Ambient on/off

Sign up

 

Continue

Continue By creating an account you agree to the Terms of Service & Privacy Policy
Resend email   |  Can't find the email? confirmation@erepublik.com

Resend the confirmation email to this address

Resend email Can't find the email? confirmation@erepublik.com

"Fabrikat shtetrore"

Day 1,869, 10:14 by tori01

1. jane te paligjshme.
2. abuzohet shume lehte nga ai qe ka kodin e perdorimit.
3. marin vazhdimisht para nga buxheti i shtetit.
4. ndajne ndihma, por une skam marr asnjehere ndihma as ne d1 as ne d2.
Pyetja ime. Perse mburen me keto fabrika, sikur kane cliruar shqiperine?

 

Comments

Arius argiri
Arius argiri Day 1,869, 10:24

mund te shtosh se sipas pohimeve te vete visarit kushdo tjeter do ti marri persiper drejtimin e tyre rrazikon te marri ban nga adminat! pyetja eshte se si valle vete visari i ka shpetuar rrezikut te ketij bani qe vete pohon se ekziston???

Arius argiri
Arius argiri Day 1,869, 10:27

me thoni se çfare nenkupton visari ndersa shkruan keto fjale ne komentet e artikullit te tij mbi fabrikat shtetrore ...
"Day 1,868, 02:14 tori01 - une vuaj nga semundja e personaliteteve te dyfishta, andaj per mua nuk vlejne keto rregulla ...

Une si kam hap te gjitha account. Fabrika Shteterore eshte inicuar nga une, sokolsokoli eshte dhene dhurate nga MaxXxy (ka qene account i tij i vjeter), derisa Fabrika F.P.ZH. eshte nisur dhe zhvilluar nga Alban Mustafa.

Nga zori, ne mungese te lojtareve tjere, i kam menaxhu i vetem (nganjehere me ndihme te festimit) keto muaj. Arsyeja pse nuk shkruaj shume per fabrikat eshte mu per rrezikun e ndonje ban-i eventual."

VisarJ
VisarJ Day 1,869, 10:38

Kadare ka dhene nje definim shume te mire per ju ne librin e tij te fundit MOSMARRVESHJA: Rimohuesit. Ju sygjeroj ta lexoni. Paraqet ne mentre sublime konfliktin Shqiptar me veteveten.

V.

Arius argiri
Arius argiri Day 1,869, 10:41

Pyetja eshte a jane ne dijeni apo jo adminat qe keto fabrika jane prone e shtetit shqiptar?
nga pergjigjet e mesiperme duket se nuk eshte keshtu po a eshte kjo e vertet?
Mos ndoshta sapo dikush tjeter (qeveri tjeter!) do guxoj te kerkoj te marri ne dorezim keto fabrika te blera me paret e taksave dhe ndihmave te shqiptareve do te gjendet para rreziku te nje ban i cili do te interpretohet me pas si nje deshtim per ata qe guxuan te sfidonin sistemin politik qe mban peng shqiperine ne loje! mos ndoshta eshte kjo arsye qe presidentucet kukulla kan aq frike te marrin ne dorezim drejtimin e ketyre fabrikave? dhe per me teper nese fabrikat jane ne rrezik bani atehere perse eshte lozur ne kete menyre me disa mijra gold te marra nga taksat e shqiptareve? A duhet valle qe pasi pesuam banin e bankes me 2000 gold dhe disa dhjetra mijra all te mbyllim syte serishmi perpara nje zhdukje te mundeshme te prones apo pasurise se perbashket???

Arius argiri
Arius argiri Day 1,869, 10:44

Visar me gjithe respektin qe kam per ty si lojtar duhet te nenvizoj se ti nuk je nje simbol i kombit pra nuk je as skenderbeu as himni dhe as flamuri prandaj permendja e "mosmarveshjes" e te madhit Ismail Kadare paralelizemi qe ben duke permendur kete veper me ngjan disi i tepruar!!!!!

Rorschach C
Rorschach C Day 1,869, 10:55

V

VisarJ
VisarJ Day 1,869, 11:54

Arius - pergjgja eshte se adminat nuk e dijne 9dhe ti kete e din shume mire). Ata nuk e dijne se as nga kush menaxhohen keto account. As ti nuk mund te jesh 100% i sigurte se a i menaxhoj krejt une apo jane disa student te mi qe hin edhe punojne ne to. Pyetja eshte cfare do te besh tani - ti raportosh tek adminat? Qe na kthen tek "Rimouesit" - cfare do te besh tani?

Arius - fabrikat nuk jane blere vetem nga taksat. Ti kete e din shume mire. Qe edhe nje shembull - http://imageshack.us/f/854/fabrika75gold.png/

Kushdo qe ka frike ti marr fabrikat eshte frikacak nga natyra, gje qe e deshmove ti ne artikullin tend te fundit ne komente duke u mshefur mes pergjegjesise, kompetences, etj. E ne fakt eshte frika ajo qe ste lejon te besh dicka tjeter ne kete loje perpos te observosh dhe te pallesh.

Une nuk jam simbol i kombit e kurr nuk kam pretenduar dic te tille, po barem kam bere me shume se ti dhe ate me vullnetin me atdhedashes sesa ti qe ke demonstruar ne kete loje.

Vazhdo me kete avaz. Shkaterro ckado qe kemi krijuar deri tani. Beji raport. Kontribut tjeter nuk je i gatshem te dhurosh.

Nese te duket e terpurar, te sygjeroj qe te reflektosh mbi veprimet e tua. Je i lexueshem. Shfrytezoje pakez.

V.

tori01
tori01 Day 1,869, 13:26

@ Visar Jasiqi. Flm per sugjerimin per librin.

Une kam shkruar 4 gjera per "fabrikat shtetrore" ti cilat ju nuk po i kundershtoni.

Para se ti dorzosh keto "fabrika shtetrore" te dikush tjeter duhet qe ti besh ato te ligjshme.
Dhe nese nje gje e till nuk mund te behet, atehere te ktheni te gjitha goldat dhe all qe jane mar nga buxheti i shtetit.

Ky eshte nacionalizem. Te lesh dicka qe do i sherbej shtetit shqiptar ne menyre te ligjshme ne te ardhmen (pavarsisht se ka filluar ne menyre te paligjshme) perpara se te ikesh nga kjo loje.

Te gjitha te tjerat jane arsyetime te kota.

DonCurtis
DonCurtis Day 1,869, 14:07

1. jane te paligjshme - po, jane te paligjshme, po per sa kohe nuk beni ju buje me kto artikujt tuaj qe ta lexoje e gjithe bota dhe ta kuptoje se jane te paligjshme, nuk jane ne rrezik. erepublik lejon menaxhimin e shum llogarive nga nje IP por nuk lejon transfertat nepermjet njera-tjetres, pra keto fabrika mund te shtiren si vellezer nga e njejta shtepi (nese jane me te njejten IP, nese jo, atehere edhe me mire).

2. abuzohet shume lehte nga ai qe ka kodin e perdorimit. - abuzohet nga Visari thua? nese nuk e njeh visarin, edhe mund ta thuash kete gje, po kush e njeh visarin e di se a eshte njeri qe abuzon me gjene me te rrendesishme te eshqiperise apo jo.

3. marin vazhdimisht para nga buxheti i shtetit. - Nga buxheti i shtetit marin shum pak. Zakonisht meren para nga donacionet e ndryshme, donacione qe jane bere edhe para se te futeshim une apo ti ne loje.

4. ndajne ndihma, por une skam marr asnjehere ndihma as ne d1 as ne d2. - Programi UML ndan ushqimin e fabrikes qe prodhon ushqim Q5 por kjo behet per lojtaret e niveleve nen 28, pra qe cilesohen si me te dobet ekonomikisht, se kur arin nivel 28 je me i vetedishem, di te besh tregti dhe mund te mbash veten. Do doja qe te jepej ushqim edhe per lojtaret tjer, po kaq ka mundesi edhe shteti. Ndersa ato tanqe Q7 ruhen per luftera serioze, pasi nuk prodhon dhe aq shume ajo fabrike sa per ti furnizuar te gjithe lojtaret cdo dite.

Kto ishin pergjigjet e mia per pyetjet e tua.

Arius argiri
Arius argiri Day 1,869, 16:23

mos ki frik visar se specialisti i reportimeve dhe spiunimeve tek adminat nuk jam une por shumekush nder shoket e tu te cilet ti i njeh shume mire dhe kjo te ben edhe hipokrit pasi ti i njeh shume mire se kush ne kete loje ka patur dhe ka lidhje te drejteperdrejta me adminat e lojes!!!!
sa per don kurtishin me vjen shume keq qe nje si ti don qe ishe flamurtar i lirise se fjales dhe se shtypit tanime je kthyer ne nje qe shkruan fraza te tipit "deri kur ju do te vazhdoni artikuj te ketill" por don nese nuk do te jem une gjithmone do te gjendet dikush qe do te marri guximin te tregoje te verteten ! me vjen keq qe ti zgjodhe te mos besh pjese nder ta!
Nese fabrikat jane te paligjeshme (une akoma kam dyshime per kete!) mund te besh pyetje çfare i eshte dhene ne kembim adminave te mbyllin nje sy per kete problem? ndoshta informacione te herepashereshme per ata qe nxjerin probleme sistemit???

VisarJ
VisarJ Day 1,869, 16:34

Arius - mua me vjen marre qe ty spo te vjen marre.

Me kaq e permbylli kete diskutim.

E verteta eshte dicka qe ti nuk mund te pretendosh se e din. Ti mendon se din. Ky eshte nje dallim i madh.

Tori1 - si duhen te behen ato te ligjshme? Cka duhet bere. Me ndriqo te lutem!

Sa gold jane marr nga buxheti i shtetit? Qe ti kthej!

Ma o djem se eshte marre me perdhos kontributin e plot lojtareve ketu me keto komente amatoreske.

U shtruva doren e vellazerise disa here, e si duket nuk po e vlejka se ju mungon principi i pare i burrerise.

Me nuk kam cka te flas me ju.

Shpresoj se nje dite do te kuptoni.

Deri athere, qendroninte pershendetur.

V.

Arius argiri
Arius argiri Day 1,870, 23:53

Visar ti ngaterron dy gjera kryesore ! ne nuk deshirojme te vejme aspak ne dyshim kontributin dhe punen tende ,perkundrazi une shume here jam shprehur shume here se e vleresoj punen dhe impenjimin tend! çeshtja per te cilen ne deshirojme te diskutojme eshte ; çfare duhet te bejme qe te evitojme kete rrezik te mundshem qe qendron mbi fabrikat shtetrore! Qe pasuria e perbashket qe eshte investuar aty te mos shkoje kot! Qe keto fabrika mos te behen pre e abuzimeve ne te ardhmen (sepse sigurisht siç ke thene edhe vete ti nuk do ta mbash ne perjetesi barren e drejtimit te tyre!)?e pra keto jane pyetjet qe ne deshirojme ti gjejme nje pergjigje! sigurisht gjate debatit neper komente kane fluturuar edhe fjale apo akuza ndoshta jo te drejta (dhe kjo eshte normale per çdo debat mbi nje çeshtje te rendesishme!) dhe keto akuza ashtu si une nuk i kam marre parasysh edhe ti nuk duhet ti marresh parasysh !

tori01
tori01 Day 1,870, 01:56

@ Visar Jasiqi. Nuk po te akuzoj per as per vjedhje te fabrikave dhe as po te hedh poshte ate qe eshte bere deri tani nga fabrikat dhe as po mohoj kontributin e atyre qe kan investuar ne keto fabrika edhe para reale.

RESPEKTOJ TY DHE TE GJITHE TE TJERET PER KONTRIBUTIN TUAJ.

Tani ka ardhur koha qe mos te mburemi me keto fabrika (acc private) po te shikohet si mund te shfrytezohen ato me mire ne te ardhmen.
Une nuk dua as qe ato te bllokohen por nuk mund te mos te them mendimin tim ne lidhje me to.

Do te ishte ne te mire te gjithe shqiperise dhe shqipetareve qe te kthehen ne acc te ligjshme. (menyrat si mund te kthehen mund te dikutohen me nje publik te hapur dhe jo ketu, nese ti e pranon si ide dhe nuk ke frike nga kjo ide )

@ DonCurtis . Per piken 2. Une besoj shume te Zoti, por i marr me vete celsat e shtepise kur dal. ( shpresoj te me kesh kuptuar drejte)

Ju pershendes te gjithve.

DonCurtis
DonCurtis Day 1,870, 12:57

@tori01 pergjigja jote nuk ka fare lifhje me ate qe thash. Une them qe ti besosh Visarit se nuk e ben kete gje. Ti thua qe beson te zoti por i mer celesat me vete. Eshte normale se i mer celesat se ti i beson zotit por jo atij qe mund te te grabis. Ajo qe thua ti eshte e barabarte me kete "Une besoj te Plato por perseri nuk dua qe ti menaxhoje festimi"
Edhe dicka tjeter, askush nuk mburet me to, visari thjeshte beri nje raport qe duhej bere.

tori01
tori01 Day 1,871, 01:38

@DonCurtis Mesa duket se me ke keqkuptuar vlla. Duhet te kuptoje qe duhet te besojme te njeri tjetri (I njohim apo jo) por te kete edhe trasparence te here pas hereshme. Edhe sikur Zoti te ishte ai qe i menaxhon keto fabrika une nuk do e besoja symbyllurazi.

Problemi qe ka Visari eshte se mendon qe cdo mendim ndryshe ose kritike per ate qe ai bene eshte destruktive dhe shkatron eshqiperine. Dhe une apo edhe te tjere, nuk dime se cfare bejme dhe se jemi te pa afte per te dhene nje mendim ndryshe ose nje propozim. ( qe ketu fillon mburja)

Ndersa une mendoj se kritikat dhe mendimi ndryshe te bejne me te mire ne ate qe bene. Nga kritikat qe te behen duhet te reflektosh se nuk jane per keq dhe jo te mbrohesh sikur po te sulmojne. Asnje nuk eshte perfekte.
Prandaj une shkruajta ato 4 pika fabrikat , ku te gjitha lene per te deshiruar apo jo.

Kjo eshte kritika ime ne lidhje me fabrika. N.q.s ju mendoni se ato jane perfekte, sic jane tani dhe nuk ka asnje problem vazhdoni keshtu.

VisarJ
VisarJ Day 1,871, 04:01

tori01

E ke gabim o vlla nese mendon se une nuk pajtohem me cdo mendim ndryshe. Mund te shiqosh pak ne revisten time dhe ne shume debate qe jane bere ne kongres apo qeveri dhe e sheh se jam shume i hapur ndaj cdo mendimi qe nuk eshte destruktiv. P.sh. Konkrusi i fundit ne fabrike u be duke misheruar sygjerimet e Partise Reformatore ne kongres per perkrahne e lojtareve te rinj (level 21 - 27) te shtruara nga Rilindasi.

Dallimi mes meje edhe teje eshte qe une nuk kufizohem me rregullat e lojes per faktin qe kjo loje ka bere shume padrejtesi ndaj Shqiptareve (si p.sh. http://blog.erepublik.com/final-results-on-the-kosovo-poll/). Kemi armiq shume perrreth dhe forca e zhvillimit tone duhet te kete tempo te dyfshit. Andaj nuk mund te jem plotesisht parimor me rregullat e lojes duke i dite pasojat.

Tek pika e pare - Armiqet qe kemi jane duke i lexuar artikujt tone shpresh dhe me nje google translate shume lehte i kuptojne artikujt. A je i vetedijshem per demin qe mund te shkaktosh?

Nje prej arsyeve pse nuk ka shume raporte rreth fabrikave ka qene qe ne kete loje ato mund te konsiderohen te paligjshme, edhepse veshtire se mund te vertetohet qe ato nuk p.sh. student te mi qe punojne ne fabrika.

Tek pika e dyte - kjo eshte plotesisht qeshtje e kendveshtrimit personal. Cdo person qe ka cfaredo qasje (p.sh. ne Banke te Shqiperise) mund te abuzoj me te. Une deshiroj te besoj se per nga natyra njeriu eshte i mire dhe personave qe do t'ju leme kto fabrika ne menaxhin do te jene te besueshem (ne mos te sprovuar per nga partiotizmi ne kete ekomunitet).

Tek pika e trete - kjo paraqet plotesisht nje mos-njohuri se si jane krijuar keto farbika, dhe si menaxhohen. Ktu ishte kritika ime kryesore qe mos ta nenvleresoni mundin e lojtareve. Fabrikat NUK marrin vazhdimisht fonde nga shteti. Ato ne pjesen me te madhe jane ndertuar me kontribut te e-qytetareve dhe ende vazhdojne te perkrahen nga ta.

VisarJ
VisarJ Day 1,871, 04:31

Kur te leshon nje fjale te tille pa e analizuar mire, nuk kam si mos te reagoj dhe jo nga mosdeshira ime te ndegjoj mendime ndryshe, por nga mosdeshira ime qe te perdhoset mundi i lojtareve per krijimin e tyre.

Une ne kete artikull tek komentet me larte publikova nje link: http://imageshack.us/f/854/fabrika75gold.png/. Kjo eshte nje pagese e imja individuale ne vlere prej 10 Euro me kredit kartele per zhvillimin e fabrikes. Mos te flasim qe Sokolsokoli u dhurua nga maxXxy si dhurate.

Tek pika e katert - Fusheveprimi i fabirkave lidhet me qeverine e zgjedhur nga populli dhe nga vendimet e kongresit (gjithashtu te zgjedhur; e me heret drejtperdrejt, nga populli). Fabrika nuk ndan ndihma tek qytetari i fundit. Ajo ato i dorezon tek shteti, dhe ai ne baze te programeve qe ka mund ti ndaj ato sipas programeve. Ketu perfundon pergjegjesia e fabrikave.

Nese ti nuk ke marr ndihma duhet ti shkruash presidentit, qeverise apo edhe kongresmenit qe ke votuar per te.

Tek e pergjithshmja - ti nuk ke asnje sygjerim apo ndoshta edhe njohuri se si duhet vazhduar tutje. Po ngrit nje qeshtje, pa pase ndonje ide te qarte dhe pa bere analize paraprake se cfare demi mund te shkaktosh (pika 1). Ben ftese ti bejme te ligjhshme dhe fton per debat publik qe do ti shpie tek suspendimi. Ti ben ftese qe te kthehen te gjitha fondet qe jane marr nga shteti, po nuk e din sa jane ato fonde, ose per cfare do te mund te shfrytezoheshin. Sygjeron qe une te iki nga loja.

Une nuk kam ndonje averzion ndaj cfareo mendimit ndryshe, kritik. Une kam kunder mendimeve te gjuajtuara aty pa u analizuar fare dhe pa ndonje ide te qarte se ku do te mberrijme. Keto "mendime" vetem na shpenzojne kohe dhe mund; energji qe do te mund te shfrytezohej ne zhvillimin e metutjeshm te ketij komuniteti.

Nese je i gatshem te japesh sygjerim dhe nje plan si te arrihet deri tek eliminimi i ketyre pikave te riskut apo joefikasitetit, une do te sygjerojoja qe ta paraqesish.

VisarJ
VisarJ Day 1,871, 04:32

Dhe pastaj do te sygjeroj tek kongresi si personi i cili do ta ndryshoj natyren e fabrikave.

Me respekt,
V.

tori01
tori01 Day 1,871, 13:33

Me vjen mire qe te pakten i pranova keto qe une them si te verteta. Ky eshte hapi i pare drejte ndryshimit.
Une disa propozime i hodha edhe gjate debatit me ju. Por ju me thate qe smund te behet se ka rrezik, prandaj thash qe nese ke deshire te ndryshohet dicka per mire, te behet nje debat ne lidhje me te, ku te marin pjese shume lojtare. Nuk vine ndryshimet as me artikuj gazete, as me replika e kunder replika. Por me diskutime te hapura dhe kostruktive.

Shpresoj ta besh ne te ardhmen nje debat te till.

Une nuk thash ne asnje rast qe kam kerkuar te menaxhoj fabrikat dhe as qe jam personi i duhur qe mund te ndryshoj fabrikat.

Ndryshimin nese e beson vertete ate qe thua se ka nevoje per ndryshim, mund ta besh vetem ti ose menaxhuesi i radhes qe do jete ne te ardhmen.

Une nuk kam kerkuar te ikesh nga loja ne asnje rast, sic shkruan me larte. Mos i keqkupto. Kam thene se kur te ikni, sepse askush nuk eshte i perjetshem ketu, te lini dicka sa me te mire per te tjeret.

Duke perfunduar. Resperkte per cfare ke bere deri tash. Shpresoj te besh akoma me shume ne te ardhmen.

 
Post your comment

What is this?

You are reading an article written by a citizen of eRepublik, an immersive multiplayer strategy game based on real life countries. Create your own character and help your country achieve its glory while establishing yourself as a war hero, renowned publisher or finance guru.