ushtare te thjeshte, por mos i ler te afrohen prane pjates tende, as mos kerko t'i gjunezosh, nese nuk ke ndermend t'i presesh koken. (Suleiman Pasha)
4.Historia e vertete e njerezimit do te shkruhet vetem kur shqiptaret te marrin pjese ne perpilimin e saj. (Maximilian Lambertz)
5.Shqiptaret jane nje popull qe i ruan te paprekura traditat e te pareve, nje popull krenar i etur per liri. (Pietro Tassini, ambasadori venedikas 1455)
6. " Qysh të mos ketë shqiptari të drejtë
të shkruajë e të këndojë gjuhën e tij në vendin e
tij, kur gjithë kombet e kanë këtë te drejtë dhe
njeri s'i ndalon? Pse shqiptarët të jenë të mërguar nga një e drejtë që e kanë gjithë kombet e dheut?
Të mos mundin të shkruajnë e të mësojnë gjuhën e tyre, po të tjera kombe të huaj të vijnë e t'u hapin shkollat në gjuhët e tyre e t'u kthejnë kombësinë e gjuhën e tyre? Janë kaq të dobët shqiptarët?
Ja! një mijë herë jo"...!
Sami Frashri
7. As gegë, as toksë, por vetëm shqiptarë!
Në mbledhjen e Manastirit në vitin 1910, një nga përfaqësuesit e shquar të asaj kohe për çështjet shqiptare, Dervish Hima, u ngrit e tha:
- Dua të flas për Kosovën. Serbët po derdhin shumë të holla për të shkombëtarizuar vëllezrit tanë dhe thonë se vendësit e Kosovës janë më të shumtit serbë. Kurrë s'mund të bëhet që ne shqiptarët të heshtim duke parë gjithë këto gjëra që bëhen kundër nesh.
Që sot e tutje nuk do të përmendim më fjalën gegë e toskë, por vetëm shqiptarë, sepse gjithë shqiptarë jemi, të gjithë një gjuhë e një gjak kemi, të gjithë një atdhe e një qëllim të lartë kemi i cili është: përparimi i kombit shqiptar!

8. "Të drejtat t'ona kombëtare do të mprohen, me të gjitha fuqinat. Kombi Shqiptar, këtë herë, nuk do të lejojë ma të kryhen mbi kurriz të tij padrejtësinat e së shkuemes. Shqiptarët, të bashkuem të gjithë me nji dëshirë dhe për nji qëllim, pa marrë para syshë asnji dallim krahinuer, besimi ase ideologjije, do të jenë,nesër, po të gjindemi para nji gjase përtrimi të padrejtësisë, nji blok i vetëm kundra çdo dredhije imperijaliste".
"Na duhet t'i përgatitemi, të gjithë së bashku, edhe njij përpjekjeje tjetër: asaj politike dhe diplomatike.
Nesër, kur të shtrohet tryeza e paqës, duhet që Kombi Shqiptar të dalë para saja me të tana dokumentat që do të provojnë të drejtat e tij nga çdo pikëpamje. Duhet që kombi i jonë të jetë në gjendje, me nji herë, porsa të fillojë bisedimi mbi fatin e popujve, për t'i dalë zot vetvetes edhe në këtë fushë, madje kryesisht në këtë fushë".

Cituar nga diskutimi në kuvendin :
Lidhja e Dytë e Prizrenit
shtator 1943 në Prizren.