Aleanca e ardh'shme e eShqipërisë [ANALIZË]

Day 1,986, 16:59 Published in Albania USA by Kriegsgott aKa Cyanide


Përshëndetje të nderuar qytetarë eShqipëtarë dhe Diasporë!

Shihet qartë që pas largimit të Romanisë nga EDEN, aleancës EDEN po i fiken dritat e fundit!
Po por çfarë do të ndodhë me neve (Shqipërinë)??

Unë gjatë kësaj dite hulumtova aleancat e mund'shme që eShqipëra në të ardhmen do mundet të jetë pjesë e tyre.




ASGARD

Asgard u themelua nga Suedia dhe Finlanda me 22 gusht të vitit 2012, me qëllim për të forcuar vëllazërinë Skandinave dhe për ta mbrojur atë nga okupuesit e huaj.

Norvegjia ishte shteti i parë që hudhi planet për krijimin e një Aleance Lokale Skandinave Veriore mirëpo duke e parë që një rrëzik po afrohej ajo vendosi që t’iu bashkangjitet aleancës së famshme së asaj kohe EDEN !

Në janar të këtij viti KANADAJA iu bashkua aleancës ASGARD, ndërsa 1 muaj më vonë edhe Norvegjia vendosi që më në fundë të i bashkohej kësaj aleance.

Në vitin 2012 Finlanda dhe Suedia humbën një përqindje të madhe të lojtarëve aktive, e gjë që i dha Rusisë shpresë për mbajtjen edhe të më tejshme të territoreve të tyre.

Kjo Aleanca u krijua ngaqë shtetet e mëdha i menjanonin shtetet e vogla duke mos i ndihmuar në beteja, dhe kjo aleancë ka për qëllim barazimin e gjitha shteteve në gjitha aspektet : )

Anëtarët e plotë të aleancës:
Kanda,Norvegjia,Suedia,Finlanda



Circle of Trust (CoT)
Circle of Trust (CoT) është themeluar nga Bullgaria dhe Kili pasiqë këta të fundit lanë aleancat e tyre EDEN & TERRA.
Kjo aleancë është themeluar me të vetmin qëllim : për të ndihmuar njëri-tjetrin ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Anëtarë:
SHBA, Meksika, Zvicra, Belgjika, Bullgaria, Japonia,Korea e Jugut, Indonezia,Republika e Moldavisë, Kili, Lituani, Paraguai, Peru, Republika e Maqedonisë (FYROM) dhe Zelanda e Re.

Luftërat më të rëndësishme të zhvilluara nga kjo aleancë:

Paraguaj + Kili + Mexico + Brazil vs CUA

Bullgaria + FYROM vs Greqia + Rumania +Turkey (EDEN)


Historia:

Circle of Trust (CoT) është themeluar nga Bullgaria dhe Kili të cilët këta të fundit lanë aleancat e tyre EDEN & TERRA. Ideja erdhi pikërisht nga BULLGARËT ku themeluan staffin së bashku me KILIN.

Gjatë muajve të hershme, CoT ishte në shënjestër nga EDEN, ku në ato momente vëllazërie e mbanin njëri tjerin. Pastaj në këtë aleancë hyrën disa kombe të vogla (pasi që kjo aleancë ndihmonte njësoj shtetet), gjë që u zhvillua shumë kjo aleancë dhe bëri që të futen edhe disa shtete të mëdha.

Sot, CoT është njëra ndër ALEANCAT më të sukseshme,e cila mposhti thellë aleancën EDEN, dhe njëkohësish ka mardhënie të mira me TWO (kohët e fundit mardhëniet mes TWO & CoT janë ashpërsuar për shkak se SHBA ka hyrë në CoT gjë që ka ndikuar në prishjen e mardhënieve mes Bulgarisë dhe Serbisë).

CoT në thelb është një aleancë si çdo tjetër e cila ka për qëllim ndihmesën Ushtarakisht dhe Ekonomikisht të anëtarëve tjerë. Të gjithë shtetet në këtë aleancë janë të barabartë, dhe secila prej tyre është më e rëndësishme se tjetra!

http://wiki.erepublik.com/index.php/Charter_of_CoT



Atëherë këto ishin informata rreth aleancave të mundshme të ardhme të eShqipërisë!

Sa i përket mendimit timë mendoj se zgjedhje e duhur do ishte opsioni 1 (ASGARD) , pasi që në atë aleancë parashikohet të hyjnë KROACIA, Kina dhe Turqia!

Gjithësesi kjo do jetë zgjedhje e Qeverisë dhe Popullit të kohës së ardhme ...!