[MoD-ALB] Një mandat për të marrë mësim
DeltaJuliet SFO
Përshëndetje qytetarë të eShqipërisë
Ky është artikulli mbyllës i mandatit tim si MoD në qeverinë e Kabesos.
Më duhet ta pranoj para jush dhe para vetes dhe jam aq burrë sa ta pranoj që nuk ishte një mandat i kënaqshëm për mua personalisht dhe për ju duke qenë unë Ministër i Mbrojtjes.
Nuk jam i kënaqur me punën time dhe këtë gjë "e vuaj" unë brenda para se ndonjëri të më gjykojë.
Nuk shkruaj për justifikim por për tju kërkuar falje dhe për t'ju informuar me shumë.
Mandati filloi me vonesë, pa plan dhe pa asnjë organizim sepse nuk isha zgjedhur unë për këtë detyrë.
Por pas dorëheqjes se MoD të mëparshëm dola vullnetar për të marrë postin.
Por në fund kjo nuk justifikon asgjë. Të paktën tek unë.
Sepse kam një parim një jetë që një punë që e marr përsipër, bëj maksimumin dhe e çoj deri në fund.
Kësaj rradhe nuk ishte e thënë të ndodhte pasi duhej Jurgeni në RL më shumë se në eRepublik. Dhe për këtë më vjen keq.
Për ta mbyllur këtë paragraf, kam dalë në përfundimin që gabimi nga ana ime ishte që në fillim. Marrja e postit të MoD pas fillimit të mandatit pa një plan konkret.
Këtë gabim s'do ta bëj më.
Megjithëse nuk pendohem që e bëra sepse mora një mësim.
Gjatë këtyre tre javëve janë zhvilluar rreth tre group fight.
Pothuajse çdo ditë ka pasur udhëzime me artikuj për Prioritet e vendit në luftrat e përditshme.
Nuk ka pasur artikujt të punës javore pasi siç ju thash, RL më mori komplet kohën të cilën e kisha programuar për eRepublik. (Nuk do rri të sqaroj se çfare bëra në RL.)
Gjatë luftrave janë dhënë mijëra ALL për CO dhe qindra Q7. Llogaritë i di më mirë Strategi1.
Gjatë misioneve plani u krijua nga MoD por nuk eci pasi disa të shkathët që nuk mund të qëndrojnë pa futur hundët filluan shout andek këndej dhe u spostuan oraret e betejave.
Në luftën e Kosovës më duhet të them që koordinimi ishte më i madh nga ekipi i MoFA dhe i falenderoj shumë.
AS në Bjellorusi u anullua pasi siç e dini në përpjekjet për ti bëri nder vendit ranë dëshmor disa djem e plani nuk eci.
(Këtë përpjekjen për të mirën e vendit disa deri dje e flisnin me megafon, ndersa sot shohin vetëm BAN-in tre ditor të CP. Të paktën këtë kam lexuar nëpër artikuj.)
Mirë do ishte që ne shqiptarët ti mbulojmë krahët njëri-tjetrit e jo ta ulim posht. E sidomos për një lojë.
Para dy muajve behej shout me ALTOPARLANT për një plan të paparë. Në fakt ashtu ishte, i paparë, sepse nuk e pau askush.
Po tani pse llapin këto se kuptoj...
Në Shkodër kena një shprehje të bukur, Kush s'ka mend, ka kam (këmbë).
Un do thoja për në eRepublik, kush s'ka këmbë, ka gojë.
Kanë gojë me fol persona për punën tonë e të kesaj qeverie (për MoD kemi muhabetin në fillim) që gjatë mandatit të tyre bërtisnin për revolucione, shpikje, gjëra të papara, plane që të lënë me gojë hapur.......VETEM FJALE.
Prandaj mor ta marrsha merru ma pak me fjal e shtyp butonin "LUFTO" ti me shokt tuj se mram kishit ra me fjet me pulat.
Dy mund të jenë arsyet se pse po humbim territoret ne UAE
1. Ose nuk po luftojme ne dhe as aleatet
2. Ose Serbet & CO skane cfare i bejnë Kilit, dhe na e rrasin neve
Gjithsesi mua me vjen shumë keq për gjëndjen e krijuar dhe mbylljen në këtë mënyrë të këtij mandati.
Dua të falenderoj CP për mbështetjen.
Ekipin e MoFA të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe kjo qeveri kishte MoFA pikën më të fortë. (Djema mos u merrni me fjalët e hallkut se atë punë kanë. Edhe këto fjalë për ju nëpër artikuj i kam lexuar)
Ekipin tim të MoD, të cilët në 10 ditët e mungesës time kanë vazhduar punën dhe kanë kryer detyrën siç duhet në bashkëpunim me strukturat e tjera të qeverisë.
Qytetarëve
Pranoj çdo përgjegjsi dhe kritik për punën time.
Por ta dini që kritikat e juaja jane të dytat, pasi të parat ja kam bërë vetes.
Ju kërkoj ndjesë për këtë rradhë.
Por sdo tërhiqem. Do vazhdoj të jap ndihmën time për këtë vend ashtu siç kam bërë përherë. S'më interesojnë ça bëri njëri e tjetri. Merrem vetëm me punën time sepse i jap llogari vetës para të gjithëve.
Ju falenderoj për mirëkuptimin.
PS: më sipër për fjalët e tjerve kundrejt meje, ska nevojë me permend emra sepse bëhet gazeta me njollë. Në fakt bëj gabim që i jap kohën time atyre muhabeteve sepse sja vlen por smund të rri pa ngritur zërin kundrejt fjalëve boshe dhe kote.
Përgjigjet nëpër komente do vijnë kur të kem kohë për tju përgjigjur atyre komenteve.
Me respekt
Jurgen Dervishi
Comments
ah vella,mire qe mbarove mandatin por tani kemi friken e komunistave se po e moren ata,mandantin e CP,kemi per te ik perlesh
Pablito !!! Gjithe bota e di qe pablito escobar admironte komunistat apo pas vdekjes ke ndryshuar mendim?
E ver8. Ai e donte komunizmin por mos te harrojme se ishte presidenti I kolumbise I partise komuniste qe e shkaterroi Pablon.
ke ber pune te mir suksese
faleminderit dhe ty per mbeshtetjen ne cdo moment
o7
voted
Disa kan lindur te mesuar, kurse te tjeret mesojn gjat ter jetes 🙂
Mos e vrit mendjen asnje nuk eshte perfekt ne jete dhe aq me teper ne loje,ti ke bere maksimumin tend dhe kjo eshte per tu vlersuar! pergezime !
flm o7
o7
Ka edhe me keq vlla,pastaj askush nuk e ben me qellim dicka te "gabuar" kunder vatanit 🙂
Mos ta nin po knaqu ne RL!
ps.Te kisha prit ne Kavaj me pa Vllaznin 😛 ai barazim sikur fitore per ne 😃
un jam pertej detit vlla se po te isha atje aty ne stadium do me gjeje me flamurin e vllaznis 😃
flm o7
Shijo Koloseun andej pra 😛 se e mora vesh ku je 😛 hahahaha
Je me i miri Jurgen
tori o njish na ke lene shurdh 😃
01-Feb-2014
GAME OVER
Contact Jurgen Dervishi
Geno po flet me vete? 😛
hahahahahahahaha a din se nuk e kisha mendu kete gje ... por nfakt nuk jam un tek acc i torit se nuk kam passw. un jam vetem per kontakt per ta shitur 😃
bravo komandant,tani varja pak MU se na ke lene mas dore🙂
sigurisht o7
ke pasur faj te rw qe duhej hap ne emirate. por edhe me teper faj kane ata qe kerkonin pushtetin!
me te then te drejten vlla sjam marr hic me politik muajin e fundit, vetem MoD e AUS
e pranoj qe duhej te hapej me pare RW por gjithsesi dihet qe Prio do ishin kolonite ne UAE ne cdo rast
edhe Bosnja sapo humbi nje territor tani
gjithsesi shum flm per komentin 🙂
Respekt per ty,je me i miri 🙂