Amerika vs EDEN . Me ke eshte Shqiperia ?

Day 1,844, 14:57 Published in Albania Albania by Nameless99

Besoj se te shumte e dine qe Amerika eshte ne lufte kunder Tajvanit(vend EDEN)dhe ka aleanca (MPP) me vendet e CoT,psh Bullgaria e Kili.

Dihet edhe qe CoT eshte pothuajse bisht i ex-ONE, per shkak te marredhenieve te ngushta mes Bullgarise(vendi kryesor i CoT) dhe Fyromit e Serbise (vendi me i fuqishem i ONE).

Kur Amerika lufton ne krah te Bullgarise e Kilit, po lufton ne krah te Serbise e Fyromit, kunder Greqise e Argjentines, aleateve tane te EDEN-it.

Atehere lind pyetja, se ç'qendrim duhet te mbaje Shqiperia ?
Ne kemi marredhenie shume te ngushta me Ameriken, shume lojtare amerikane, perfshire edhe ish-presidente si Arundel e I. Stevens, kane luftuar e luftojne krah per krah me ne.

Besoj se ka shqiptare qe mendojne se EDEN-i eshte me i rendesishem, ashtu sikunder ka plot qe mendojne se Amerika eshte me e rendesishme.
Ka te ekuilibruar qe thone se te dyja jane te rendesishme e duhet te jemi asnjanes.

Amerika ka pasur shume MPP me vendet e EDEN-it deri para pak kohesh, por pasi u thye ne Indonezi e se fundmi ne Meksike, duket se Amerika per bonuse, po mendon te zgjerohet ne drejtim te vendeve te EDEN-it, dmth Tajvanit e mbase edhe Kines (po ky eshte spekullim imi).

Kreret e EDEN-it nuk u treguan shume te zgjuar, kur na lane te pushtohemi prej Fyromit. E them kete jo sepse jam shqiptar dhe me pelqen qe Shqiperia te jete ne harte, por sepse amerikanet duke luftuar per Shqiperine, hedhin dmg pro EDEN-it. Me pushtimin e Shqiperise, ai dmg amerikan do te jete padyshim kunder EDEN-it, sepse amerikanet do i vene DO-te kunder Argjentines dhe Greqise, sepse kane aleate Kilin e Bullgarine.

Gjithsesi do te shohim si do te vijoje sjellja e Amerikes, por nje gje eshte e sigurte, qe ata kujdesen vetem per interesat e tyre dhe nuk shohin askend ne sy.

Po ne si do te sillemi ? Cilat jane interesat tona ? Ne krah te kujt do te luftojme e kunder kujt ?