[MoFA] Programi i ambasadorëve të eShqipërisë

Day 1,965, 01:39 Published in Albania Albania by Sei Kaon



Pershendetje te gjitheve,
Cfare detyre ka dhe cfare duhet te beje nje ambasador per nje prezantim sa me te frytshem per krijimin e nje imazhi dinjitoz ashtu sikurse i takon eShqiperise tone te dashur, do te mund t'i ndiqni me poshte.




-Pike se pari: Cfare eshte puna e nje ambasadori?
Ai eshte i pergjegjshem per marredheniet midis dy shteteve.
Ministri i Puneve te Jashtme ndryshohet cdo muaj. Megjithate ambasadoret mund te rrine per me pak se nje vit ne vendet ku ua kerkon detyra dhe sigurisht ne kemi nevoje per njerez te tille dhe te hapur ne marredhenie.
Per vendin prites ku ju do te punoni, ju jeni perfaqesuesi i te gjithe shqiptareve.
Kjo do te thote qe ju duhet te jeni sa me miqesor qe te jete e mundur por duhet dhe te reflektoni shpirtin dhe dinjitetin shqiptar.

-Cila eshte detyra jote si ambasador?
Kur ju jeni miqesor dhe u shkruani njerezve te tjere, te cilet nuk kane shume marredhenie me ne ne RL ose eRepublik, atehere ju rrisni dhe krijoni nje imazh pozitiv tonin.
Si fillim ju duhet te shqyrtoni gjendjen ne shtetin ne te cilin po sherbeni, te komunikoni me disa lojtare per te rritur prestigjin dhe konsideraten per shqiptaret (ne loje po ashtu dhe ne RL) dhe te prezantoni qeverine qe do te jete duke drejtuar eShqiperine ne ate periudhe ne forumin perkates duke marre zyren qe ekziston (te vazhdoni te komentoni ne postet qe ka bere ambasadori paraardhes), ose duke krijuar ju zyren e pare te perfaqesimit te shtetit shqiptar.
Ju duhet qe patjeter ti kushtoni pak kohe shtypit te shtetit ku punoni dhe kryesisht gazetave zyrtare. Nese ju nuk kuptoni gjuhen mund te perdorni Google Translate dhe madje te komunikoni me lojtaret ne gjuhen angleze (e cila eshte gjuha e dyte e cdo eshteti ne eRepublik)
Cdo muaj ne ju kerkojme qe te shkembeni listen e kabineteve qeveritare (president, kryeminister, ministra etj) ndermjet dy shteteve.
Ne shtetet me rendesi strategjike (gje qe do t’ju konfirmohet nga Ministri ose Zv. Ministri) ju duhet te raportoni te pakten 1 (nje) here ne jave kurse shtetet e tjera (me rendesi me te ulet) raporti nuk duhet te kete kete volum.
Gati ne te gjithe shtetet ne eRepublik, konsiderohet nje menyre shume e sjellshme dhe respekti qe ju t’i drejtoheni me PM (te vecante) Presidentit dhe Ministrit te puneve te jashtme. Mos u fyeni nese nuk merrni pergjigje nga CP pasi atij mund t’i shkojne shume mesazhe ne dite dhe nuk mund te kete kohe t’t lexoje dhe t’u pergjigjet. Mundohuni te jini ne kontakt dhe te vendosni marredhenie me lojtare te shtetit ku ju punoni duke krijuar nje imazh te mire per eShqiperine.

-Nje paralajmerim i vogel:
Vendet e tjera nuk jane platforma juaj per propagande politike. Ju ne asnje menyre nuk duhet te reklamoni MU, parti politike ose lojtare shqiptare. Ju perfaqesoni nje POPULL dhe jo thjeshte disa individe apo organizata.
Disa shtete i kemi armike, disa aleate te vjetra kalojne ne krahun e aleances kundershtare (keto gjera ndodhin): Kurresesi ju nuk duhet t’u besoni lojtareve apo qeveritareve te huaj sekrete kombetare apo shteterore. Ju duhet te tregoni maturi ne vendimmarrje dhe duhet te dini se cilat jane informacionet qe duhen mbajtur konfidenciale (sigurisht qe nese dicka behet publike dmth publikohet ne gazeta atehere ajo nuk eshte me sekret).

-Disa keshilla:
Ju duhet te tregoheni miqesor. Mos harroni, ju mund te jeni faktor kyc per “fatin” e nje eshteti.
Jini neutral dhe mos i tregoni askujt pikpamjet tuaja politike.
Mos kini “frike” apo siklet nga lojtaret e medhenj pasi ata jane miqesore dhe dine me shume mbi historine dhe lojen.
Mos u fyeni kur nuk merrni pergjigje menjehere.
Kur keni dyshime ose paqartesi pyesni Ministrin dhe Zv. Ministrin e puneve te jashtme per cdo paqartesi.
Sa me i madh te jete rrjeti yt i njohjeve, aq me mire per eShqiperine. Sa me shume njerez te fuqishem dhe me influence te njihni dhe sa me shume aktiv te jeni aq me shume e ndihmon eShqiperine ne mbajtjen mire te marredhenieve me shtetet e tjera.
Jo te gjithe mund t’ju pelqejne. Nese dikush ju ofendon atehere ju mos e shprehni dhe ruani gjaktrohtesine. Mos u ankoni ne IRC-ne e eshtetit ku ju punoni. Ne kete menyre vetem do te shkaktonit pakenaqesi dhe do te prishnit marredheniet e mira qe mund te ishte dashur kohe te ndertoheshin.



Per te aplikuar per postin e ambasadorit dhe perfaqesuesit te eShqiperise ne eBote ju lutem te plotesoni kete formular te ADA (Albanian Diplomatic Academy).



Keto ishin disa keshilla per te qene nje ambasador i mire dhe nje perfaqesues sa me i denje i eShqiperise ne "Boten e Re".
Shpresoj t'ju kete ofruar info. dhe njohuri ne kete fushe.
Me respekt,

Sei Kaon

Ekipi juaj i Ministrise se Puneve te Jashtme per muajin prill 2013: