[eAlbania] Aksionet e fundit dhe e Ardhmja

Day 2,193, 06:52 Published in Albania Albania by cLaw eagLe

Dear friends and allies…


We had many difficult battles these days and more are coming in the next days. However the main one started yesterday, we fought hard together with allies and the results were pretty tight as we heard today that the MNE battle was prio 1 in Poland.

It was a hard war and I wanted to write this part of the article in English to thank our allies who helped there especially USA who turned the battle in our favor in the second part of the war. Thank you!



Te dashur miq…


Jemi ne kohe aksioni, ne kohe luftrash te njepasnjeshme. Pasi shtypem RW serioze ne Indi u hap mundesia qe te hapim frontin ne nje RW serioze ne eShqiperi per te marre Tiranen. Disa ore me pare para se te hapej RW ne Tirane u vendos strategjia qe te hapej RW ne Indi, ta shtypnim me heret dhe te kishim rrugen hapur ne marrje te Tiranes. Gjithcka u realizua sipas planit, u hap RW ne Indi dhe aty i neutralizuam Indianet edhe pse na u shfaqen disa veshtiresi kah fundi si dhe u hap RW ne Tirane ku me pak mundim pas betejave te njepasnjeshme te eSerbise e fituam Tiranen. Keshtu kaluam me RW dhe cliruam edhe territoret tjera Southeastern Albania dhe Albanian Cost.



Sapo fituam ne ballkan marioneta e eSerbise Montenegro shpalli NE ndaj nesh me qellim qe te na largoj nga kufiri me Kosoven. Pasi i hyri ne fuqi NE atehere e sulmoi Tiranen. Ne fillim u diskutuan opcione qe ti lihej Tirana kesaj radhe mirpo e shpejt e vendosem qe ta shnderronim luften ne serioze. Kjo pasi qe po ta linim Tiranen kesaj radhe atehere do te duhej te shpenzoheshim njesoj sikurse ne Tirane ne Southeastern Albania ose Albanian Coast heren tjeter. Keshtu qe me heret te kryhen punet me mire. Lufta ishte shume e veshtire, malazezet ishin te kursyer pasi nuk kan pasur luftra si dhe beteja ishte priioritet 1 i Polonise.
Fatmiresisht me luften e ashper te shqiponjave dhe me ndihmen e aleateve e ruajtem epersin ne pjesen e pare. Jemi me fat qe kemi nje aleat si USA qe eshte e gatshme sa here qe i nevojitet Shqiperise ndihma te dali ne ndihme ne koherat me te veshtira. USA ishte ajo qe e ktheu rezultatin bindshem ne favorin e Shqiperise gjate pjeses se dyte te betejes(gjate nates).
Faleminderit.



Shpenzimet ishin mund te themi te medha ne aspektin e armeve q7

2404 Arme q7 te shpenzuara.
7800 ALL private per te ble damage
9000 ALL private per te realizuar RW ne Indi
1000 q7 Donacion ne shtet

Do te thote ne teresi shpenzimet ne vlere te njohura nga une jane: 40840 ALL prej te cilave 24040 shtetrore(armet q7)

Per shpenzime te tjera private nuk po permend askend sepse mundet dikuj ti mbetet hatri pasi nuk jam i njohur me te gjitha shpenzimet e lojtarve. Damaget jane per tu pare neper beteja dhe ai eshte kontribut i madh mirpo padyshim ka pasur shume atdhetare shqiptar te cilet jan shprehur te gatshem te ndihmojne me ALL e me arme q7. Ndoshta po u mbetem borgj atyre qe kan bere donacione duke mos i permendur mirpo te gjitha kan shkuar dhe do te shkojne per eShqiperine.



RW-t dhe Territoret ne eIndi

Sic mund tani ta keni pare qe ndryshimet e vena ne jete diten e djeshme ne modulin e lojes nga ana e eRepublikut filluan ta ken efektin menjhere ne RW neper eBote e vecanerisht tek ne.
Keto ndryshime percaktojne bonus te shumfishte ne influence(shiriti i perqindjes) varesisht nga rrebelimi(me duket dhe koha e mbajtur e nje territori nen okupim) per anen e cila ishte e okupuar. Ne RW te Kroacise pam se ky bonus ishte 1 here me i madh ne te mire te Kroacise. Ne anen tjeter po shohim se ky bonus eshte afer 6 here me i madh ne te mire te Indise ne RW kunder nesh ne Gujarat. Kjo sigurisht pasi rrebelimet e Indise jane te shpeshta dhe territoret jan mbajt ne okupim nga ne per nje kohe te gjate. Tashme i bie qe nje Indian me 1 milion damage kunder nesh praktikisht shkakton me kete shumfishimin 6 milion damage kurse shqiptari kunder indise shkakton 1 milion dhe ai mbetet ashtu si eshte 1 milion. Do te thote disfavori per ne eshte shume i madh dhe eshte shume e veshtire mos te them e pamundur mbajtja e territoreve ne Indi.
Nese vendoset per te mbroj ndonje territor atehere do te veprohet mirpo kjo eshte veqse humbje kohe dhe humbje financiare.
Ndryshimet faktikisht jane ne te mire te shteteve te vogla e te roberuara per nje kohe te gjate sic ishim edhe ne sa ishim ne ballkan, mirpo tani qe kemi territore ne eIndi atehere kjo nuk na konvenon. Pasi kjo eshte keshtu atehere mbetet qe ne te rikonsiderojme pozicionet tona dhe veprimi me i mire i mundshem eshte qe te koncentrohemi ne Ballkan, ne tokat tona, ne Shqiperi.
Edhe nese ndodh pushtimi ne me rrebelimin dhe bonuset qe rrjedhin do te kemi mundesi reale qe te kemi territore edhe nese here pas here mund te ndodh qe te pushtohemi. Eshte ende duke u bisedu mirpo zgjedhja me e mire eshte koncentrimi ne eShqiperi dhe sulmi ndaj Kosoves.



I falenderohem te gjitheve qe po shprehin gatishmerine ne ndihme te parezerve dhe hulumtimin e strategjive te reja. Do te iu mbaj te informuar lidhur me cdo ndryshim.


I juaji, cLaw