Lëvizja Mëmëdheu

Day 2,131, 13:15 Published in Albania Albania by ArnoldDjin




Edhe pse politika në këtë lojë nuk ka qenë një nga objektivat e mi vetjak fillestar më duhet ta pranoj që më ka argëtuar qëkur ne kemi dhënë shenja bashkëpunimi dhe kur u krijua një qeveri që kishtë përbrënda sigurisht partitë e mëdha por dhe ato të voglat ku te një nga ato bëj pjesë dhe unë dhe e ka emrin Lëvizja Mëmëdheu.
Pasi u ndjeva krenar për shkak të zgjedhjeve të fundit ku kemi vendosur një rekord të paprekur nga asnjë parti deri më sot 17 vota nga 17 anëtarë(100% pjesëmarrje), edhe pse sigurisht një parti e vogël por këtu edhe partitë e vogla kanë probleme të prekin 60% e votave nga të gjithë anëtarët e tyre, vendosa të shkruaj një artikull ku dëshiroj të ftoj ata lojtarë që kanë qejf të provojnë dicka të re, argëtuese dhe jo propagandë sic duhet të jetë në lojë politika edhe ata që janë të zhgënjyer dhe kërkojnë më shumë shoqëri apo vendimmarrje në këtë lojë, e them me plotë vetëdije se ne jemi partia e duhur.
Një parti që vetëm mund të përmirësohemi edhe falë aleancës që kemi lidhur me Lidhjen e Arbërit që i falenderoj, një parti ku të gjithë mund të bëjmë pjesë falë edhe kryetarit që është treguar gjithmonë asnjëanës, sigurisht dhe për ata që duan të provojnë kongresin sepse unë jam fakti konkret që mund të arrihet falë anëtarëve dhe aleancës.
Kandidati ynë i ri është Ky Djali që ka dhënë prova për seriozitetin me të cilin do ta trajtoj karrigen e deputetit(gjithmonë n.q.s zgjidhet) dhe mendimet asnjëanëse që ai ka në pergjithësi me do organ politik.
Shkatërrimet e artikujve të ndryshëm që ndodhin për shkak të komenteve të lojtarëve të ndryshëm po e parandaloj me një shtesë : N.q.s keni kundërshtime shkruajini po të paktën mos hidhni poshtë orët që shpenzojmë këtu prandaj ju ftoj të kundërshtoni me objektivitet.
Lëvizja Mëmëdheu është partia e duhur për ju, partia që ka vlera dhe respekton cdo kontekst brënda lojës. Ejani te punojmë sëbashku për të mirën e Mëmëdheut !!!