Analize - Taksat e reja ne food e arme

Day 1,790, 10:19 Published in Albania Albania by RadeciVV

Pershendetje te gjitheve.

Po shkruaj sot per te bere nje analize sa i perket taksave te reja qe kongresi/qeveria ka propozuar per food e arme, ne keto kohe krize qe po e kaplon vendin tone sidomos.

Duke pasur parasysh se edhe ne te kaluaren, nga shumica e qeverive, pervec anes ushtarake (kur jane bere thirrje per luftime etj) dhe asaj politike (thirrje antiPTO, marreveshje etj) ne aspektet tjera te lojes, sidomos ate ekonomik, nga me te rrendesishmit, si dhe ne punen e kongresit, gjithmone ka pasur mungese trransparence apo debati publik.

Kjo ka ndikuar qe te neglizhohet shume nga lojtaret aspekti ekonomik, qe si dhe ne RL edhe ne loje eshte baza kryesore per zhvillimin e nje vendi, pasi pa nje ekonomi te mire, dhe shfrytezim te saj vendi kaplohet nga nje kolaps total. Andaj, i bej thirrje qeverise se tashme dhe atyre qe do pasojne, si dhe kongresmeneve, te jene me te pergjegjshem ndaj qytetareve dhe te raporotojne me shume per punen e tyre, si dhe te jene me trransparent. Poashtu, guvernatori i bankes aLalban, duhet te i trajtoj te gjithe presidentet njelloj dhe te kerkoje transparence publike nga te gjithe, e jo vetem sic ka bere ne kohen kur une isha president, trransparence qe edhe ja ofrova.

Gjithsesi, arsyeja qe une po shkruaj sot, sic e ceka ne titull, eshte te bejme analiza sa i perket taksave te reja te propozuara dhe te votuara ne kongres. Duke marre parasysh qe nuk kishte asnje arsyetim apo shpjegim as nga qeveria, as nga kongresmenet, duhet te gjejme vet edhe shkasin per taskat.

Dhe ne fakt, nuk duhet te mundohemi shume. Nese shohim thesarin e shtetit eshte mjaft i varfer me rreth 42000 ALL, e nese e shohim llogarine e bankes, edhe ne te mund te shohim afersisht aq, pra rreth 45000 ALL.

Pra, pas luftimeve te shumta me armikun tone fyrom, pageses se mercenareve dhe shpenzime tjera (ne fakt nuk mund te dijme cfare jane shpenzimet tjera sepse nuk ka as raport as transparence), fondet jane shterrur, ku thesari bashke me banken nuk i bejne dot 100k ALL.

Kjo, besoj e ka shtyer qeverine qe te propozoj keto taksa, ne menyre qe te rriten inkasimet ne buxhet.
http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/117197
http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/117349
Por, sa ne fakt do te rriten ato? Cilat do te jene ndikimet tjera?

Une, si nje qytetar i eShqiperise, edhe pse e di se me nje nderrim lokacioni mund te blej produkte ne vende tjera edhe me lire se sa ne eShqiperi, dhe mund te punesohem ne ndonje vend tjeter me rroge me te mire se ne vendin tim, prap punoj ne Shqiperi per rroge 20ALL dhe blej produkte ne vendin tim edhe pse jane me shtrejte. Ne menyre te tille besoj se veprojne edhe lojtar tjere, por jo ne numer te madh. E ne fakt, me keto taksa, numri i tyre do zvogelohet edhe me shume.

Pra, pritet te kete nje renie ne blerje te produkteve ne vend, dhe rrjedhimisht nje ulje te qarkullimit te parave brendaperbrenda eShqiperise. Nga ana tjeter do te kete rritje te blerjes se produkteve nga jashte, dhe inkasim te tatimeve tona nga shtetet tjera.

Por, lojtaret e rinje nuk eshte se dine shume ne lidhje me mundesine e blerjes se produkteve jashte, numri i tyre po shenon pak rritje koheve te fundit, se dhe me rritjen e iniciativave per baby boom dhe rritjes se lehte te numrit te lojtareve te rinje ne eShqiperi, mund te kete ndikuar ne kete vendim, pra rritjen e taksave, pasi rriten blerjet ne vend dhe keshtu edhe inkasimet nga parate.

Dihet se ne Shqiperi ka mungese prodhuesish, e sidomos me keto cmime te ulta qe po mbizoterojne koheve te fundit ne eBote, nuk duket shume fitimprurese hapja e fabrikave te ndryshme prodhuese. Prandaj, tek ne mbizoteron fenomeni i "importimit indirekt". Pra, jo qe vijne direkt nga te huajt me license, por Shqiptaret blejne produkte ne vende tjera dhe i shesin ato tek ne, por me cmime me te larta. Andaj, gjithmone ka nje diference ne cmim midis cmimit ne treg boteror dhe atij ne eShqiperi, diference qe varion nga 1 deri ne 5-6 ALL. E keto diferenca do te thellohen me taksat e reja, duke sjellur keshtu rritje te paevitueshme te cmimeve.

Pergjithsisht, rritja e taksave ndoshta ishte hap i domosdoshem, por ndoshta jo ne shifra kaq te medha (sipas mendimit tim, gjithmone). Do te kete rritje te vazhdueshme te cmimeve, ulje te qarkullimit te parase brenda vendit, ulje te blerjes se produkteve ne vend, por gjithsesi se mund te kete nje rritje te lehte ne inkasimm, qe te mbulohen shpenzimet qeveritare.

Gjithsesi, pa pasur transparence, pa ditur se ku shkojne parate, pa ditur se si i harxhon qeveria, nnuk mund te behet nje analize e plote dhe te dihet ndikimi i taksave direkt, por u mundova te jap nje mendim te pergjithshem mbi informacionet ekzistuese.

Jeni te lire te shprehni mendimin ne komente, por ju lutem jepeni ne lidhje me temen, dhe jeni sa me konstruktiv ne komente.

Faleminderit,
DardanH.