[PM] Ndryshime ne eShqiperi

Day 1,966, 13:44 Published in Albania Poland by tori01


Pershendetje te gjitheve,

Ne kete artikull do flas per 3 tema kryesore:
1.KESHILLI I LARTE
2. REFORMAT USHTARAKE
3. FORUMI I ESHQIPERISE




Se pari dua ti kerkoj falje njesise 2 Head Army. Edhe pse nuk ju drejtova drejte per drejte kesaj njesie, per kete njesi e kisha fjalen kur thashe qe i ka ndaluar anetaret qe te bashkohen ne qeveri. Epo me sa duket nuk eshte keshtu, dhe prandaj kerkoj falje. 2HA eshte nje njesi qe po ben nje gje shume te rrendesishme (avancimin e forces tek lojtaret) dhe e vleresoj shume per kete gje.

Sa i perket qendrimit tim mbi veprimin qe beri PR, eshte ende i njejte. Nuk besoj qe nje parti duhet te ndaloje anetaret ti bashkohen qeverise vetem sepse njeri nga lojtaret nuk ka marre postin qe ka dashur ne qeveri.

Per te mos e zgjatur shume me kete teme, dua te vazhdoj me ato gjera te cilat i kisha ne plan ti shkruaj.



KESHILLI I LARTE

Gjeja e pare per te cilen dua te flas eshte krijimi i nje Keshilli te Larte. Kete emer i vendosa une pasi mu duk si emri me i pershtatshem, por ideja u propozua nga Al Punk. Puna kryesore do jete te ndihmoje presidentin ne vendim-marrje kryesisht ushtarake, dhe perbehet nga: CP (Andiroid), vCP (Kris Hasa), PM (DonCurtis), MoD (KRIMIKO), Perfaqesuesi i eShqiperise ne EDEN (festimbeqa) dhe 8 lojtare tjere me experience: Kushtrimzz, iPanchO, Lignja, Visar Jasiqi, Amathos, Labern, Terrnakopi dhe AENEAS.



REFORMAT USHTARAKE

Eshte verrejtur qe koheve te fundit Njesite Ushtarake shteterore kane qene te keq organizuara dhe D4 ka patur shume pak lojtare.
Gjithashtu edhe Albania D-1 ka qene e pa organizuar pervec muajit te fundit qe i pergezoj personat qe punuan shume per ta riogranizuar kete MU. Por besoj qe sdo duhet shume kohe qe perseri te mbushet nga multi dhe lojtare jo aktiv. Prandaj per keto arsye kam krijuar nje plan per riorganizim te Njesive Ushtarake (per nje reforme ne ushtri). Ky plan perbehet nga 3 pjese:

1. Kthimi i Albania D-2 ne "Akademia Ushtarake Shteterore".
Ne fillim plani ishte qe Albania D-1 te kthehet ne te tille, por duke marre parasysh se Albania D-1 eshte riorganizuar muajin e fundit dhe ka rreth 200 lojtare aktiv, vendosem qe ta kthejme ne dicka tjeter. Gjithesesi, sa i perket Albania D-2, aty do mundohemi te zgjedhim nje plan te mire trajnimi, dhe cdo lojtar i ri do duhet te kaloje akademine per te vazhduar me tutje ne Njesite Ushtarake shteterore. Trajnimi ne akademi do zgjase nga 4 dite deri ne 2 jave, nese lojtari qe futet ne Akademi nuk do arrije ta kompletoje trajnimin brenda 2 javesh, do perjashtohet nga akademia dhe do etiketohet si lojtar inaktiv.
Ky ndryshim do na ndihmonte qe te pastronim njesite ushtarake nga lojtaret inaktiv dhe multit. Gjithashtu do ju mesonte lojtareve gjerat e para te lojes qe ne fillim pra perpara se te vazhdojne me lojen.

2. Kthimi i Albania D-1 ne "Forcat Tokesore"
Kjo MU, meqe tani eshte shume e organizuar, vendosem qe ta kthejme ne "Forcat Tokesore" qe do perbehet nga lojtaret e D-1 dhe D-2 te eShqiperise. Puna e vetme e Komandantit te saj do jete te informoje lojtaret nese kane pyetje, dhe te mbaje organizimin ne nivel.

3. Kthimi i Albania D-3 ne "Forcat Ajrore"
"Forcat Ajrore" do jete MU me lojtaret e D3 dhe D4 pra keto 2 MU do shkrihen ne nje. Ketu Komandanti nuk do kete shume pune, pasi nuk do vijne shume shpesh anetare te rinj ne MU dhe do e kete te lehte te mbaje organizimin. Albania D-4 do shitet ose do fshihet pasi nuk do kete nevoje me per te.

Puna me e madhe do duhet te behet ne Akademine Ushtarake Shteterore, dhe do mundohem te ndihmoj sa me shume qe te jete organizimi ne nivel.
Por gjithesesi, kete plan nuk mund ta zbatojme nese nuk pranon populli, prandaj ju ftojme te votoni KETU.



FORUMI I ESHQIPERISE

E fundit por ndoshta me e rrendesishmja nga te tjerat eshte lajmerimi se forumi i eShqiperise ka filluar funksionimin perseri. Forumi eshte i njejti qe eshte krijuar me krijimin e eShqiperise (forum.alvision.net) por gjate koheve te fundit (qe nga fundi i vitit 2012) kishte ndenjur inaktiv.
Synimi im eshte qe ky forum te ringjallet. Gjate 2 javeve te fundit kam punuar shume ne forum, dhe besoj qe tani eshte gjithecka gati. I BEJ THIRRJE CDO LOJTARI TE SHQIPERISE QE TE RREGJISTROHET NE FORUMIN E ESHQIPERISE. Kur te futeni per tu rregjistruar, do ju dali nje tekst dhe do duhet te ndiqni ato instruksione!

Faleminderit,
Kryeministri i eShqiperise,

DonCurtis