Arsyeshmëria e kerkesave tona dhe refuzimi nga presidenti

Day 1,816, 10:20 Published in Albania Albania by Rilindasi


Artikullin e mëparshëm për kerkesat e keni ketu- http://www.erepublik.com/en/article/a-do-t-euml-pranoj-presidenti-kerkes-euml-n-ton-euml-pas-ofert-euml-s-s-euml-tij--2153611/1/20


Të nderuar bashkombasë/e dua të ju njoftoj me keqardhje se presidenti nuk pranoi kerkesat tona që neve i konsiderojmë si legjitime për të qeverisur bashkë por të pavararur ketë muaj.

Para juve do të paraqes arsyeshmërinë e kerkesave dhe sqarimet e metutjeshme për çdo pikë në veçanti.

Të fillojmë nga e para:

Ne kerkuam departamentin e diplomatëve në ministrinë e puneve të jashtme, duke pasur parasysh dhe rendesinë që kori diplomatik ka për shtetin dhe duke parë perparimin e cekët në ketë drejtim menduam se do mund të japim kontributin tonë.
Partia reformatore pati paraqitur që parë planin për funksionimin e mirë të diplomacisë shqiptare ketu, duke paraqitur dhe detyrat që çdo ambasadorë do të kishte dhe që do na ndihmonte të krijonim diplomatë të karrierës.Dhe ne besonim se mund të ndihmonim Shqipërinë në ketë drejtim.


Neve kerkuam ministrinë e drejtësisë, sepse besuam në Shqipërinë me ligje , dhe çfarë do ishin ligjet? Ato do regullonin çeshtjet e shtetesisë, ushtrisë , funksionimin e zgjedhjeve, komisioneve dhe gjera të tilla , të cilat do na jepnin neve bazë të fuqishme të mirë funksionimit shteteror.
Ne e kerkuam ketë gje sepse menduam dhe besuam se mund të japim kontribut në keto çeshtje .


Neve kerkuam të udheheqim programin tutor saktësisht dy persona në programin tutor që mundësohet nga administratoret, dhe kerkuam të krijojmë shkollën e tutorëve e cila do na bente të gjithëve aktiv, dikur pata shkruar një artikull se si do funksionte ky program dhe se si të gjithë së bashku pas një muaji do të kishim plus 500 shqiptar më shumë në ketë komunitet.Ne menduam se mund të e bejmë ketë gje dhe besuam.



Në ministrinë e puneve të brendshme kerkuam që të hetojmë çdo dyshim për keqperdorime me postet politike dhe publike që çdo shqiptar ketu kishte. Ne besuam se duke e berë ketë gjë do të hetonim dhe do heqnim dyshimet që kishim , ne besuam në ketë gjë.

Neve kerkuam në ministrinë e ekonomisë të aplikohet plani ynë për fabrikat shteterore. Ky plan do inkurajonte të rinjtë të punojnë në fabrika shteterore, e jo në to të punojnë qytetarë me nivel 35 ose më lartë si ka ndodhur deri më tani.

Ne kerkuam që të menaxhojmë dy fabrika shteterore, keshtu do ruanim balansinë dhe sigurinë politike në ketë muaj të pavarësisë.Ne menduam dhe besuam në ketë gjë.



Përfundim: Neve nuk kerkuam as 20 përqind të posteve për të ruajtur stabilitetin politik në vend në ketë muaj , edhe pse kishim legjitimitetin e elektoratit prej 39 përqind të votuesve në zgjedhjet presidenciale.
Ne besuam që muaji nentor do duhej të na gjente të bashkuar. Presidenti refuzoi.Në regull, tha jo dhe ne do e respektojmë.

Në fund të mandatit ne do të kishim ambasadorë të trajnuar në çdo vend së paku aleatë, në fund të muajit ne do të kishim 10 ligje për funksionimin e vendit, nepermjet planit tutor neve besuam se do ngjallnim deshiren e çdo shqiptari për të ndihmuar të rinjtë dhe do të kishim shumë më shumë anëtarë aktiv, neve kerkuam që të hetonim çdo keqperdorim që ato gabime të mos perseriten, neve kerkuam që bashkë të udheheqim ekonominë e vendit. Ne kerkuam bashkim e pavarësi të subjekteve mbi bazën e sistemit të san marinos. Ne besuam, por u refuzuam.

Për të lexuar për menyrën si udheheqet San Marino nga opozitë-pozitë lexo këtu



Gazeta tjera për të u lexuar , ju lutëm inkurajoni me një abonim :

The News in eRepublik

ReStart

AL-Republik

Crazy shady news

Nese deshironi që gazeta juaj të jetë ketu dhe jeni anëtarë i partisë reformatore , ju lutëm më shkruani dhe kjo gjë do behet e mundur brenda minutave.




http://www.erepublik.com/en/party/partia-reformatore-3877/1 Për ndryshimin e Shqipërisë, bashkohu edhe ti.