Fluturo Shqipe sa me lart

Day 2,178, 17:26 Published in Albania Albania by Kthetra Alb

Vellezer dhe motra,

nje muaj kaloi shume shpejt dhe erdhi koha e kalimit te postit te Presidentit te pasardhesi im cLaw eagLe.

Ndjej nje gezim shume te madh qe pata rastin te punoj bashke me Ju per nderin e Shqipes sone. Ja nje permbeledhje e atyre qe arritem.

Mbrojtja (Andiroid, Krisfor):
Padyshim qe suksesin me te madh e arritem ne kete fushe. Armiku i betuar, Serbia, na e kishte bere bene te na fshinte, dhe nqs ju kujtohet, proven e pare e beri duke u gdhire Kurban Bajrami. Kujtonin se Shqiptaret nuk do e kishin mendjen. Por qe ne oret e mengjesit u dha kushtrimi dhe ne e ktyhem fatin e luftes. Pastaj erdhi sulmi i famshem i organizuar perfekt i M... te Zi. Forces gati te pathyeshme te aleances se TWO ne i vume perpara zemrat tona! Dhame kesaj here kushtrimin ne te gjithe boten, krijuam nje koalicion te vellazerise, dhe me komanderat trima te MU-ve tona dhe stafin e MoD qe ishin 24 ore prezent, me nje organizim te papare ne Div 1 deri 4, arritem te ndalnim jo vetem sulmin ajror, por edhe rezistencen e Indise, duke e bere Serbin te haje veten me dhembe, i turperuar per here te trete me kukullat e tij te Airstrike.

Punet e Jashtme (Al Punk, ArnoldDjin):
Megjithese jemi popull i vogel dhe ne loje, zeri i Shqipes tani jashte degjohet me shume. Morrem ne dore EDEN, qe po rreshkiste drejt TWO dhe e mbyllem aleancen me nder. Kemi forcuar lidhjet me partneret strategjike Kroaci, Turqi, USA, kemi vendosur miqesi te reja ne Ameriken Latine dhe jemi nje nga shtetet e preferuara prej shteteve te tjera per te bere aleanca. Puna per te qene motorr aktiv i krijimit te nje aleance te re duhet te vazhdoje patjeter.

Punet e Brendshme (Krye Qendra, Berat Gashi):
U vu ne perdorim formulari per pranimin e shtetesive dhe u vu rregull per pranimin e te huajve vetem pas aprovimit nga Ministria. Per ta bere Shqiperine me te njohur ne bote, beme gjithashtu thirrje per prurjen e lojtareve te huaj ne vendin tone, si burim eksperiencash te reja dhe disa qindra milion damage shtese per shtetin tone.

Ekonomia (SilentSurfer, VisarJ):
Eshte kenaqsi te punosh me profesionista ne punen e tyre, si keta te dy. U vu transparenca e plote per cdo levizje Goldi e ALL nga thesari. Fabrika Shteterore 1 po behet dita dites me e pavarur nga forca punetore. Nderkohe mbajtem taksa te uleta dhe konkurrence te larte ne treg per gati nje muaj. Pas luftes se kushtueshme qe patem, beme nje ngritje moderate te taksave, per te mbushur me shpejt thesarin. Po ashtu reduktuam MPP-te e panevojshme. U terhoqen nga thesari 1.100 Gold. Gjysma e tyre u rikthye ne Thesar ne forme ALL. Pjesa tjeter u perdor per luften dhe fuqizimin e fabrikes. Tani kemi nje rezerve te Airstrike qe me ALL eshte e tejmbushur dhe kerkon edhe pak investime ne Food, per ta patur gati per kohe te veshtira.

Edukimi e Zhvillimi (Endritt Zekka, Ditrichjnb):
U kompletua guida e pergjithshme e eRep, u krijua Biblioteka Kombetare qe permbledh te gjithe artikujt ndihme te shkruajtur deri me sot. Deshem po ashtu te ndihmonim perseri per qendrat e trajnimit, por pas kostos gjysem milioni te luftes, nuk arritem ta benim dot kete.

Teknologjia (xMikiGOx, Rexhep Dajkovci):
Ketu patem mbeshtetje ne GoogleDocs nga ai qe sot eshte President i Izraelit dhe mik i madh i Shqiptareve. Po ashtu vendosem rregullin ne chatin Shqiptar, duke percaktuar qarte se kush ka OP e duke u tregu tolerante per te shmangur denimet e ndeshkimet qe kohe me pare mbizoteronin.

Informacioni (RadeciVV, Albanian Armed Forces):
U shkruajten shume artikuj per te informuar popullin per punen e Qeverise, te cilat u priten shume mire, sepse rriten transparencen. Ne te ardhmen duhet me u mundu me vu edhe me shume disipline te ministrat, qe perpilimi i raporteve javore te behet rutine.

Falenderoj po ashtu dhe Peja001 qe si zv/CP ishte perhere i gatshem te me zevendesonte, dhe Dardan 81 qe mbikqyri si Guvernator Org-et shqiptare.

Kemi kaluar bashke nje kohe shume te bukur. Tani do vazhdoj kontributin tim te Lidhja e Arbrit, dhe bashkepunimin me Qeverine e re dhe me ju.

Vellezer, respektoni shtetin tuaj, mbroni rregullat, mos u beni inatcore, kini durim, kini respekt per tjetrin e mos e leshoni gojen kollaj, duajeni shokun tuaj, diskutoni shume por gjithmone te matur. Luftoni sa me shume per ta nderuar Shqiperine! Jam i lumtur qe edhe une do vazhdoj te bej kete mes jush.

I juaji
Kthetra