Nje me shume ne D3

Day 1,744, 13:38 Published in Albania Albania by KOSOVA Xhemshit Smajli

Te nderuar bashkeluftetare dhe patriote (Labern Komandanti, ti hyn vetem ne kete te paren se na ke tradhtu me nenshtetesi per shkak te mirave ekonomike),

edhepse qe disa dite e kam ndale hovin, prej sot si me zorr kalova ne Experience Level 30 ose thene me mire, do te luftoj ne Divizionin e III.

Pse po them me zorr, eshte mire ta lexoni nje artikull tjeter te shkruar nga AqifPasha:

http://www.erepublik.com/en/article/experince-points-2110274/1/20

U desh te hapi edhe une nje gazete qe te shkruaj pak me shume fjale se sa ne MU Wall e cila me flente me se miri pasi qe jam i mesuar me Twitter e SMS e jo me FB 🙂

Gjate kohes prej se u prezantua moduli i ri i luftes me divizione kam kaluar ne disa MU te ndryshme dhe perfundova si shumica nga ju ne divizionet "shteterore", pra ne Albania D2.

Ne D2 ka pase dite te mira por edhe dite te veshtirra. Kjo MU ka vuajt dhe vazhdon te vuaj nga mosorganizimi dhe mostransparenca e shperndarjes se fondeve shteterore. Por keto jane pjese e nje teme tjeter.

Pershtypjet e mira nga D2 mbesin padyshim njohja e shume eMiqeve te rinj te cilet ne cdo rast ishin te gatshem te ndimojne njeri tjetrin dhe te kontribojne per eShqiperine.

E paharueshme ishte edhe dita 1737 (gjysem-e-deshtuar) e luftes kunder eMaqedonise kur nuk mundem te siguronim territorin per kongres por shfaqem disa veti tjera te grupit ne D2 se mund te organizoheshim shume mire dhe te tregonim forcen kundrejt eMaqedonise te ciles nuk ia falem asnje beteje. Ate dite u benem edhe me te afert me njeri tjetrin te gjithe bashkeluftetaret qe ishim ne chat. Aty per aty vendosnim bashke cka te bejme dhe i zbatonim ato vendime me perpikmeri dhe pa asnje interes individual. Aty u treguan shume luftetare qe nuk dua ti emeroj ketu se mesiguri do ta harroj ndonjerin.

Nje jave para kesaj beteje u zgjodha (pak si rastesisht, me pak vota) edhe si kapiten i regjimentit te dyte ne D2. Dhe prej asaj kohe mesova dicka edhe me shume:

- ne D2 nuk ka asnje koordinim Komandant, zv.Komandante, Kapitene, Ushtare.
- ne D2 ka shume lojtare qe shpenzojne shume kohe per kete loje dhe per eShqiperine dhe jane te gatshem te ndihmojne ne cdo aspekt
- ne D2 mund te kemi grupe shume te koordinuara te ushtareve te cilet mund te bejne dem te konsiderueshem nese perdoren si duhet



Arsyeja pse u nisa te shkruaj kete artikull eshte qe neser kur do jem ne D3 (te te medhenjt 🙂 do te jem duke ju prite. Pas 1 ose 2 muaj mund te jemi shumica nga ne "atje" dhe do te mund te bejme gjera te njejta ose me te mira se sa qe kemi be ne D2. Do te jemi edhe me te forte se do te njihemi me shume ndermjet veti. Kushedi, kur te jemi me shume ndoshta perseri mund te organizohemi ne nje regjiment, edhepse aty ka lojtare vetem per dy regjimente momentalisht 🙂

Te mos tingelloj ky artikull si lamtumire, mua mun😛

- te me beni add si friend
- te me gjeni te partia "Levizja VETEVENDOSJE" (http://www.erepublik.com/en/party/levizja-vetevendosje-3976)

...ne menyre qe edhe kur nuk mund te shkruhemi ne wall te MU, te mund ta bejme kete ne wall te partise apo te shoqerise.

Tani pasi qe e shkrova kete, me mbetet vetem edhe nje gje: te provoj nese me le sistemi te ndryshoj MU duke qene Captain aktiv 😃 (nese jo, do te me keni ne qafe deri me daten 15 Shtator).

Ju pershendes,

a.e. "Xhemshit Smajli"


P.S. vote e subscribe nuk kam mendjen t'ju kerkoj se ne gjithe lojen ka me pak se 1000 lojtare aktiv shqipfoles keshtu qe nese behen me shume se 1000 lojtare aktiv do te me behet qefi me shume se 5 gold te medales 🙂