Ministria e Punëve të Jashtme - Programi i ambasadoreve (Tetor 2013)

Day 2,148, 08:43 Published in Albania Albania by Al Punk

Pershendetje te dashur miq,

Zgjedhjet e reja erdhen dhe sic e dini kete cast kemi nje qeveri te re me nje staff teper dinamik. Jam teper i gezuar qe ne ekipin e MoFa kete term kemi disa emra teper aktiv. ArnoldDjin ka kryer nje pune fantastike ne termat e meparshem. Gjithashtu perkrah do kemi dhe dy emra te tjere, miqte e mi FreeGigi dhe Roger Griswald.

Ne adresimin e bashkekombasve ne loje, do deshironim te vazhdonim projektin e Ambasadave dhe ftoj kedo qe ka deshire te jete.

Ambasadori kryesisht zgjidhet nga Ministri i Punëve të Jashtme, edhe si detyrë parësore ka informimin e qeverisë së vet për ndodhitë ne shtetin ku është zgjedhur si ambasador, të hap rrugë bashkëpunimi ndërmjet shteteve, të prezantoj shtetin e tij dhe te forcoje lidhjet.

Per te mos humbur kohe, po tentojme per nje fushate te shpejte te zgjedhjes se ambasadoreve duke u bazuar dhe ne eksperiencen e disa lojtareve qe kane sherbyer ne kete pozicion ne termet e meparshme.

Aplikimi
Nese jeni te lidhur dhe me nje shtet tjeter pervec Shqiperise ne loje, nese keni deshire te ndihmoni vendin tone atehere ju lutem apikoni ketu per programin e ambasadoreve.


Sic e do detyra, ekipi yne do perpiqet qe t'ju percjelle lajmet e fundit nga bota, te perpiqet per te forcuar aleancat e vendit tone por mbi te gjitha, puna jone bazohet mbi nje moral dhe shembull te mire te shqiptareve ne loje.
Ju lutem konsiderojeni te gjithe veten ambasadore te Shqiperise me sjelljen tuaj dhe ndihmoni te krijojme nje imazh sa me te mire.



Ekipi MoFA Tetor 2013

P.S Ambasadoret do njoftohen pas 3 ditesh ne nje artikull tjeter. Nxitoni te aplikoni