Art No-1 Per nje fillim te mbar Shqiptar>

Day 1,459, 10:37 Published in Albania USA by xemisss

Ky artikull i drejtohet te gjith Shqiptareve (Shqiptaris), atyre qe aktualisht po luajn dhe atyre qe do ti bashkohen se shpejti lojes per mos me e lan Atdheun ne goje te armikut , qe nder shekuj na ka rrethue dhe percmue duke na ndar e na percar. Pa lene menjane ata te cilet kan hequr dore prej kesaj loje e cila duket te jete pjese e propagandes se armikut, duke ju lutur qe te rikthehen perseri sepse kontributi i tyre eshte dhe do te mbetet teper i vyer.

Me ne fund ja dolem te kishim Shqiperine tone te dashur si pjes te lojes andaj eshte detyra e jona qe ta mbajme pavaresisht sa i forte duket armiku, eshte detyra jone te gjejme menyrat dhe strategjin per te fituar ne kete rrugetim qe nuk do te jete i lehte per tu pershkruar duke e ditur sa mbrapa jemi dhe sa ne avance duken armiqte tane. Kesisoj dua tiu drejtohem atyre qe jan dhe qe do te vijn ne qeverisjen e kitej kombi mos u brengosni dhe mos u lekundni ne vendime te cilat do te ishin ne te mire te ketij komuniteti. Po ashtu edhe te gjith atdhetareve te mi pavaresisht punes apo puneve te jetes reale te perditshme mos harroni dhe mundohuni te gjeni kohen per me e lujt ket loje pavaresisht se shume here na ka mbetur hatri sepse tashme jemi mesuar me propaganda kunder llojit tone te cilat nuk mungojn as ne te tilla lojra e per me teper ne kohen kur mendohet se njeriu eshte "i emancipuar"... Eshte e kote te zgjatemi me fjale ne tashme e dime objektivin tone , meqe nuk e deshen Kosoven ashtu sikurse ajo eshte sot e pavarur ne do ta marim ate e do te realizojm objektivin , synumin, qellimin per te cilin po luajm ket loje E GJITHE SHQIPERIA NE NJE TRUP TE VETEM
Ju Faleminderit Vellezer Juaji sinqerisht Xemisss

Ky artikull nuk do te perkthehet ne gjuhen Angleze pasi qe u drejtohet vetem atyre qe qe ne lindje e kan folur ate qe eshte e vetmja gje qe na dallon nga te tjeret Gjuha SHQIPE