Ekipi i Ambasadorëve i eShqipërisë[MoFA]

Day 2,121, 09:25 Published in Albania Albania by ArnoldDjin


Përshëndetje të gjithë në një tjetër artikull ku dua të prezantoj ekipin e ambasadorëve të Shqipërisë në disa shtete ku kemi MPP me saktësisht dymbëdhjetë shtete ku kemi MPP dhe pesë shtete ku mendoj se duhet të përmirësojmë marrëdhëniet ose ndoshta t'ja fillojmë nga e para për hir të lojës dhe bukurisë së kësaj loje që dalëngadalë po shuhet.
Megjithëse detyra të them të drejtën ka qenë e vështirë edhe prej mungesës së Ministrit në disa cështje kam zgjedhur personat që më janë dukur më të përshtatshëm si nga përvoja edhe zelli për detyrën e ngarkuar duke saktësuar që zgjedhjet kanë qenë të paanshme dhe aspak të ndikuara nga partitë e ndryshme apo MU-të.
Disa nga pjestarët e ekipit nuk më kanë kthyer pëgjigje disa më kanë kthye përgjigje negative edhe pse kishin aplikuar, por ata që nuk me kanë kthyer pëgjigje po i quaj të vendosur ndërsa ata që më kanë kthyer përgjgije negative i kam zëvendësuar.


1 - arsimto - Kroaci
2 - Muammar Reis - Bosnje & Hercegovina
3 - GEsi1995 - Gjermani
4 - jetonsherifi12333 - Iran
5 - Sabri Hakuli - Indonezi
6 - rammstein13 - Sh.b.a
7 - Amarildo Memia - Meksikë
8 - Goniotr - Kili
9 - gjakova22 - Turqi
10 - Nessi 91 - Kinë
11 - IMMGRAlboz - Brazil
12 - Ky djali - Itali
13- Albanoi08 - UK
14 - xMikiGox - Israel
15 - Pitcity - Russia
16 - aritoNNN - FYROM
17 - Adrijan Barca - Francë

Sigurisht jam i hapur për sugjerime nga më të ndryshmet për sa i përket programit të ambasdorëve dhe zbatimit të tij, plani personal është që amb. të marrin nënshtetësinë e huaj të shtetit përkatës dhe të zbatojnë planin që kemi rënë dakord me Ministrin.

Me respekt ArnoldDjin dhe FreeGigi, mund të na gjeni ne kanalin #mofa.alb