From the beginning: learning to give everything

Day 1,844, 03:18 Published in USA Albania by KOSOVA Xhemshit Smajli


[Verzioni ne Shqip me poshte - Albanian version below]

December 2, 2012
By 1st Lt. Veronica Aguila
http://www.army.mil/article/92196/From_the_beginning__learning_to_give_everything

FORWARD OPERATING BASE SPIN BOLDAK, Afghanistan (Dec. 2, 2012) -- 'We better die for something than live for nothing,' this motto, claimed by a little known unit, has defined its Soldier's lives throughout numerous combat and peace-keeping operations.

"It means try to do your best and give everything for something," said a team sergeant with the Eagle Five Contingent of the Albanian Special Operations Force.

This is the motto of the Albanian Special Forces. For many Eagle-V Soldiers, like the team sergeant, it is not just a slogan or military history fact taught in school, it is part of their individual story. These Soldiers were the first: the first class, the first unit and the first to say this motto and learn its meaning.

It has been their guide through their first mission in Afghanistan as part of Eagle-I to their present day mission where they work with coalition forces and their Afghan partners to improve security and governance.

The team sergeant learned it is not enough to be skilled and tough. Instead, Soldiers must live this motto and know and demonstrate compassion for the people they protect, their partners and even the enemy. He believes they cannot live life like an 'island.'

"You must be very well trained and prepared psychologically and physically," the team sergeant said. "You must know when to use a weapon, when to use a pen and when to be human. You must use the mind before power."

He has used this knowledge, training and preparation through two deployments in Iraq and four in Afghanistan.

"Here we are part of the U.S. Our missions are the same," he said. "We want to raise the level of security and improve the [local] people's feelings of safety, to show we are here to help them and not fight them. This is our job, the job of the Soldier, to serve everywhere our country needs us to."

Throughout their short history, the ALBSOF members have fought and trained alongside Turkish and American forces. They continue this service as part of an American-led task force in Kandahar province.

According to Lt. Col. David Soika, commander of the 5th Battalion, 20th Infantry regiment, there is a lineage between the two forces and almost an immediate friendship. For Soika, the ALBSOF's knowledge of the area coupled with skills normally not found in infantry or cavalry units has helped his Soldiers learn and understand the unique issues facing the area.

"It lends a lot of credence to what they [ALBSOF] are doing here. It's not like they have to figure out what's going on here. [For] some it's their third time here, it helps a lot," said Soika. "It allows us to understand problems sets that have stemmed back two and a half years. So when we need some historical reference or some idea why certain things are the way they are we can reach all the way back."

The ALBSOF, who are skilled in counter-terrorism and personnel security tactics often augment or reinforce units and the specialized teams operating in the area.

"Their security capability teaches us and allows us to understand the security situation now that we are in less of a traditional role as infantry men," said Soika. "They have passed these skills on to the men. It allows us additional tools in the bag to leverage."

Although the ALBSOF's history in and knowledge of Afghanistan may seem lengthy, they are relatively young in age. Their first unit was created Oct. 16, 1998. Soika, along with Lt. Col. Ekland Dauti, commander of Contingent Eagle-V, their respective commands and other coalition forces recently gathered to recognize the unit's birthday and contributions.

"What is interesting and puts things into perspective is that not every military profession is as old as ours," Soika said. "Lt. Col. Dauti can actually see what it was like 14 years ago when his unit just started and how they progressed to all the way to where they are up to now."

Dauti was also member of the first class and recalled the hardships in developing their first SF soldiers into the Direct Action Company, the first Albanian military unit to deploy to Afghanistan.

"We had to work very hard to build this unit," Dauti said. "Most of the guys of the Direct Action Company were part of Eagle-I and this is their work from their first mission. Our Soldiers learned a lot from the first deployment. [We learned] to bring all our experience to each duty. It all came from our sacrifice."

Displayed on the wooden walls of their operation center is their motto, a reminder of the sacrifice, service and commitment to mission Soldiers make when joining their ranks.

According to Dauti, their motto represents the courage and risk Soldiers take to achieve their end state goals.

"It is the reason that we are here, to accomplish and fulfill our mission in cooperation with the U.S. and to provide for the Afghan community, peace, security, stability and development," Dauti said. "It is part of the environment we operate in. We will risk our life for another life."

Even though this risk may be a Soldier's reality, like most leaders, Dauti remains committed to ensuring the Soldiers return home safely.




Armata e SHBA-së Lavdëron Njësitet Shqiptare

Foto: army.mil nga Veronica Aguila, 1st Lt Afganistan
Dhjetor 05, 2012 16:48

Websajti zyrtar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një reportazh me pjesëtarët e njësitit shqiptar “ALBSOF”, të cilët shërbejnë si pjesë e Task Forcës që udhëhiqet nga forcat amerikane në provincën e Kandaharit, në Afganistan. “ALBSOF” është i kualifikuar në luftën kundër terrorizmit dhe në taktika të sigurisë së personelit. “Duhet të jeni të trajnuar mirë dhe psikologjikisht e fizikisht të përgatitur...Duhet ta dini kur duhet përdorur arma, kur penda dhe kur duhet të jesh njeri. Duhet përdorur mendja para forcës", thotë rreshteri i njësitit.

“Më mirë të vdesim për diçka, sesa të jetojmë për asgjë”, është motoja e njësitit, e cila ka përcaktuar jetën e ushtarëve të saj përgjatë gjitha luftimeve dhe operacioneve të shumta paqeruajtëse.

"Kjo do të thotë të përpiqesh të bësh më të mirën dhe të japësh gjithçka nga vetja për diçka", thotë rreshteri i njësitit, pjesë e Kontingjentit “Shqiponja Pesë” nga Forcat Shqiptare të Operacioneve Speciale.

Kjo është motoja e Forcave Speciale shqiptare. Për shumë ushtarë të “Eagle V”, përfshirë edhe rreshterin e njësitit, kjo nuk është vetëm një slogan, apo fakt i historisë ushtarake, i mësuar në shkollë, ajo është pjesë e historisë së tyre personale.

Këta ushtarë ishin të parët: ata ishin gjenerata e parë, njësiti i parë dhe të parët që e përdorën këtë moto dhe mësuan kuptimin e saj.

Kjo moto ka shërbyer si udhërrëfyese që nga misioni i tyre i parë në Afganistan si pjesë e “Eagle I” e deri në ditët e sotme, kur ende punojnë me forcat e koalicionit dhe partnerët afganë për të përmirësuar sigurinë dhe qeverisjen e vendit.

Rreshteri i njësitit e di se nuk mjafton të jesh vetëm i aftë dhe i fortë. Përkundrazi, ushtarët duhet ta përjetojnë këtë moto dhe të dinë si ta demonstrojë atë me përkushtimi ndaj njerëzve që i mbrojnë, partnerëve e madje edhe ndaj armiqve. Ai beson se ushtarët nuk mund të jetojnë jetën sikur të ishin në një “ishull”.

“Duhet të jeni të trajnuar mirë dhe psikologjikisht e fizikisht të përgatitur", tha rreshteri i njësitit. "Duhet ta dini kur duhet përdorur arma, kur penda dhe kur duhet të jesh njeri. Duhet përdorur mendja para forcës".

Ai ka shfrytëzuar këtë njohuri, trajnim dhe përgatitje gjatë dislokimeve, një herë në Irak dhe katër herë në Afganistan.

"Këtu jemi si pjesë e SHBA-së. Misionet tona janë të njëjta", tha ai. "Duam që të rrisim nivelin e sigurisë dhe të përmirësojmë ndenjën e sigurisë te popullata e vendit dhe t’iu tregojmë atyre që jemi këtu për t’iu ndihmuar dhe jo për t’i luftuar. Kjo është puna jonë, puna e ushtarit, të shërbejmë kudo që vendi ynë ka nevojë".


Pjesëtarët e ALBSOF-it kanë luftuar dhe janë trajnuar së bashku me forcat turke dhe amerikane. Ata vazhdojnë shërbimin si pjesë e Task Forcës që udhëhiqet nga forcat amerikane në provincën e Kandaharit.

Sipas nënkolonelit David Soika, komandant i Batalionit të 5-të, Regjimenti i 20-të i Këmbësorisë, ekziston një lidhje mes dy forcave dhe pothuajse një miqësi e menjëhershme. Për Soikën, njohuria që ka ALBSOF-i për zonën në kombinim me aftësitë që zakonisht nuk përfitohen në këmbësori apo kalorësi, ka ndihmuar ushtarët për të mësuar dhe kuptuar çështjet unike me të cilat përballet kjo zonë.

"Kjo u jep më tepër besim rreth asaj çfarë ata [ALBSOF] bëjnë këtu. Nuk është sikur ata duhen nga e para të kuptojnë se çfarë po ndodh këtu. Për disa është hera e tretë këtu, dhe kjo na ndihmon shumë", tha Soika. "Kjo na mundëson të kuptojmë problemet që kishim para dy viteve. Prandaj sa herë që kemi nevojë t’i referohemi të kaluarës apo duam ta kuptojmë pse disa gjëra janë ashtu si janë mund të kthehemi prapa në kohë."

ALBSOF është i kualifikuar në luftën kundër terrorizmit dhe në taktika të sigurisë së personelit, dhe shpesh janë shtesë ose përforcojnë njësitë e tjera dhe ekipet e specializuara që veprojnë në zonë.

Edhe pse historia e ALBSOF-it dhe njohuritë e tyre për Afganistanin mund të konsiderohen si të pjekura, ata janë relativisht të rinj në moshë. Njësiti i parë i tyre u themelua më 16 tetor 1998.

Soika, bashkë me nënkolonel Ekland Dauti, komandant i Kontingjentit “Eagle V”, komandat e tyre përkatëse dhe forcat e tjera të koalicionit, u mblodhën rishtazi për të festuar ditëlindjen dhe kontributet e njësitit.

“Ajo që është interesante dhe e vë gjërat në perspektivë është se jo çdo profesion ushtarak është aq i vjetër sa i yni", ka thënë Soika. "Nënkolonel Dauti mund të shohë se si ishte 14 vjet më parë, kur njësia e tij sapo kishte filluar dhe se si ata kanë përparuar gjatë gjithë rrugës për të arritur aty ku janë sot".

Dauti gjithashtu ishte pjesëtar i gjeneratës së parë dhe kujton vështirësitë që kishin në përgatitjen e ushtarëve të parë të Forcave Speciale në Kompaninë për Veprim të Drejtpërdrejtë, njësia e parë ushtarake shqiptare që u dislokua në Afganistan.

"Na u desh të punonim mjaft shumë për të ndërtuar këtë njësi", thotë Dauti. "Shumica e djemve nga Kompania për Veprim të Drejtpërdrejtë ishin pjesë e ‘Eagle I’ dhe kjo është puna e tyre që nga misioni i tyre i parë. Ushtarët tanë mësuan shumë që nga dislokimi i parë. Mësuam se si të sjellim përvojat tona në çdo detyrë. E gjithë kjo u bë me sakrificën tonë".

Motoja e tyre është e ekspozuar në muret prej druri të qendrës së tyre të operimit, një kujtim i sakrificës, shërbimit dhe përkushtimit ndaj misionit që ushtarët bëjnë kur i bashkohen rangjeve të tyre.

Sipas Dautit, motoja e tyre përfaqëson kurajën dhe rrezikun që ndërmarrin ushtarët për të arritur qëllimet e tyre përfundimtare.

“Kjo është arsyeja pse jemi këtu. Për të kryer dhe përmbushur misionin tonë në bashkëpunim me SHBA-në dhe për të ofruar paqe, siguri, stabilitet dhe zhvillim për komunitetin afgan”, tha Dauti.

"Kjo është pjesë e realitetit ku operojmë. Do të rrezikojmë jetën tonë për jetën e një tjetri".

Edhe pse rreziku për jetë është pjesë e realitetit të një ushtari, ashtu si shumë udhëheqës të tjerë, Dauti mbetet i angazhuar për të siguruar ushtarëve kthim të sigurt në shtëpi.

(Ky shkrim është marrë nga ueb faqja zyrtare e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës: www.army.mil/article/92196/From_the_beginning__learning_to_give_everything ; Përktheu: Bardh Shkreli)