Lidhja e Arbrit - Zgjedhjet për kongres

Day 2,073, 12:48 Published in Albania Albania by RadeciVV

Të nderuar anëtar të Lidhjes së Arbrit. Të nderuar qytetar të eShqipërisë.

Komisioni përkatës i LeA pas shqyrtimit të bërë të aplikacionëve të mbushura nga kandidatët për kongres, ka dalur me një listë përfundimtare të cilën mund ta shihni këtu.

Lista është bazuar më së shumti në aplikacionin që e kanë mbushur lojtarët, e pastaj edhe në kontributin që kanë bërë ata për Shqipërinë ose konstruktivitetin dhe debatin në Lidhjen e Arbrit.

Lista ka një gërshetim të lojtarëve të rinjë dhe të vjetër. Në bazë të aplikacioneve të mbushura dhe njohurive që ne kemi mbi kandidatët, fushat ku kryesisht ata janë së specializuar (disa nga ta theksojnë se janë të diplomuar për këto fusha edhe në jetën reale) janë ekonomia, ushtria dhe media.

Pikërsisht, ata kandidatët tanë, respektivisht LeA zotohet se gjatë këtij muaji do të punojë më shumë për ri-shqyrtimin e taksave, ri-shikimin e pozitës së ushtrisë dhe komunikim më të shpeshtë me qytetarët, duke raportuar për punimet që po zhvillon kongresi.

Ju ftojmë të gjithëve të votoni sa më shumë dhe të ndihmoni në demokraci dhe ritje të nivelit të përfaqësimit të vendit tonë në parlament.

"eSHQIPERIA --> LIDHJA --> UNE" -- Bashke per zhvillimin e eShqiperise --