Qendrimi i Lidhjes mbi luften me MZ

Day 2,134, 15:53 Published in Albania Albania by Kthetra Alb


Te dashur vellezer.

Lidhja e Arbrit, si pjese e qeverise dhe si partia me e madhe ne vend, ndjen pergjegjsine te reagoje ndaj ngjarjeve te fundit, konkretisht mbi ofrimin e nje territori ndaj Malit te Zi ne kembim te all dhe akuzave te shumta qe u hodhen.

Ne mendojme qe veprimi i Presidentit ishte i nxituar dhe i gabuar. Megjithese ka patur ne te shkuaren negociata te tilla nga qeverite e pozites se atehershme, ne kemi marre persiper te ofrojme nje qeverisje ndryshe. Sidomos duke ditur qendrimin personal te CP te tanishem kundra kesi lloj negociatash ne te kaluaren, i takon atij t'i jape popullit transparence me gjakftohtesi e seriozitet e te tregohet konstant ne qendrimet e tij, si dhe kerkohet marrja persiper e pergjegjsise nga persona te tjere ne qeveri.

Presim ne kete drejtim te shohim hapa me konkrete.

Ne nuk besojme qe gabimi i ndodhur eshte baraz me "shitje territoresh per perfitime personale" dhe i kerkojme atyre qe i hapen keto akuza, qe heres tjeter, perpara se te kontaktojne Presidentat e vendeve armike per me kerku prova kunder Presidentit te vendit te tyre, t'i shkruajne nje mesazh anetareve te qeverise dhe te lene 1 dite kohe per te gjetur te verteten e per te bere transparencen. Po ashtu duhet te nderpritet menjehere reklama negative qe po i behet vendit tone jashte dhe problemet tona t'i zgjidhim brenda nesh e me respekt ndaj njeri-tjetrit.

Ne nuk do mbeshtesim zerat e ngritura tek-tuk per impeach ndaj CP, sepse nuk na duhet destabilizim ne kete moment kritik qe po kalojme, me luftera te forta qe po na presin e armiqte qe na e kane bere bene e mezi presin te na shohin prape te percare.

Lidhja ju ben thirrje juve, vellezer, qe te qendrojme te bashkuar e te luftojme per Shqiperine. Ne si Lidhje do mundohemi gjithmone te perfaqsojme nje politike sa me te paster e sa me shqiptare.

Me respekt
Kryesia e Lidhjes