Albanian Army dhe MU Tournament

Day 2,079, 07:40 Published in Albania Ireland by VisarJ


o7 bashkëkombës,

Projektit “Bashkimi Bën Fuqinë”, që mblodhi të gjitha MU-të Shqiptare në një ushtri të vetme mbarëkombëtare me qëllim të renditjes në TOP 50 MU-të botërore, do t'i vije fundi i tij i natyrshëm.

Albanian Army është për momentin e renditur në pozitën 35 me gjithsej 7.3 miliardë dmg të bërë. Edhe pse asnjë mundësi nuk përjashtohet, pritshmërit e mia janë që ne ti bëjmë edhe afro 200-300 mil dmg gjatë ditës së sotme dhe të ngelim në top 50 MU-të botërore deri nesër.




Nga nesër të gjithët ushtarët që i kanë përmbushur obligimet e garës (Tournament) do të fillojnë të i marrin nga 5 Bars dhe nga 5 Bazooka në përfundim të Daily Order.

Për tu kualifikuar për këto shpërblime ju duhet të siguroheni që:
- Keni përfunduar Urdhrin Ditor (Daily Order) së paku dy here për Albanian Army gjatë kësaj gare
- Edhe nëse keni luftuar në ndonjë MU tjetër, dëmi më i lartë i juaji është bërë për Albanian Army
- Që ju të qëndroni në Albanian Army edhe për 7 ditë të radhës dhe ta përfundoni Urdhrin Ditor (Daily Order) aty në mënyrë që të merrni


BIG UPDATE - http://www.erepublik.com/en/main/latest-updates

Nga nesër fillojnë SHPËRBLIMET nga DAILY ORDER.


Pas kësaj dite, jeni të lirë që të ktheheni në MU-të e juaja apo të veproni sipas dëshirës. Pas kësaj besoj se do të dorëzoj komandën tek CP i ri, apo tek MoD; apo cilado preferencë që ka qeverisja e radhës.


Forcat Ushtarake Shqiptare

Këto 35 bars do të jenë një shpërblim i merituar për të gjithë luftëtarët Shqiptarë dhe një kërcënim për pretenduesit e tokave tona natyrale dhe atyre në koloni.

Unë shfrytëzova këtë unifikim të ushtrive për të bërë një analizë të shkurtër për të vlerësuar forcat tona dhe gradat ushtarake që kemi në mes Shqiptarësh. Kjo është fotografia e gradave ushtarake tona të momentit (duke përfshirë Albanian Army dhe MU-të tjera në vend)



Mini Update: a le si ander është bëre dje GOW andaj tani Shqipëria numëron 62 GOW!


Jam munduar që të largoj ato user që i kam vlerësuar si multi, por nuk kam arritur që të përfshijë edhe lojtarët tjerë që i kemi anëtar në MU-të në diasporë.


Për tu qasur në dokumentin ku janë edhe detajet e ushtarëve, klikoni këtu.




Ky dokument është një nismë e regjistrimit civil në Shqipëri. Qeveritë e radhës mund ta plotësojnë atë me kapacitet prodhuese të lojtarëve, forcën dhe qendrat ushtrimore, aftësinë e ngritjes së forcës, etj.

Ky do të ishte një bazament i mirë që qeveritë e radhës mund ta shfrytëzojnë për programet zhvillimore dhe ushtarake të tyre.

Me respekt,
VisarJ
CP – Korrik 2013