[ALBANIAN ARMY COMMAND] Prezantimi, rregullorja, ndihmat

Day 2,512, 10:04 Published in Albania Albania by Epidamn87


Pershendetje te nderuar bashkombas !

Si fillim doja ti uroja suksese qeverise se re te I L L Y R I CUM dhe nje muaj sa me te suksesshem per te gjithe komunitetin tone.

Kete muaj do mundohemi te riorganizojme dhe te fuqizojme Albanian Army. Per kete na duhet ndihma e cdokujt.

Nje nga cilesite e komunitetit shqipetar ne eRepublik eshte dhe fuqia e tij ne divizionin e pare kjo jo vetem ne sasi por dhe ne cilesi. Sado qe loja po behet gjithnje e me individuale(ne aspektin ushtarak) historia ka treguar qe fitues kane qene gjithnje ato armata qe kane qene ne gjendje qe te projektojne fuqine e tyre ne momentet e duhura pavaresisht fuqise totale te kundershtarit. Rrjedhimisht deshiroj te ftoj te gjithe lojtaret e divizionit te pare te behen pjese e Albanian Army, Kjo jo vetem per te perqendruar fuqine tone nen nje kordinim te vetem por edhe per te munduar te publicitizojme sa me shume Albanian Army ne eRepublik. Pavaresisht qe 1 pike eshte realisht pak ne morine e 83 pikeshit por luftrat e medha, ne ato luftra ku ngrihen lojtaret e medhenj shpeshhere ka qene divizioni i pare ai qe ka bere diferencen. Gjithashtu deshiroj te bej ftese publike 20 lojtareve me te forte Shqipetar te divizionit te pare :
BesaBese, Eagle Alb, Dible21, TheMilanist, Njesiti Special, Jurgen Dervishi, EndritZekka, k D22, 4everBQ, Invulner, Berat Gashi, Strategi1, EFALB, ShkupiRepublik, Priart, fakti, FrediMa etj.
Dyert e Albanian Army jane te hapura per kedo.

Kete muaj Albanian Army vjen me ndryshimin e logos kryesore te saj dhe ndryshimin e avatarit te ushtareve. Ne logon e re jane perfshire simbolet e meposhteme:
-Perkrenarja e heroit tone kombetare Gjergj Kastrioti
-Shqiponja dykrenore
-Shqyti tipik shqipetar
-Akacia si simbolike e perjetesise
Ngjyrat e perdorura jane e kuqja dhe e zeza si ngjyra kombetare si dhe ngjyra blu per te inkorporuar disi dhe flamurin e Kosoves si dhe ngjyra e florijnte qe simblozon fuqine.
Gjithashtu Albanian Army pajiset me me moton e saj
UNANIMI CUM RATIONE
Moto eshte vendosur te perdoret ne latinisht, ne shqip ajo do te thote "Te bashkuar ne qellim" eshte zgjedhur kjo per arsye sepse dihet qe ne Shqipetaret shpeshhere ndahemi per gjerat me te vogla por ama kur kemi nje qellim te madh bashkihemi dhe behemi me te forte se kurre.

RREGULLORJA E ALBANIAN ARMY

1.Te gjithe jane te barabarte,dhe duhet te zbatojne me perpikmeri urdherat e komandantit,komandanteve te dyte dhe kapiteneve
2.Sdo lejohen ofendimet,sharjet apo cdo gje tjeter qe prish etiken e imazhin moral te nje Shqiptari
3.Sdo te lejohen thirrje apo ftesa nga komandantet sa i perket partive
4.Ndalohen fyerjet raciste nderfetare apo nder krahinore,qe sjell percarje mes nesh si Shqiptar
5.Cdo anetar ka te drejten e tij per te mos luftuar apo te kryeje vetem 25 vrasje ne dite (nga ky rregull perjashtohen vetem ne rast te luftarve te rendesishme cdo anetar ku urdhri do ipet drejtperdrejte nga komanda e AA nen aprovimin e Keshillit te Larte dhe Presidentit, gjithashtu perjashtohen dhe lojtaret me mbi 30.000 fuqi)
6.Mbajtja e avatarit zyrtar te Albanian Army (per me shume info klikoni ketu)
7.Punimi ne fabrikat shteterore (Puno neFabrikashteterore dhe Fabrikashteterore2 ne Poloni )
8.Cdo anetar do kete te drejten e tij per te kerkuar ndihmat javore,nese i permbahet pikes 4,5,6
9.Komandantet duhet te krijojne grup-mesazhe me cdo regjiment,per te dhene urdhrat e dites
10.Urdhrat ditore do jepen cdo dite nga CP,Keshilltar i CP,MoD,zv.MoD,PM apo Komandant i Albanian Army ne Keshillin e Larte,nga ku do percillen neper MU-te e vendit.
Sanksionet:
Ai anetar (pavaresisht fuqise ushtarake, politike, ekonomike apo emrit) qe shkel piken 3 dhe 4 i behet verejtje publike heren e pare,ndalim te ndihmave per nje jave heren e dyte,dhe perjashtim nga njesia ushtarake heren e trete.
Ai anetar (pavaresisht fuqise ushtarake, politike, ekonomike apo emrit) qe shkel piken 2 perjashtohet menjehere nga radhet e Albanian Army

Keto rregulla hyjne ne fuqi menjehere

NDIHMAT JAVORE
Cdo lojtar qe ploteson rregullat e Albanian Army cdo dite te diele mbasdite do i shperndahen ndihmat qe jane si me poshte :

60 arme te cilesise q7 per cdo lojtar me fuqi mbi 10.000
30 arme q7, 200 ushqim q5, 200cc per cdo lojtar me fuqi nen 10.000
Gjithashtu do rimbursohen totalisht me arme lojtaret qe luftojne ne luftra te rendesishme qe urdherohen nga komanda e AA me aprovimin e Keshillite te Larte. Apo lojtare qe me luftimet e tyre ne ndonje beteje te rendesishme ngrejn lart emrin e AA.
P.S. Nese numri i punetoreve ne fabrike do rritet mendohet qe te rriten dhe ndihmat javore me nga 10 arme secila minimalja.
Gjithashtu per lojtaret e rinj (si dhe per lojtaret qe nuk i kane ngritur qendrat e trajnimit te gjitha ne q4 do kete ndihma javore qe shkojne deri ne dyfishin e te siperpermendurave)

Ne kuader te riformatimit te anetareve aktual te Albanian Army do i shkruhet cdo ushtari. Ne mungese te pergjigjes per me shume se 48 ore si dhe duke pare aktivitetin e lojtarin ne egov4you do te vendoset perjashitmi nga radhet e AA. Gjithashtu dua ti kerkoj cdo lojtari ne eShqiperi qe nese vendos qe te hap nje profil te dyte, JU LUTEM mos i antaresoni keto profile ne AA. Le te mundohemi ta mbajme sa me te paster dhe aktiv kete ushtri, te mos harrojme qe eshte e te gjitheve.

Aprovuar nga Komanda e Albanian Army
Epidamn 87, bushiAL, Amarildo Memia