Si ta mbroni llogarinë tuaj [T A N K I S T I]

Day 2,048, 10:47 Published in Albania Albania by Tankisti


Përshëndetje të nderuar qytetarë të eShqipërisë!

Kohët e fundit, në eRepuiblik është duke u përdorur me të madhe e ashtuquajtur PHISHING ! Phishing është addressë e rreme e një faqeje zyrtare që përdoret për t’i zbuluar informatat e juaja bazë ( E-MAILIN dhe Passowordin ).

Fishing përdoret edhe në rrjetet tjera sociale si FACEBOOK, TWITTER etj, por pasi që gjendemi në eRepublikë unë do ju tregoj ca mundësi për t’u mbrojtur nga ky peshkim (hackim).



1. Pik së pari ju këshilloj që FJALËKALIMIN tuaj të eRepublikës, asnjëherë të mos e përdorni gjatë regjistrimit tuaj në forume të ndryshme, apo në iRC nick namen tuaj!

2. Gjithmonë para se të hyni në eRepublikë, të keni kujdes nga addresë linkut , sepse aty është bazza e hackimit, pra në eRepublik kyçuni vetëm me www.erepublik.com , ose në celular me m.erepublik.com dhe në rastë se keni vërejtur që jeni kyçur me ndonjë addresë tjetër : shembull: www.e-republik.hacked.net atëherë menjëher kaloni tek www.erepublik.com dhe ndryshoni fjalëkalimin.




3. Bëjeni hobby që fjalëkalimin tuaj të eRepublikës ta ndryshoni së paku 1 herë në muaj!

4. Përdoreni kodin tuaj të sigurisë (saffety codde) . Klikoni tek profili juaj, pastaj ‘ EDITO PROFILIN ‘ , dhe ‘ KODI I SIGURISË.
Kodi juaj i sigurisë duhet të jetë i lehtë për ju, pra mos ta harroni deri në vdekje. Kodi i Sigurisë mbron pronat tuaja:

> nuk lejon shkatërrimin e qendrave tuaja të trajnimit pa KODIN E SIGURISË

> nuk lejon shkatërrimin e fabrikave tuaja pa KODIN E SIGURISË ! etj...


5. Asnjëherë mos e ndrroni llogarinë tuaj me dikë tjetër ( që nuk është shqipëtarë)



Pra këto ishin ca pika të shkurtëra se si ta mbrojmë llogarinë tuaj nga hackimet e mundëshme. Në rastë ndodh e kundërta e pikave të lartëpërmenduar, atëher eRepublik nuk merr asnjë përgjegësi për çfarë do që ndodhë në llogarinë tuaj ! PRA të jeni të kujdes’shëm !