[DonCurtis] Loja Shperblyese Javore [Java #1] - REZULTATET

Day 1,945, 14:02 Published in Albania Greece by Andiroid


Ne eShqiperi shume MU japin ndihma per anetaret e tyre, dhe kjo eshte nje gje qe nuk ka ndodhur shume shpesh me perpara, por besoj qe konkurenca ndermjet MU-ve te ndryshme eshte nje nga shkaqet kryesore per kete ndryshim pozitiv.
Gjithesesi, edhe pse japin MU-te ndihma, shpesh ato ndihma nuk mjaftojne per lojtaret, dhe ne kete krize qe gjendet eRepublik, edhe rroga e nje lojtari nuk mjafton per te blere pjesen tjeter te armeve e ushqimit qe duhet.

Prandaj une kam vendosur te organizoj lojera shperblyese javore. Loja do jete e ndryshme thuajse cdo jave dhe shpresoj qe te kenaqeni.
Ne fillim dua te flas per logon profesionale qe kam pregaditur. Si qe mund ta shihni ne logo gjenden gjerat qe mund ti fitosh. Por shumica do pyetni veten "Pse gjendet edhe leshi aty?". Shume e thjeshte, sepse pervec 1-10 lojtareve qe do marin shperblime, te tjeret do marin lesh. Per me shume ne lidhje me lojen e kesaj jave, lexoni me poshte.



Kete jave loja do behet ne kete menyre:
Komentoni me poshte me tekstin "DUA NUMER" dhe nese permbushni kushtet (qe mund ti gjeni me poshte), une (DonCurtis) do ju jap nje numer. Numrin ose mbajeni mend, ose shkruajeni diku qe ta keni ne rast nevoje, se do shpallen numrat fitues dhe po nuk u paraqiten, shperblimin e mbaj per vete. Kete procedure kisha ndermend ta bej me Google Docs, po meqe nuk me hapet google, po e bej ne menyre manuale.
Pasi te rregjistrohen nje numer i konsiderueshem i pjesemarresve (maksimumi 100), do i shpall fituesit.
Numrat fitues do gjenerohen me random.org , ndersa fitues do jene 5 persona.
Ndoshta kesaj rradhe nuk eshte shume interesante loja, po shpresoj qe heret tjera te jete me interesante dhe me konkuruese (si big brother, secilin sezon me interesant 😛 ).


CMIMET:
VENDI I PARE: 1 GOLD ose 40 Arme Q7 ose 96 Arme Q6
VENDI I DYTE: 0.5 GOLD ose 20 Arme Q7 ose 48 Arme Q6
VENDI I TRETE: 100 ALL ose 0.3 Gold
VENDI I KATERT: 10 Arme Q7
VENDI I PESTE: 200 Ushqim Q5
*Ku ka me shume se 1 alternative, do zgjedhe fituesi se cfare deshiron te marre

KUSHTET PRE PJESEMARRJE DHE RREGULLAT:
1. Duhet te jesh lojtar Shqipetar dhe pjese e nje MU-je Shqipetare
2. Duhet te jesh Adult Citizen
3. Duhet te kesh nivel ndermjet 17-30 (pra mund te marin pjese nivelet 19, 20.....28, 29)
4. Kur kerkon numer, shkruaj vetem "DUA NUMER" dhe asgje tjeter
5. Nese kerkon numer 2 here, mer LESH. Gjithashtu edhe nese nuk i permbush kushtet, prap mer LESH!

He pra, kerkoni numer, cfare po prisni!?



Nese deshironi te ndihmoni Lojen Shperblyse Javore qe te jape shperblime me te medhaja, dergoni gjerat qe ju teprojne tek DonCurtis.
Te gjitha donacionet do behen publike




Falemners Andiroid qe me ndihmove me publikimin ne eShqiperi dhe Falemners juve qe po e lexoni kete artikull,
DonCurtis



EDIT: RREZULTATET E LOJES SHPERBLYESE JAVORE



Se pari dua tju faleminderoj te gjitheve per pjesemarrjen.
Jam i kenaqur me numrin e lojtareve qe moren pjese (43), prisja te kishte me pak.

Gjithesesi, te mos ndalemi shume, e di qe te gjithe doni te dini numrat fitues, prandaj 5 numrat qe u shfaqen nga random.org jane:



Ne qofte se ende e keni te paqarte se cili numer eshte fitues, ja edhe nje here t'jua sqaroj:

Vendi 1: Numri 24
Vendi 2: Numri 41
Vendi 3: Numri 32
Vendi 4: Numri 16
Vendi 5: Numri 2


Ata qe e shohin numrin e tyre aty larte, te me kontaktojne me PM mua (DonCurtis) per te marre shperblimin.

Per ju te tjeret qe nuk e keni numrin aty siper, me vjen keq por keni marre vetem lesh. Ju uroj me shume fat heren tjeter. Nderkohe, shijojeni kete kenge te bukur shqipe: http://youtu.be/In6xo1FJ7Dc



Faleminderit edhe nje here per pjesemarrjen dhe shpresoj qe edhe javen e ardhshme te kete numer te madh pjesemarresish.

Me rrespekt,
DonCurtis