[MoE]Taksat/tatimet

Day 2,108, 12:31 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka
Taksat/tatimet


Pershendetje eShqipetar,ndryshimet e fundit nga administratoret e lojes ne modulin ekonomik si dhe mungesa e artikujve per kete fushe te lojes me ben qe te shkruaja nje artikull lidhur me taksat dhe ndikimin e tyre ne ekonomine personale te nje punetori,punedhenesi dhe te shtetit.


Taksat ne shtetin tone jane te aprovuara nga kongresi,dhe kane marre edhe miratimin paraprak nga ministri i ekonomise,apo stafi i tij.

Ka disa teori ne lidhje me nje politike efektive dhe te ndershme te taksave.Por ne fund te fundit te gjitha pikepamjet mbi kete qeshtje marrin ne konsiderate ekuilibrimin mes dy qellimeve:

1.Te hyra te mjaftueshme per shtetin per te paguar MPP,financimin e lufterave,dhe stabilitetin ekonomik te vendit.

2.Forcimi i ekonomise lokale,qe perfitimet e qytetareve nga paga e tyre te jene me te larta dhe rritja e fuqise ekonomike te pronareve te fabrikave.



Ajo qe e komplikon arritjen e ketyre qellimeve eshte moduli ekonomik i lojes,i cili ka krijuar pengesa te medha per zhvillimin e pronareve te fabrikave te vogla dhe te uleta ne kualitet.Nje tjeter problem ka qene rritja e numrit te lojtareve qe punojne ne fabrikat ku marrin pagesen ne forme te armeve dhe ushqimit ,nje sistem i cili i anashkalon taksat nga te ardhurat.



Te gjitha taksat jane te mbledhura ne buxhetin e shtetit dhe mund ti shikoni KETU



Pasi qe te ardhurat nga tatimi jane ne buxhetin e shtetit ato mund te zhvendosen ne organizatat (ekonomike)qeveritare vetem permes ligjeve te propozuara ne kongres,i cili duhet ti votoje



Taksa e punes

Taksa e punes qe me heret ishte tatimi mbi te ardhurat ,tash me ndryshimet e zbatuara nga administratoret e Erepublik me 8 gusht 2013,ndikon jo vetem ne pagen e punemarresit(punetorit) por edhe menagjeret qe punojne ne fabrikat e tyre.

Aplikimi i taksese se punes te punetoret
Taksa e punes aplikohet te paga e punetorit qe e merr nga punedhenesi.Per shembull:

Nese ju merrni page prej 10 cc dhe taksa e punes ne eShqiperi eshte 1% atehere ju do te paguani 0.1 cc per buxhetin e eShqiperise,ndersa pjesen tjeter prej 9.9 cc do e merrni per vete

Aplikimi i takses se punes te menagjeret(punedhenesit)

Ketu taksa e punes aplikohet ne pagen mesatare te shtetit.



Paga mesatare eshte llogaritur automatikisht nga erepublik,si paga mesatare e paguar nga menagjeret e kompanive per punetoret e tyre ne 30 ditet e fundit.Kjo do te thote se edhe nese pagat ne tregun e punes jane me te uleta,pagat e paguara nga menagjeret me bujar do te ndikojne qe paga mesatare te jete relativisht e fryre.

Per shembull nese taksa e punes eshte 1% dhe paga mesatare eshte 8.9 cc qdo here qe nje menagjer punon ne fabriken e tij ai do paguaj 0.089 cc per buxhetin e shtetit.
Menagjeri do te paguaje kete takse per secilen fabrike te tij.Nese ai ka 12 fabrika atehere 1.068 cc do te shkojne ne bugjetin e shtetit.

Shenime mbi kalimin nga taksa nga te hyrat ne taksen e punes
Kur taksa e punes u implementua ne loje,menjehere zuri vendin e takses mbi te ardhurat duke e shnderruar ate ne takse te punes.Nese shikoni ne ligjet e eShqiperise te para 1 muaji apo me heret do te shihni se te gjithe ata ku permendej fjala takse mbi te ardhura jane ndryshuar me fjalen taksa e punes edhe pse kjo takse ne ate kohe nuk ekzistonte.

Poashtu gjate kalimit nga taksa mbi te ardhurat ne taksen e punes perqindja e saj ka mbetur e njejte.Kjo do te thote se ne eShqiperi kjo perqindje ishte 10% dhe me pagen mesatare prej 8.9 cc qdo here qe nje menagjer do punonte ne fabriken e tij 0.89 cc do shkonin ne bugjetin e shtetit.
Kjo ishte shume e larte dhe e paperballueshme per shumeke.Andaj kjo takse u zbrit ne 1% siq eshte edhe ne diten e sotme.Dhe tash kur nje menagjer punon ne fabriken e tij vetem 0.089 cc shkojne ne bugjetin e shtetit.

Poashtu kur u implementua kjo takse,ne fillim ishte shume e larte duke bere qe shume kush te mos punonte ne fabrikat e tij sepse kishte kosto te larte dhe nje pjese e tyre morren nje punetor tjeter per te punuar me tere kapacitetin e fabrikes.



Taksa mbi vleren e shtuar
Apo si e quajme TVSH(VAT) aplikohet vetem ne produktet e perfunduara pra ne arme dhe ushqim (jo ne materiale te paperpunuara-RAW)
Mblidhet ne kohen e shitjes ne treg(marketplace) si nje zbritje nga te ardhurat e shitjes.

Per shembull nese nje qytetar vendos ta shes 1 ushqim per 1 cc dhe TVSH e shtetit eshte 2% ,atehere nga shitja e ushqimit ai do te marr 0.98 cc ,ndersa pjesa tjeter prej 0.02 cc shkon ne bugjetin e shtetit.

Kjo takse mund te jete nga 1% deri ne 25% dhe caktohet nga kongresi.Kjo takse mund te jete e ndryshme per ushqimin dhe armet,kjo nenkupton se tatimi per ushqim mund te jete me i ulet se sa ai per arme dhe anasjelltas.



Taksa e importit
Taksa e importit aplikohet per te gjithe ata qe shesin prduktet e tyre ne tregun shqiptar por qe nuk kane shtetesi te eShqiperise

Per shembull nese nje qytetar me shtetesi te Kines deshiron te shes nje arme ne tregun shqiptar me qmim 1 cc ,dhe taksa e importit te armeve ne eShqiperi eshte 35% dhe TVSH 7% atehere shitesi do te merr vetem 0.58 cc (1,00 - 42😵

Me respekt:Ministria e edukimit