[LVV] Programi

Day 2,038, 11:15 Published in Albania USA by Lapraksi


Përshëndetje eShqiptarë,
Fillimisht dua t’i falenderoj të gjithë ata që më votuan mua si president i partisë “Lëvizja Vetëvendosje” për këtë muaj.Ndihem shumë i privilegjuar që jam president i partisë më të madhe në vend dhe do të përpiqem që t’ua shpërblej besimin të gjithë atyre që më votuan.



Më poshtë do t’ju paraqes programet,strategjitë dhe planet e partisë “Lëvizja Vetëvendosje” për këtë muaj:

Duke parë situatën e tanishme, duket se edhe këtë muaj eShqipëria do të ketë 2 territore, që do të thotë që vendi ynë do përfaqësohet edhe një herë tjetër nga 20 kongresmenë.

Partia “Lëvizja Vetëvendosje” si partia më e madhe në vend, me dyfishin e anëtarëve të partisë së dytë më të madhe,ka si synim absolut përfaqësimin me sa më shumë anetarë në Kongres,gjë e cila duket lehtësisht e arritshme.Gjithashtu,shpresoj që këtë muaj të mos ketë surpriza të pakëndshme gjatë nates si në muajin e kaluar,ndaj për të evituar këto raste të shëmtuara,ftoj të gjithë anetarët të votojnë masivisht për partinë tonë në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Të gjithe anetarët e partisë që duan të aplikojnë për të qenë kongresmenë janë të lutur të plotësojnë formularin e aplikimit për kongresmenë.

Të gjitha aplikimet do të vlerësohen me kujdes nga ana e kryesisë së Partisë dhe ato do të luajnë një rol thelbësor në renditjen e listës përfundimtare të partisë për përfaqësimin në Kongres.


Partia “Lëvizja Vetëvendosje” ka menduar që edhe këtë muaj GOLD-et e fituara nga medaljet e kongresmenëve të shkojnë për organizatat e marra me qera nga qeveria franceze.Shpresojmë që ky kapital të shërbeje për të nxjerrë fitime jo të vogla nga organizatat,duke shpresuar gjithmonë në mirëpërdorimin e tyre dhe jo përdorimin për interesa vetjakë.



Përsa i përket zgjedhjeve presidenciale,partia “Lëvizja Vetëvendosje” nuk ka vendosur akoma për një kandidat të caktuar.Njëkohësisht, jemi të hapur ndaj çdo bashkëpunimi me ndonjë parti tjetër dhe nuk e përjashtojmë mundësinë e daljes në zgjedhjet presidenciale me 1 kandidat të përbashkët.Gjithsesi,do ju informojmë në ditët në vijim lidhur me këtë çështje.



Kjo ishte e gjitha për këtë artikull.Do vazhdoj t’ju informoj për çdo ndodhi apo ngjarje të re gjatë ditëve në vazhdim.Edhe një herë ju ftoj te merrni pjesë masivisht në zgjedhje.

Dhe mos harro: