Lufta qe eshte prane

Day 2,119, 01:22 Published in Albania Albania by Al Punk

Te dashur miq,
Artikulli im mund te permbyllet dhe me nje fjali, por po shkruaj shkurtimisht per situaten perreth nesh dhe luften qe pritet.

1. Serbia u zbyth nga kontinenti i ri. Sic mund ta shihni ne harte, ajo ndodhet vetem ne territoret e saja pas sulmit qe iu be nga disa shtete duke perfshire dhe kontributin e Shqiperise.


2. Lufta e aleateve tane ne keto caste eshte e perqendruar ne frontin Slloven ku Kroacia, Italia dhe Franca po luftojne ndaj Sllovenise per ta larguar nga territoret Italiane dhe per ta kufizuar sa me shume.

3. Aleate te CoT (USA) jane te perqendruar ne betejat e BG dhe MKD duke lene pak pas dore penetrimin e Polonise ne US. Pritet qe fronti i Polonise te hapet ne nje cast tjeter. Nderkohe betejat kryesore jane ato ne Skandinavi

4. Bosnja para ca ditesh vuajti nga nje RW e Indise dhe sot duke perfituar nga angazhimi i Kroacise ne Europe, nje tjeter RW ne Madhya Pradesh duket se po krijon probleme ndaj aleates sone Kroacise.


Sic mund ta gjykoni nga keto zhvillime, Serbia i ka ne keto caste duart a lira qe te rifitoje territore ose ti rikthehet premtimit per ndeshkim te Kroacise dhe Shqiperise sic kane paralajmeruar qe para nje viti dhe perforcuar para nje muaji.

Natyrshem presim nje lufte serioze ndaj territoreve tona qe do perqendrohet ne Indi por qe do na detyroje te leshojme dhe territoret ne Ballkan.
Besoj e kuptoni qe te jemi te bashkuar eshte teper e rendesisshme kur kemi perballe nje armik shume here me te forte. Kujdes Bars, Bazooka dhe sa me shume koordinim me qeverine, lojtaret e vjeter dhe MUte.