Pamje nga Kongresi 3

Day 2,120, 13:53 Published in Albania Albania by ArnoldDjin


Përshëndetje pë herë të tretë në takimet me kongresin ku unë si deputet i kongresit Shqipëtar tregoj se si kam votuar projektligjet më të fundit të propozuar nga Presidenti apo pjesëtar të tjerë të kongresit. Si fillim dua të them që këto ditë kanë dhe më të qeta se ato të parat në kongres kur ne deputet morëm mandatin e ri sepse ishin ditët tona të fillimit dhe të fundit të mandatit të President Fesstit.



1 - Ligji i parë ka të bëjë me një aleancë të pamohuar dhe një aleat që e kemi ndihmuar dhe na kanë ndihmuar në shumë aspekte të lojës ku Pres. Fessti propozoi rinovimin e MPP me shtetin Francez. Pa shumë diskutime(do te thoja aspak) ligji kaloi dhe u aprovua nga te gjithe votuesit pra unanimisht përshi dhe mua sigurisht.


Ligji u aprovua me 35 vota PRO dhe asnjë votë Jo
2 - Si ligji i mësipërm edhe ky ligj u kalua pa shume diskutime sepse ishte një gabim nga shteti Cek ku Pres. Cwelle_Deluxe propozoi MPP pra aleancë me shtetin tonë, ne u njoftuam që ishte një gabim dhe na ftuan të votonim kundër, ligji u votia tërësisht kundër sic na u tha dhe këtu duhet vlerësuar votat e kongresit tonë ku asnjë nuk bëri të kundërtën e asaj që u vendos, sigurisht që edhe unë votova JO.


Ligji u refuzua me asnjë votë PRO dhe 25 vota JO
3 - Ligji i tretë është një ligj që na lejon MPP pra aleancë me shtetin Kilian ku Presidenti i po atij shteti propozoi një MPP me shtetin tonë. Pa zhurmë dhe diskutime u ftuam të votonim PRO sepse kemi krijuar miqësi dhe dashamirësi mes dy shteteve kështu që edhe unë votova PRO.


Ligji u aprovua unanimisht me 31 vota PRO dhe 0 vota JO
4 - Ligji i katërt dhe i fundit në këtë artikull është një aleancë relativisht e re do te thoja mes shtetit Meksikan dhe Shqipëtar ku Pres. Meksikan Radamanthys de Wyvern ka propozuar MPP. Dihet që ne me shtetin Meksikan na bashkojnë idealet kundër të njëjtit kundështar dhe aleancën e përbashkët që kemi me Shtetet e Bashkuara kështu që votova PRO


Ligji është duke u votuar dhe do të aprovohet sepse ka 30 vota PRO dhe 1 votë JO.
Këtu keni dhe ndarjen zyrtare sipas partive në Kongresin e shtetit Shqipëtar



Shkatërrimet e artikujve të ndryshëm që ndodhin për shkak të komenteve të lojtarëve të ndryshëm po e parandaloj me një shtesë : N.q.s keni kundërshtime shkruajini po të paktën mos hidhni poshtë orët që shpenzojmë këtu prandaj ju ftoj të kundërshtoni me objektivitet.


Lëvizja Mëmëdheu është partia e duhur për ju, partia që ka vlera dhe respekton cdo kontekst brënda lojës.