Ta mbrojme Ushtrine Çlirimtare te Kosoves

Day 2,015, 07:17 Published in Albania Albania by Albanian Armed Forces
Individi është sikur atomi, familja është qeliza, kurse Kombi është trupi i
formuar prej qelizave(familjeve) që kanë një origjinë, një gjuhë, një kulturë
një histori një territor , krenari dhe dhimbje të përbashkëta.
Kurrënjëherë në jetë nuk aktivizohen të gjitha qelizat e trupit individual apo
kombëtar. Një pjesë prej tyre gjithënjë kanë jetue në formë parazite dhe
për fat të keq vetëm kanë qenë janë dhe do të jenë
ngarkesë e panevojshme e trungut kombëtar, sepse jo vetëm që jetojnë
prej pjesës aktive të trupit, por edhe bëhen barrë e rëndë dhe shpeshherë
edhe kancer për individin, familjen, kombin...
Për Adem Jasharin dhe UÇK-në dikush thoshte se janë dorë e zgjatur e Beogradit,
sidomos për Adem Jasharin thuhej atëbotë se,"... UDB-ja po ia jep armet, kurse
po i shpërndanë nëpër Drenicë dhe listën me emër e mbiemër dhe me numër të
armës po ia darëzon UDB-së,...", por Lufta e të lavdishmes Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës, me në krye Komandantin Lagjendar Adem Jashari, vazhdoi pa ia
vënë veshin parazitëve dhe mishit të keq të kombit, derisa i bëri për vete forcat
paqëdashëse si SHBA-të dhe NATO-n dhe me ndihmën e tyre , shporrën nga
Kosova ushtrinë serbo-çetnike.
U DASHT QE FAMILJA JASHARI TE SAKRIFIKOJE TRE BREZA, QE NGA FEMIJU DERI TE PLAKU 80 VJEÇAR DHE T'I BEJE ME SHUME SE 50 VARRE PARA SHTEPISE SE VETE, PER T'IU TREGUE DISA SHQIPFOLESVE, SE ATA NUK ISHIN ASHTU SI PROPAGANDOHEJ, POR ISHIN FAMILJA DHE GJAKU ME I PASTER SHQIPTAR.
Rrugën që ju po na e trasuanë Rilindasit e ndritur, do ta vazhdojmë së bashku deri në Çlirimin dhe Bashkimin e Popullit dhe Trojeve Shqiptare, pa marrë parasysh pengesat që do të na dalin në rrugëtimin tonë të shenjët dhe të përbashkët.

-LAVDI KOMANDANTIT LEGJENDAR TE UÇKsë, TE MADHIT ADEM JASHARI! -LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT SHQIPTAR!
-RROFTE POPULLI SHQIPTAR I BASHKUAR NE NJE SHTET TE VETEM ME EMERIN SHQIPERIA ETNIKE , ASHTU SI DHE DERI KU E KA FALE VETE ZOTI DHE E KA KRIJUE NENA NATYRE!

POSHT EULEXI dhe tradhtaret





NESE NUK E KENI BER SUB JU LUTEM BEJENI SEPSE ME NDIMONI MUA