[LeA] - Zgjedhjet per CP

Day 2,082, 08:56 Published in Albania Albania by RadeciVV


Bashkombas te nderuar.

Lidhja e Arbrit me kujdes tash e sa kohe ka vezhguar ecurite e zgjedhjeve per President te vendit. Shume nga kandidatet aktual e ata potencial (qe kane dashur te kandidojne) e kane kontaktuar kete Lidhje per te gjetur perkrahjen e tyre, sigurisht, gje e kuptueshme duke ditur potencialin, resurset dhe mbeshtetjen qe ofron LeA.

Megjithate, princip i Lidhjes sone eshte qe te mos bazohemi vetem ne emer te kandidatit apo mundesine reale qe kemi te jemi ne qeverisje nese perkrahim nje kandidat, por ka qene dhe eshte gjithmone Shqiperia. Ne luajme vetem per emrin e lartesuar te vendit tone.

Pikerisht, per kete shkak ne iu kemi kerkuar te gjithe kandidateve qe na kane kontaktuar nje program adekuat, ne baze te te cilit ne mund te vlersonim se a ia vlen qe te perkrahet kandidati perkates apo jo. Shume lehte mund te vlersonim ne baze te perkrahjes qe ka nje kandidat i caktuar, e keshtu te benim diferencen dhe te futeshim ne qeverisje, por ky nuk ishte prioriteti yne.

Pasi kandidatet perkates shfaqen kandidaturat e tyre, kryesia e LeA-se ne nje mbledhje, pas vlersimeve dhe debatit te brendshem, e gjykoi kandidaturen e cLaw 94 si me te pershtatshmen dhe me te kompletuaren per vendin tone.

Ne u bazuam ne pervojen e tij qe kishte ne Amerike, gje qe ishte faktor kyc per programin qe ai paraqiti, program ne te cilin u bazua edhe perkrahja jone.

Lidhja e Arbrit beson se ky program eshte me i pershtatshmi, qe do ndikoje ne reforma adekuate ne sistemin qeverises dhe ne lojen ne eShqiperi gjithashtu, duke sjellur nje fryme te re, duke sjellur organizim me te mire dhe keshtu duke e bere kete loje me interesante per te gjithe lojtaret tane.

Te nderuar qytetar. Lidhja e Arbrit ka vendosur qe te perkrahi zyrtarisht kandidaturen e Claw 94, duke e vlersuar si kandidaturen me te pershtatshme per vendin tone.

Lidhja e Arbrit i pergezon edhe kandidatet tjere per kandidaturat e tyre. I urojme sukses te gjithe kandidateve, i ftojme per zgjedhje te pastera dhe gjithashtu i ftojme qe kushdo qe zgjidhet te bashkpunoje me te gjithe dhe te punoje per te miren e vendit tone.

Me respekt
Kryesia e Lidhjes se Arberit.